Sot grupi “Meri Bojs Bend” feston ditëlindjen e vet me një koncert në një klub të madh të kryeqytetit. Në po këtë datë, por përpara 21 vjetëve, formacioni paraqitet për herë të parë përpara publikut si kuintet. Në themel janë 3 muzikantë-këngëtarja Marija Mutavçeeva ose Meri, siç e quajnë të gjithë, kitaristi Miro /më vonë dhe bashkëshort i saj/ dhe Ilijan-piano. Që të tre janë nga qyteti Burgas, kanë përfunduar gjimnazin Matematikor në qytetin e vet të lindjes. Gjatë vitit 1994 trioja fillon të ekzekutojë nëpër klube të njohura të kryeqytetit. Më vonë ndaj tyre bashkohen dhe një basist dhe baterist.
Shfaqjen e parë në këtë grup Meri dhe djemtë e pranojnë për një fillim të vërtetë të grupit.
Ja se çfarë kanë përgatitur muzikantët për këtë mbrëmje. Tregon Marija Mutavçieva:
“Meri Bojs Bend” fton që të gjithë miqtë e vet në Sofia Life Club pikërisht në ditën e ditëlindjes së grupit. Fillojmë në orën 20. Vendosëm të festojmë me një koncert, sepse njerëzit më të rëndësishëm në jetën tonë, partnerët tanë gjatë këtyre 21 vjetëve, janë adhuruesit tanë, publiku ynë. Do të interpretojmë disa nga këngët tona më të njohura, si dhe këngë të reja, të përfshira në albumin tonë të ardhshëm. Në pjesën e parë të koncertit do të tingëllojë kënga “Përsëri të takoj fytyrën tënde”- ajo bile akoma nuk është e incizuar. Në pjesën e dytë kemi ftuar mik të posaçëm-tenorin Mario Nikollov, me të cilin bashkërisht do të prezantojmë këngën tonë duet “Në zemrën time”. Gjithmonë emocionohem shumë, kur interpretoj këngë të reja për herë të parë përpara publikut. Përpara 21 vjetëve u mblodhëm si njerëz, të cilët duan të ekzekutojnë bashkë muzikën e vet të dashur. Dhe kështu është dhe deri më sot. Të jesh një pjesë prej një grupi është diçka shumë speciale. Vetëm njeri, i cili e ka provuar në skenë, e di se për çfarë bëhet fjalë- gjithmonë je i rrethuar prej miqve. Përveç familjes, ata janë njerëzit më të rëndësishëm në jetën tënde. Por dhe muzikantët janë njerëz të hapur, të gëzuar. Përveç provave të gjata dhe transportimit të instrumenteve, ditët tona të përditshme janë të përmbushura dhe me një kënaqësi të madhe nga puna dhe momente të gëzueshme nga takimet me publikun. Akoma si nxënës interpretonim këngë të grupeve të njohura bullgare-“Shturcite”/gjinkallat/, “Signall”/sinjal/, “Tangra” dhe “Diana ekspres”. Grupin e themeluam akoma si student bë Sofje Kishim një shans të madh-Vanja Kostova na pëlqeu dhe na mori për grupin e vet. Qemë një formacion fare i ri, por u ngjitëm në skenë me një muzikante të madhe. Vanja është një shkollë e vërtetë. Pikërisht si ajo gjithmonë e kërkojmë kontaktin me publikun.
Ka pasur njerëz magnetik në jetën tonë, për shkak të të cilëve zgjodhëm muzikën si rrugë drejtuese në jetë dhe nuk na vjen keq - tregon Meri. Ajo tregon dhe për një verë të largët të kaluar në qytetin Burgas, kur ajo, Miro dhe Ilijan kanë qenë të mahnitur nga zëri i Pllamen Stavrevit. Shkonim ta dëgjojmë çdo natë. Ai kishte një zë tronditës. Qe nga Burgasi, por punonte gjithmonë jashtë shtetit dhe ne e zbuluam për veten tonë mezi si studentë. Ai mbeti pak i panjohur për shumë njerëz, por qe një interpretues i shkëlqyer. Çdo një i cili e ka dëgjuar, mbetej i mahnitur. Atëherë që të tre e kuptuam se, duam që të jemi si ai-të emocionojmë publikun dhe të hapemi.
E bëjnë kuptohet, por në bazë të një mënyre të vet mundin të prekin zemrat e mijëra njerëzve jo vetëm në Bullgari. Le të rikujtojmë se, grupi fitoj disa dekorata akoma me albumin e vet të parë me titull “Rrugët e panjohura”/ të botuar gjatë vitit 2001/. I dyti quhet “Vetëm për ty”/2004, kurse menjëherë pas tij u paraqit dhe kompilimi prej këngëve më të njohura të “Meri Bojs Band”, të incizuar në gjuhën angleze. Këngë nga ky album tingëllojnë nga eteri i radiostacioneve të mëdha në Belgjikë, Francë, dhe Holandë. Grupi ka zhvilluar koncerte tek ne dhe jashtë bashkë me kolegë të vet të njohur botërisht nga “No Mercy”, “Boney M”, Eruption”, “Gibson Brothers” e të tjerë. Lider i formacionit është Meri e cila është dhe autore e të gjitha këngëve nga repertori.
Është një gjë e veçantë të krijosh muzikë. Mundet në vazhdim të muajve, bile viteve, diçka te mbetet ne veten tende në pritje të momentit të përshtatshëm. Kënga me Marion Nikollovin, që është përfshirë në programin e koncertit, është shembull për këtë – demo – versionin e parë e kam bërë në vitin 2006. Por ka ide, të cilat menjëherë realizohen. Kam pasur raste vetëm për “ një çast” të bëj tekstin, muzikën dhe incizimin në studio. Për mua fjalët kanë rëndësi të madhe. Ato janë mesazhi ynë ndaj botës. Kuptohet, rëndësi të madhe ka edhe melodia. Prandaj kënga e bukur mund të këndohet vetëm me një kitarë ose me një formacion të madh.
Në tekstet e përgatitura nga Meri do të zbulojmë rrugë, bulevarde dhe shumë simbole të tilla të ngjashme. Kjo nuk është e rastit. Kryesorja është që njeriu të zhvillohet – është e bindur ajo. Rruga është ajo që të shpie përpara. Rruga është simbol i ëndrrës. Përveç kësaj mua më pëlqen shumë të zbuloj vende të reja. Me Miron vazhdimisht udhëtojmë dhe i kënaqemi bashkë peizazhit .
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..