Në fondin e Radios Kombëtare Bullgare dhe të radiostacioneve regjionale në qytetet Varnë, Stara Zagora, Shumen këngëtarja incizoi më se 150 këngë nga krahina e lindjes Dobruxha. Ajo ka punuar me kompozitorë dhe dirigjentë të njohur si Kosta Kolevi, Stefan Mutafçievi, Krasimir Kjurkçijski e shumë të tjerë.
Pothuajse 15 vite Kalinka Vëllçeva jetoi në Kovëntri të Anglisë bashkë me bashkëshortin – muzikantin Martin Xheniks. Me të dhe me interpretues të tjerë folklorikë britanikë ajo prezantonte dhe përhapte këngën popullore bullgare në mbarë Britaninë e Madhe. Vitet e fundit këngëtarja u kthye në Bullgari. Këtu ajo jep mësime të këndimit popullor, merr pjesë në koncerte të shumta si me veta, ashtu dhe me Orkestrën “Biseri”. Për rikthimin në mëmëdhe Kalinka Vëllçeva rrëfen:
Ndjeva një nostalgji për Bullgarinë, për të afërmit, për kolegët e ansamblit. Isha shumë e lumtur gjithnjë kur kthehesha dhe sidomos kur frekuentova Dobruxhën amtare. Mendoj, se është me rëndësi të madhe të ruajmë traditat bullgare dhe t’u transmetojmë brezave që vijnë pas nesh. E dua publikun dhe gëzohem shumë kur shikoj se në të ka njerëz të rinj. Gjithnjë përpiqem të zgjedh këngë dhe muzikë, me të cilët të arrij te zemrat e tyre kështu që të frymëzoj edhe ata, të fillojnë të këndojnë.
Në qytetin Dobriç këngëtarja Kalinka Vëllçeva u jep mësime fëmijëve të talentuar. Ajo gjithnjë u shpjegon nxënësve se kur bullgarët këndojnë zëri i tyre kumbon aq që dëgjohet gjer në fshatin fqinjë. Është e bindur, se përveç zërit këngëtari duhet t’i gëzohet edhe respektit të publikut. Dhe se pavarësisht nga numri i dëgjuesve ai duhet të këndojë me dashuri dhe nga tërë zemra. Sepse pikërisht ky është çelësi te zemrat e njerëzve.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaGjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..