Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për “Gruan astronaute” dhe Penka Kunevën – një krijuese bullgare në Hollivud

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Bullgarja Penka Kuneva është mes grave të pakta kompozitore në Hollivud. Kompozon dhe orkestron muzikë për filma, lojëra për video, televizion. Gjatë vitit 2015 ajo botoi albumin e vet të dytë prej autori me titull “Gruaja astronaute” (The Woman Astronaut), që fitoi Hollywood Music in Media Award – një dekoratë prestigjioze për krijimtari muzikore, të paracaktuar nga një rreth i gjerë dëgjuesish.

Penka Kuneva jeton në SHBA më shumë se 20 vjet. Ajo ka lindur në Sofje, ku përfundon Shkollën Kombëtare Muzikore dhe Akademinë Kombëtare Muzikore. Kompozon akoma si fëmijë – muzikë për programe të fëmijëve, për teatër, pantomimë, këngë, pjesë instrumentale e të tjera. Ajo vendos të vazhdojë arsimin e vet jashtë atdheut, ëndërron të gjendet në një mjedis të ndryshëm krijues dhe të marrë dije më të shumta për modernizmin dhe drejtime të tjera moderne. Ajo është doktoranti i parë në kompozicion në historinë e universitetit “Duke” në SHBA.

“Përfundova studimet në Akademinë Kombëtare Muzikore gjatë vitit 1990 – tregon ajo. Pas kësaj mora nga “Duke” një bursë të plot. Kjo qe mirë, sepse nuk kisha asnjëfarë parash – u nisa për në SHBA me 150 dollarë. Në universitet gjeta një atmosferë të shkëlqyer, e cila i stimulonte kompozitorët e rinj të kërkojnë veten. Gjatë kësaj kohe qemë të pasionuar nga post modernizmi – muzika e cila gërsheton elemente nga traditat lindore dhe perëndimore, drejtime më të reja dhe më të vjetra. “Ylli” ynë qe kompozitori holandez post modernist Louis Andriessen. Atëherë shkrova opuse të shumta të muzikës me tone. Duke e përfunduar arsimin e vet në “Duke”, unë u drejtova përpara pyetjes se çfarë drejtimi krijues të zgjedh. Duhej të gjeja pasqyrimin e vërtetë të qenies sime. Gjithmonë më ka qenë shumë interesante të krijoj muzikë pranë arteve vizuale – teatër, balet, kinema, kurse tani dhe lojëra për video. Përveç kësaj më pëlqen shumë të punoj me njerëz kreativ. Kjo e “hap” imagjinatën time. Vendosa se që të shkruaj muzikë për filma, kjo qe ëndrra ime.”

Dhe ka sukses. Në fillim – pa mjete financiare, pa kontaktet e domosdoshme, por me shumë talent dhe përkushtim. Sot e quajnë “një nga profesionalistet më unikale dhe më të talentuara mes kompozitorëve në gjini”. Ajo është dhe gruaja e parë në të gjithë historinë e Hollivudit, e cila zë pozitën orkestrator kryesor në produktet e filmave me një buxhet mbi 100 milionë dollarë. Titujt e njohur të shiritave të filmave dhe të lojërave të videos, për të cilat ka shkruar dhe muzikë orkestrale janë dhjetëra. Mes tyre janë filmat “Elysium”, “The Matrix”, “Pirates of the Caribbean”, Transformers” e të tjera. Si dhe lojërat “Princi i Persisë – Rërat e harruara”, “World of Warcraft”. Lista me të vërtetë është e gjatë. Të shumta janë dhe dekoratat, të cilat kanë dalluar krijimtarinë e saj – dekorata e madhe e Konkursit për kompozitorë të rinj– Tokio, kurse në Amerikë – “Aaron Koplland”, Sundance, Independent Music Award e të tjera.

Penka ka qenë mentor e dhjetëra kompozitorëve të rinj dhe vazhdon t’i përkrahë në provat e tyre profesionale. Zonja e talentuar është e bindur se ka fituar shansin e vet përtej oqeanit për shkak të arsimit të mirë akademik në Bullgari dhe kulturën e vet të pasur muzikore.

“Ky muzikalitet është i ndërtuar tek unë që nga fëmijëria më e re. Më kujtohet që nëna ime kishte një pllakë gramafoni, të dëgjuar qindra herë – Svjatosllav Rihter interpreton Koncert për piano në f minor nga Grig. Dëgjoja, përfytyroja piktura të ndryshme dhe qaja nga emocioni. Qesh 6 vjeçe. Gjë e paharrueshme! Sipas meje lidhja emociononte me artin është shumë e rëndësishme. Arsimi të cilin e fitova në Ahkollën Muzikore dhe në Akademi në Sofje qe shumë serioz. Ne mësonim në mënyrë të thelluar shumë orkestrim, histori të muzikës, disiplina teorike. E gjithë kjo më dha një bazë shumë të mirë profesionale, e vlerësuar lartë nga punëdhënësit e mi në Hollivud.”




Me Bullgarinë është i lidhur në një shkallë të madhe dhe albumi i ri me titull “Gruaja astronautë”. E përcakton si një pikë kulm të ideve të veta krijuese, të cilat i mban në vetvete që nga periudha e rinisë. “I krijova këto pjese, që të zhvillohem si krijuese, por po kështu që të formoj konstruktin e kujtimeve të mia muzikore që nga fëmijëria, nga Bullgaria, nga e gjithë jeta ime” – tregon akoma ajo. Çdo një krijues ka “ndriçime” të tilla – shikon ose dëgjon diçka dhe ajo mbetet brenda teje, të provokon imagjinatën. Doja që muzika të jetë autentike, e vërtetë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përmes 100 tokave" - Vjara Panteleeva na çon në një udhëtim drejt vetvetes

Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..

botuar më 24-06-13 11.35.PD

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD