Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri i Momçill Georgievit “Heshjte! Incizim!” i kushtohet rëndësisë së Radios Kombëtare Bullgare për zhvillimin e kulturës muzikore

Foto: BGNES
“Heshtje! Incizim!” lexohet mbi portën e madhe të Studios së Parë të Radios Kombëtare Bullgare – vendi më i shtrenjtë i muzikës në radio, siç e quan autori Momçill Georgiev në hyrjen e librit të tij. Në Studion e Parë realizohet mrekullia, kur tingulli i lirë regjistrohet në një shirit ose në kompjuter – shkruan edhe autori. Kjo nuk është vepra e parë kushtuar Radios Kombëtare Bullgare dhe rolit të tij për zhvillimin e kulturës sonë muzikore. Por me siguri është vepra e vetme, në të cilën në detaje përshkruhet dhe analizohet paleta e pasur e veprimtarive të lidhura me krijimin, incizimin, ruajtjen dhe përhapjen e muzikës së gjinive të ndryshme. Radioja Kombëtare Bullgare prezantohet si një laborator krijues, një organizator, prodhues, menaxher dhe donator në këtë fushë. Një nga incizimet unike në fondin e radios është “Kënga” nga “Suita bullgare” nga Panço Vlladigerovi. Ekzekutojnë David Ojstrah dhe autori.

15 vite me radhë Momçill Goergievi punonte në Radion Kombëtare Bullgare duke zënë poste të ndryshme. Ai ishte edhe drejtor i degës “Programe dhe grupe muzikore”. Edhe historia e tij personale familjare ka të bëjë me radion. Gjyshi i tij Vojn Iliev – këngëtar kishtar dhe kompozitor i muzikës kishtare – bëri incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare në vitet 60-të të shekullit XX. Profesori Dimitër Georgiev – pedagog i tij i flautit dhe i afërm, vite me radhë ishte solist në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, pjesëmarrës në qindra koncerte dhe incizime të muzikës simfonike dhe të dhomës. Vet Momçill Georgievi asiston në fondin muzikor të radios si ekzekutues, drejtues dhe bashkëbisedues i një sërë programesh të radios. “Heshtje! Incizim!” në fakt përbën një variant i përpunuar i disertacionit të autorit mbrojtur në vitin 2013 në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Dëgjojmë si autori e prezanton librin në një intervistë për Radio Bullgarinë:

Ky libër përbën një provë të analizohen proceset muzikore në Radion Kombëtare Bullgare përmes prizmit të teknologjisë dhe filozofisë së krijimit të muzikës, të përhapjes së saj, të ruajtjes dhe të shfrytëzimit. Radioja është lidhur ngushtë me muzikën. Krahas kësaj për nga ideja përbën një institucion arsimor dhe kulturor. Nuk duhet të harrojmë, se programi i parë i Radio Sofjes, siç quhej në fillim, përbën një transmetim të drejtpërdrejtë të një koncerti nga Salla “Sëedinenie” në qytetin Varnë. Kjo ndodhi në vitin e largët 1934. Incizimi më i vjetër, që ruhet në “Fondin e Artë” është valle, krijuar nga çeku Alois Macak – kompozitor dhe dirigjent, i cili dekada me radhë punonte në Bullgari. Radioja është lidhur tepër ngushtë me muzikën. Qëllimi im ishte të studioj gjenezën e kësaj veprimtarie të madhe kulturore, funksionet prodhuese, shkëmbimin ndërkombëtar, marrëdhëniet me shoqatat për të drejtat e autorit. Ato janë gjëra të padukshme, por të rëndësishme, të cilat edhe më sot nuk janë të përshkruara dhe të analizuara. Nuk ka ndonjë kompozitor, interpretues, ekzekutues ose dirigjent të madh bullgar, i cili të mos ishte mysafir në programet e koncerteve të formacioneve të ndryshme të radios. Dhe emrat e të gjithë atyre ruhen në fondin e tingujve. Shumë muzikantë të njohur kanë punuar në Radion Kombëtare Bullgare, duke dhënë kontributin e tyre në fushat e ndryshme. Në fonotekë ruhen incizime unike – për shembull aty hasen emrat e krijuesve të tillë të mëdhenj si Dmitrij Shostakoviç, Kirill Kondrashin, Genadij Roxhdestvenski, Herman Abendrot, Jakov Zak e shumë, shumë të tjerë. Në libër ka një shtojcë speciale me emrat e tyre. Që nga vitet 50-të të shekullit XX radioja organizon konkurse dhe festivale të ndryshme. Për shembull Festivali Folklorik “Dobruxha këndon dhe vallëzon”, Festivali “Parada e këngës së fëmijëve”. Programet e ndryshme të radios organizojnë konkurse të llojllojshme. Edhe radiostacionet rajonale në qytetet Varnë, Bllagoevgrad, Pllovdiv, Stara Zagora nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim. Është i madh numri i veprimtarive, në të cilat vet radioja ka marrë pjesë dhe vazhdon të prezantohet si për shembull “Koncertino” në Pragë, konkurset e Shoqatës Evropiane për Programe Radio e të tjerë. Të mos flasim për ciklet e koncerteve të grupeve të ndryshme muzikore pranë radios.

Përfundojmë me një citat tjetër nga libri “Heshtje! Incizim!” me autor Momçill Georgiev: Ky libër është një lajmëtar i thjeshtë i së vërtetës, se Radioja Kombëtare Bullgare është një gjë më shumë se sa media dhe gazetari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD