Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Krijoj art me një dashuri të madhe”- Enço Pironkov ditë përpara ekspozitës së tij në kryeqytet

БНР Новини

СнимкаPas një mungese të gjatë nga sallat ekspozuese vendase, Enço Pironkov i fton adhuruesit e tij në galerinë e kryeqytetit “Forum” më 10 shkurt. Në ditën e hapjes Vernisazhi do të vazhdojë nga ora 18.00 deri më 20.00, kurse ekspozita do të jetë e vendosur aty deri në mesin e muajit mars. Një nga përfaqësuesit më të talentuar të pikturës moderne bullgare, Pironkov është një përfaqësues i njohur i së ashtuquajturës “Shkollë të Plovdivit nga vitet 60”. Bashkëmendimtarë të tij, miq dhe vëllezër shpirtëror janë piktorët e njohur Gjeorgji Bozhillov-Sllona/elefanti/, Dimitër Kiriv, Joan  Leviev dhe Hristo Stefanov. Të quajtur akoma “Grupi i Plovdivit”, ata mundin  jo vetëm të renditen mes  krijuesve më të theksuar bullgar, por dhe të pushtojnë vëmendjen e  specialistëve të huaj të artit të pikturimit. Krijimet e tyre ruhen në galeri prestigjioze botërore, muze dhe koleksione private në disa kontinente.

Ekspozita e ardhshme e Enço Pironkovit është një ngjarje e shumëpritur për fansat e tij të shumtë. Siç tregon vet maestroja, arti i tij është i paracaktuar vetëm për njerëzit, të cilët kanë nevojë prej një energji shpirtërore, të përfshirë në pikturat e tij me dashuri dhe përkushtim. I zhytur në një heshtje prej viteve, piktori i madh qe shumë kursimtar dhe në intervistën për Radio Bullgarinë, të incizuar nga vajza e tij Vida Pironkova. A është i rëndësishëm bilanci për krijuesin dhe çfarë qëndron në themelin e artit? Ja dhe përgjigjen e tij?

СнимкаBilanc nuk mund të bëhet, sepse jeta është vetëm një çast. I papërsëritshëm dhe i pakapshëm. Çast, të cilin do të mund të të dhurojnë vetëm Zoti ose natyra. Të bësh bilanc, të mund të përcaktosh se kush është e madhërishme dhe kush jo-bile ta bësh vetëm për veten e vet...kjo është një veprimtari tjetër, nuk është detyrë e krijuesit sipas meje. Në artin të cilin e krijoj, thelbësorja është energjia njerëzore dhe fryma njerëzore. Njerëzit interesohen jo nga vet pikturat, të cilat janë mbartëset materiale. Ata janë të tërhequr nga transmetimi i tyre, nga mesazhi. Zoti e ka krijuar njeriun dhe i ka imponuar energjinë e vet. A i cili e zotëron, bën një art të vërtetë.

Enço Pironkov është mes piktorëve të pakët, të cilët kanë mundur të arrijnë një njohje botërore në një moshë relativisht të herët. Dhe kjo pa pasur një arsim akademik. Ai është një talent i vërtetë i lindur. Ai ka përfunduar gjimnazin në qytetin e Plovdivit. Sukseset e tij të parë janë në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar, kur krijimet e tij janë të eksponuar  në ekspozitën e Parë Kombëtare të rinisë në Sofje. Pasojnë dhjetëra ekspozita vetjake në Bullgari, Itali, Gjermani , Hungari , Poloni e të tjera. Në pikturat e tij marrin pjesë tema të ndryshme, por dialogu , komunikimi, këmbimi i energjisë janë në themel të shumë prej pikturave. Njerëzit zakonisht janë të prezantuar bashkë, janë të vënë në qendër të pikturës.

Ata bisedojnë, vallëzojnë, vërejnë...Ngjyrat, të cilat “popullojnë” pikturat dhe mënyra në të cilën piktori punon me to, zbulojnë talentin e tij të një krijuesi të madh.

СнимкаNgjyrat e një farë forme, përmes së cilës paraqitet individualiteti-thotë ai. Ngjyrat janë ngacmues, ato të drejtojnë vëmendjen. Duhet të jesh i dhuruar me talentin të zotërosh një larmi të madhe prej ngjyrave dhe toneve, të cilët e detyrojnë spektatorin të emocionohet dhe të ndiej botët e reja, të cilët i ke krijuar. Një dhunti e pashpjegueshme. Bile ai i cili e zotëron, nuk mundet ta shpjegoi. E futur në mënyrë shpirtërore në pikturat, ajo mbart shpirt dhe një transmetim të cilin e kërkojnë vlerësuesit e artit.

Enço Pironkovi ka lënë gjurmë të vet dhe në artin e aplikimit monumental. Ai është autor i mozaikëve, freskave, pikturave mbi qelq, plastika prej druri dhe metal. Dekoret e mrekullueshme të filmit historik “Dasmat e Joan Asenit” po kështu janë vepër e tij. Si dhe një sërë dekoresh ndaj një sërë shfaqjeve të teatrit të kukullave në qytetin Plovdiv. A ka një auditor të caktuar, ndaj të cilit janë të adresuar krijimet e tij?

Arti gjithmonë ka qenë për ata, të cilët kanë domosdoshmëri prej tij-përgjigjet zoti Pironkov. Kështu është paraqitur si një energji shpirtërore, të paracaktuar për të zgjedhurit. Sepse jo që të gjitha qeniet njerëzore kanë nevojë prej një energji shpirtërore. Ajo ose lind bashkë me njeriun, ose ndërtohet , por pa të nuk mund të ketë kontakt midis krijuesit dhe publikut. E krijoj artin tim me një dashuri të madhe. Jam i bindur se arti është një shfaqje personale. Kjo është forca e tij tërheqëse. Kjo e bën të përsosur dhe të pashpjegueshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela vasileva
Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD