Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e Vasill Tepedelenevit – doktoranti-karatist

БНР Новини

Buzëqeshja e Vasillit dhe natyra e tij e qetë janë gjërat që menjëherë të tërheqin kur njihesh me të. Por gradualisht ai zbulon dhe virtytin e vet më të çmueshëm – ka arritur të gjejë balancën midis shpirtit, mendjes dhe trupit. E shkatërroi shumë shpejtë përfytyrimin tim për një doktorant tipik për “Makineri dhe aparate elektrike” dhe për një asistent universitar. Doli nga stereotipi i njeriut të dhënë pas librave duke më treguar për dashurinë e tij më të madhe – karate. Kur ishte fëmijë prindërit e regjistruan të ushtrojë këtë sport, por ai i frekuentonte stërvitjet pa dëshirë. Por gradualisht ky sport e pushtoi dhe ai zbuloi dashurinë e madhe pikërisht në të. Aktualisht ka klub të vet të karatesë, ku është mësues i shpirtit dhe trupit. Sipas tij përfytyrimi i njerëzve për sportet luftarake nuk është i drejtë.

“Shumë njerëz i lidhin sportet luftarake me rrahje, gjak dhe dhunë dhe mendojnë, se njerëzit të cilët i praktikojnë, nuk janë të mençur. Por realiteti është i kundërt. Artet luftarake i mësojnë njerëzit në butësi, në vetëkontroll, të mbrojnë vetveten. Unë kam mundësi të tregoj, sidomos para më të vegjëlve, gjërat që në ditët tonë gradualisht zhduken – respekti, edukimi etj. Fëmijët e vegjël, të cilët kanë disa vite stazh në sallë, ndryshojnë rrënjësisht nga bashkëmoshatarët e tyre – bëhen më të suksesshëm në shkollë, më të pavarur dhe me rezultate më të larta në të gjitha drejtimet.”

Ndoshta kurrë nuk keni menduar se mund të keni instruktor të fitnesit, i cili mëson për doktoratë. I tillë është Vasilli dhe ai më bindi se kjo është e mundshme. Ai më tregoi, se në sallë nuk bëhen ushtrime kryesisht për muskujt, por ushtrimet janë procedura regjeneruese pas traumave dhe ushtrime për psikikën dhe trupin njëkohësisht. Për anët pozitive të sportit Vasilli tregon: “Sporti më ka formuar si personalitet. Kam qëndrueshmëri psikike, mund të mbrojë vetveten, të jem i suksesshëm në intervistat për punë, të jem më pozitiv. Kohën e fundit njerëzit janë me ndjenje shumë negative. Kjo i detyrohet mënyrës, sipas së cilës vlerësojnë gjërat rreth nesh në të përditshmen. Unë gjithmonë jam i qetë dhe i buzëqeshur dhe njëzetit çuditen. Puna e instruktorit më pëlqen shumë dhe më sjellë kënaqësi. Takohem me njerëz në moshë të ndryshme, të cilët ndryshohen para syve të mi – bëhen më të mirë, më besim më të madh në forcat e veta, përmirësojnë mbajtjen trupore, aftësitë e veta. Në kohën e ushtrimeve brenda një - dy orëve largoheni nga e përditshmja dhe përqendroheni. E orientoni mendimin e vet në drejtim tjetër. Në fund të ushtrimeve të gjitha shqetësimet dhe emocionet negative zhduken, zëvendësohen nga ndjena e kënaqësisë. Ky është një gëzimi madh për mua.”

Vasilli ua ka përkushtuar të përditshmen e vet njerëzve dhe misioni i tij është t’u transmetojë pozitivizmin dhe dijeve të veta të tjerëve. Me gjithë se fillon nga zeroja me shumë punë arrin të realizojë ëndrrat e veta. I kam zili, sepse ai nuk di ç’do të thotë fjala “përtaci”. Përveç tre angazhimeve, atij i pëlqen të vizatojë dhe të krijojë origami, të udhëtojë dhe luajë lojëra kompjuterike me shokë, gjithashtu shpesh herë mban ligjërata me temën “mënyra e shëndetshme e jetesës”.

СнимкаMbase ka pasion ndaj shkencës, Vasill Tepedelenevi në mënyre të fshehtë lë pas vetes në tavolinë një formulë: “mendja e shendosh+ trupi i shëndosh= lumturi+ sukses”.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD

"Radio Bullgaria" e Radios Kombëtare Bullgare fillon një podkast për komunat tona ortodokse jashtë vendit

Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..

botuar më 25-01-31 3.08.MD