Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emrat e bullgarëve sot gërshetojnë modën me traditën

БНР Новини
Foto: BGNES

Çdo prindër dëshiron të zgjedhë emër të bukur dhe tingëllues për fëmijën. Duke kërkuar emrin më të përshtatshëm prindërit lexojnë lista të tëra plotë emra të të afërmve dhe të personave të njohura dhe me famë. Në synimine tyre, që trashëgimtari të mbajë ndonjë emër interesant dhe origjinal, disa prindër vet mendojnë emrat e fëmijëve.

Emri duhet të tingëllojë në mënyrë harmonike, kur gërshetohet me mbiemrin dhe familjen – tre emrat e detyrueshme në Bullgari. Përveç eufonisë, në emrin, të cilin prindërit i japin fëmijës, është i koduar një mesazh. Që nga koha më e lashtë besohet, se emri i njeriut ka lidhje të ngushtë me tiparet, fatin dhe karakterin e tij. Të krishterët besimtarë zgjedhin për fëmijët emrin e ndonjë shenjtori, me shpresën, se ai do të jetë mbrojtësi qiellor i foshnjës gjatë tërë jetës.

Pothuajse çdo emër ka historinë dhe domethënien e vet. Me to merren specialistët linguistë, të cilët studiojnë rëndësinë, prejardhjen e përhapjen e emrave gjatë viteve. Në Institutin e Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave ka një degë, në të cilën secili mund të marrë certifikatë për emrin personal dhe familjar. Dokumenti hartohet nga shkencëtarë, të cilët prej vitesh analizojnë emrat e bullgarëve. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë prej tyre informacion për prejardhjen dhe rëndësinë e emrave të tyre. Puna e shkencëtarëve është e orientuar edhe te dallimi i tendencave më emërtimin e bullgarëve. Kështu krijohet pamja e sistemit bullgar të emërtimeve në të ardhmen. Profesoresha Anna Çoleva – Dimitrova është udhëheqëse e një studimi mbi emrat personal dhe mbi modën në zgjedhjen e tyre. Ajo tregon:

Për territorin e Bullgarisë emri më i përhapur i burrave është Ivan, ndërsa i grave – Marija. Akoma është e gjallë tradita, që fëmijët të mbajnë emrat e gjysheve dhe gjyshave, ose e ndonjë të afërmi. Shpesh herë prindërit modernizojnë ndonjë emër. Kohët e fundit një popullaritet në emrat e djemve ka Viktor. Duke analizuar sistemin e emrave të bullgarëve duhet të merret në konsideratë edhe koha, në të cilën jetojmë. Aktualisht milion e gjysmë bullgarë jetojnë jashtë kufijve të vendit. Disa prej prindërve, që kërkojnë bukën e gojës jashtë shtetit, i lënë fëmijët këtu të rritin te gjyshet dhe gjyshat. Bullgarë të tjerë lindin jashtë kufijve. Kështu ata zgjedhin emra, të cilat do të lejojnë që fëmijët e tyre të integrohen më mirë në shoqëritë ku banojnë. Kështu kërkojmë ekuivalentet perëndimore, me të cilat zëvendësojmë emrat bullgarë. Për shembull në vend të emrin Stefka, foshnja emërohet Stefani. Emra modernë kohët e fundit janë Alekzandër ose Alehandër, në vend të emrit të njohur Aleksandër. Një emër tradicional si Grigor, sot zëvendësohet me Gregëri. Ka shumë shembuj të ngjashëm. Megjithëkëtë kohët e fundit shihet edhe një interes te emrat tradicionalë bullgarë. Një emër, që haset shpesh është ai i mbretit Kallojan. Prindërit e pëlqejnë këtë emër. Dallohen dy tendenca – njëra ka të bëjë me emrat e modernizuar tradicional, ndërsa tjetra – rikthim te e kaluara historike. Shihet edhe një interes ndaj traditave popullore. Emra me popullaritet te vajzat e porsalindur janë Raja, Kalina, Denica, Desisllava. Shumë shpesh haset emri Darija. Në këtë sfond patjetër duhet të përmendim edhe tendencën e krijimit të emrave të reja të panjohura. Mund të themi se bullgari shfaq një imagjinatë tepër të madhe në këtë drejtim. Njerëzit, që kanë vetëm një fëmijë, por dëshirojnë, që ai të mbajë emrat e gjyshave dhe gjysheve të të dy familjeve, kombinojnë emrat.

Ligjet bullgare janë tepër liberale dhe lejojnë ndryshime në fushën e emrave – saktëson profesoresha Anna Çoleva – Dimitrova dhe vazhdon:

Ne duhet të mbrojmë identitetin tonë, të ruajmë emrat tradicionalë bullgarë. Kohët e fundit bullgarët ndërrojnë familjet e tyre dhe kështu heqin dorë nga lidhjet farefisnore. Prandaj sot ka shumë familje si Ivanovi, Petrovi, Dimitrovi e kështu me radhë. Është mirë, që njerëzit të dinë dhe të ruajnë rrënjët farefisnore. Prandaj instituti ynë siguron certifikate për emrat. Kështu ne tregojmë dhe vërtetojmë çfarë përmbajtje ka familja e një njeriu. Në shumicën e rasteve ai pasqyron historinë e fisit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD