Bullgarja Penka Kuneva është mes grave të pakta kompozitore në Hollivud. Kompozon dhe orkestron muzikë për filma, lojëra për video, televizion. Gjatë vitit 2015 ajo botoi albumin e vet të dytë prej autori me titull “Gruaja astronaute” (The Woman Astronaut), që fitoi Hollywood Music in Media Award – një dekoratë prestigjioze për krijimtari muzikore, të paracaktuar nga një rreth i gjerë dëgjuesish.
Penka Kuneva jeton në SHBA më shumë se 20 vjet. Ajo ka lindur në Sofje, ku përfundon Shkollën Kombëtare Muzikore dhe Akademinë Kombëtare Muzikore. Kompozon akoma si fëmijë – muzikë për programe të fëmijëve, për teatër, pantomimë, këngë, pjesë instrumentale e të tjera. Ajo vendos të vazhdojë arsimin e vet jashtë atdheut, ëndërron të gjendet në një mjedis të ndryshëm krijues dhe të marrë dije më të shumta për modernizmin dhe drejtime të tjera moderne. Ajo është doktoranti i parë në kompozicion në historinë e universitetit “Duke” në SHBA.
Dhe ka sukses. Në fillim – pa mjete financiare, pa kontaktet e domosdoshme, por me shumë talent dhe përkushtim. Sot e quajnë “një nga profesionalistet më unikale dhe më të talentuara mes kompozitorëve në gjini”. Ajo është dhe gruaja e parë në të gjithë historinë e Hollivudit, e cila zë pozitën orkestrator kryesor në produktet e filmave me një buxhet mbi 100 milionë dollarë. Titujt e njohur të shiritave të filmave dhe të lojërave të videos, për të cilat ka shkruar dhe muzikë orkestrale janë dhjetëra. Mes tyre janë filmat “Elysium”, “The Matrix”, “Pirates of the Caribbean”, Transformers” e të tjera. Si dhe lojërat “Princi i Persisë – Rërat e harruara”, “World of Warcraft”. Lista me të vërtetë është e gjatë. Të shumta janë dhe dekoratat, të cilat kanë dalluar krijimtarinë e saj – dekorata e madhe e Konkursit për kompozitorë të rinj– Tokio, kurse në Amerikë – “Aaron Koplland”, Sundance, Independent Music Award e të tjera.
“Ky muzikalitet është i ndërtuar tek unë që nga fëmijëria më e re. Më kujtohet që nëna ime kishte një pllakë gramafoni, të dëgjuar qindra herë – Svjatosllav Rihter interpreton Koncert për piano në f minor nga Grig. Dëgjoja, përfytyroja piktura të ndryshme dhe qaja nga emocioni. Qesh 6 vjeçe. Gjë e paharrueshme! Sipas meje lidhja emociononte me artin është shumë e rëndësishme. Arsimi të cilin e fitova në Ahkollën Muzikore dhe në Akademi në Sofje qe shumë serioz. Ne mësonim në mënyrë të thelluar shumë orkestrim, histori të muzikës, disiplina teorike. E gjithë kjo më dha një bazë shumë të mirë profesionale, e vlerësuar lartë nga punëdhënësit e mi në Hollivud.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..
Në qytetin e Plovdivit, më 8 dhe 9 qershor do të mbahet festivali muzikor për muzikë elektronike me emrin LOST in HILLS. Programi dyditor në kodrën piktoreske të Bunarxhikës përfshin mbi 40 artistë që do të performojnë në tre skena. Publiku do të..
Një nga përfaqësuesit më të njohur të bluеsit në Bullgari, Vasko Krëpkata (Arna), feston sot 65-vjetorin e lindjes. Vasill Georgiev ka lindur më 6 qershor 1959 në Sofje. Atje ai krijoi grupin e parë të njohur për këtë stil në lagjen “Poduene”, ku..
"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë..