Ky libër përbën një provë të analizohen proceset muzikore në Radion Kombëtare Bullgare përmes prizmit të teknologjisë dhe filozofisë së krijimit të muzikës, të përhapjes së saj, të ruajtjes dhe të shfrytëzimit. Radioja është lidhur ngushtë me muzikën. Krahas kësaj për nga ideja përbën një institucion arsimor dhe kulturor. Nuk duhet të harrojmë, se programi i parë i Radio Sofjes, siç quhej në fillim, përbën një transmetim të drejtpërdrejtë të një koncerti nga Salla “Sëedinenie” në qytetin Varnë. Kjo ndodhi në vitin e largët 1934. Incizimi më i vjetër, që ruhet në “Fondin e Artë” është valle, krijuar nga çeku Alois Macak – kompozitor dhe dirigjent, i cili dekada me radhë punonte në Bullgari. Radioja është lidhur tepër ngushtë me muzikën. Qëllimi im ishte të studioj gjenezën e kësaj veprimtarie të madhe kulturore, funksionet prodhuese, shkëmbimin ndërkombëtar, marrëdhëniet me shoqatat për të drejtat e autorit. Ato janë gjëra të padukshme, por të rëndësishme, të cilat edhe më sot nuk janë të përshkruara dhe të analizuara. Nuk ka ndonjë kompozitor, interpretues, ekzekutues ose dirigjent të madh bullgar, i cili të mos ishte mysafir në programet e koncerteve të formacioneve të ndryshme të radios. Dhe emrat e të gjithë atyre ruhen në fondin e tingujve. Shumë muzikantë të njohur kanë punuar në Radion Kombëtare Bullgare, duke dhënë kontributin e tyre në fushat e ndryshme. Në fonotekë ruhen incizime unike – për shembull aty hasen emrat e krijuesve të tillë të mëdhenj si Dmitrij Shostakoviç, Kirill Kondrashin, Genadij Roxhdestvenski, Herman Abendrot, Jakov Zak e shumë, shumë të tjerë. Në libër ka një shtojcë speciale me emrat e tyre. Që nga vitet 50-të të shekullit XX radioja organizon konkurse dhe festivale të ndryshme. Për shembull Festivali Folklorik “Dobruxha këndon dhe vallëzon”, Festivali “Parada e këngës së fëmijëve”. Programet e ndryshme të radios organizojnë konkurse të llojllojshme. Edhe radiostacionet rajonale në qytetet Varnë, Bllagoevgrad, Pllovdiv, Stara Zagora nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim. Është i madh numri i veprimtarive, në të cilat vet radioja ka marrë pjesë dhe vazhdon të prezantohet si për shembull “Koncertino” në Pragë, konkurset e Shoqatës Evropiane për Programe Radio e të tjerë. Të mos flasim për ciklet e koncerteve të grupeve të ndryshme muzikore pranë radios.
Përfundojmë me një citat tjetër nga libri “Heshtje! Incizim!” me autor Momçill Georgiev: Ky libër është një lajmëtar i thjeshtë i së vërtetës, se Radioja Kombëtare Bullgare është një gjë më shumë se sa media dhe gazetari.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..