Para disa viteve Hristo Ilievi po mendonte mbi idenë që të largohet nga Bullgaria dhe të “shpëtohet” në Evropën Perëndimore. Por në vend që të ndërmarrë këtë hap, ai vendosi të transformohet në super hero dhe të shpëtojë qytetin e tij të lindjes. Hristo u pushtua nga ideja idealiste, siç e përkufizon ai vet, deri sa ishte student në Spanjë. Pas mbarimit ai kthehet në atdhe dhe bashkë me disa shokë të tij krijuan iniciativën “Shpëto Sofjen”. Ata janë të rinj dhe aktivë. Nuk duan të rrinë duarkryq dhe vetëm të ndjekin dhe kritikojnë problemet. Misioni i tyre është të luftojnë kundër parregullsive në kryeqytet dhe kanë vendosur të fitojnë Gjithçka filloi në vitin 2009, kur entuziastët krijuan iniciativën “Shpëto metronë” – e drejtuar tek itinerari i tretë i hekurudhës nëntokësore, i cili është projektuar në mënyre jo të përshtatshëm për udhëtarët. Misioni është i suksesshëm dhe projekti u ndryshua, duke shtuar në të degëzime dhe lidhje me dy linjat e tjera të metrosë. Për projektet e tjera të suksesshme të të rinjve tregon Hristo:
Njëri prej shkesëve tona është vendosja e tabelave informative vizuale në metronë. Në të gjitha stacionet ka tabela të reja, ku tregohen të gjitha stacionet në drejtimin përkatës. Drejtori Ekzekutiv i Metrosë ra dakord të vendosim këto tabela dhe kjo është vetëm fillimi. Tani po përgatitemi të përtërisim pjesën tjetër të sistemit informativ vizual. Një sukses ynë janë dhe shigjetat me ngjyrë në aeroportin. Ato u tregojnë udhëtarëve nga mund të marrin autobusin ose metronë, nga mund të marrin taksi. E realizuam gjatë verës së vitit të kaluar. Propozuam 6 projekte, njeri prej tyre u miratua dhe u zbatua në vend. Jemi krenarë, se kontribuojmë për mjedisin urban të Sofjes.
Aktualisht të rinjtë punojnë mbi disa projekte të tjera ideore si - ndërtimi i më shumë korsive të dedikuar për autobusët urbanë, krijimi i sistemit elektronik të biletave në transportin urban, i cili t’u lejojë udhëtarëve brenda 90 minutave të përdorin një biletë kur kombinojnë mjetet e transportit, përpunimi i projekteve për ndërtimin e ardhshëm të udhëkryqeve në qytet, shpëtimi i disa linjave të transportit urban, që janë kërcënuar me mbyllje, menaxhim transparent nga ana e bashkisë dhe dialog me banorët. “Shpëto Sofjen” lufton gjithashtu për zbatimin e kontrollit mbi cilësinë e projekteve për mjedisin në qytet. Mbi temën Hristo komenton:
Ky është njeri prej probleme aktuale në kryeqytet, ndërtimet ose riparimet jo cilësore. Para pak kohe p.sh. rruga qendrore “Vitosha” ishte rikonstruktuar , por tashmë shtresa mbi të deformohet dhe shkatërrohet. Një segment i bulevardit “Malinov” në lagjen “Mlladost”, i cili gjithashtu ishte ndërtuar para pak kohe, tani në të po duken gropa. Ky është një problem që përfshin të gjitha projektet që realizohen në Sofje dhe etapat e ndryshme të realizimit. Problemi është kompleks. Në këmbëngulim që Bashkia e kryeqytetit të luajë rolin e saj me përgjegjësi dhe të mbrojë interesat e banorëve të kryeqytetit. Të ruhen dhe të rivendosen rrënojat antike në territorin e Sofjes në mënyrë moderne dhe të arsyeshme.
Hristo Ilievi ndan gjithashtu, se komunikimi me Bashkinë e kryeqytetit është i vështirë. Por entuziastët ia përkushtojnë kohën e tyre kauzës dhe financojnë veprimtarinë e vet. Indinjohen kur problemet lihen mënjanë dhe vetëm konstatohen dhe nuk bëhet asgjë për eliminimin e tyre. Hristo është i pakënaqur nga fakti, se Sofja mbetet në zhvillimin e saj në krahasim jo vetëm me disa qytete evropiane, por edhe me qytetet bullgare si Plovdiv dhe Burgas, ku kujdeset për trashëgiminë kulturore janë në nivele shumë të larta. Hristo Ilievi beson, se “misioni i pamundshëm” do të ketë final pozitiv, në qofte se më shumë të rinj ndërgjegjësohen, se ndryshimi është në duart e tyre dhe bëhen gati të zgjedhin jo rrugën e lehtë, por shtegun e vështirë, i cili ndoshta mund të çojë në një vend më të bukur.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: spasisofia.org, Luiza Llazarova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..