Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi Radiç Banev: Mirësia e familjeve strehuese del përtej kufijve

БНР Новини

Dashuria është një emocion misterioz, i padukshëm për sytë. Por në qoftë se shikoni fotografitë e Radiç Banevit, do ta ndieni – në 20 kuadro ai na tregon 20 shfaqje të dashurisë. Ekspozita e tij udhëtuese me titull “Fëmijëria në kujdesin e strehimit” kësaj radhe është ndalur në Plovdiv dhe mund të shikohet në galerinë e Këshillit të Bashkisë.

Radiç Banev shkon në një konferencë shtypi të Asociacionit kombëtar për familjet strehuese, pa e menduar se, shfaqja emociononte do ta shtyjë të udhëtojë përmes 10 qyteteve. Por, kur dëgjon historitë e fëmijëve të braktisur, të ndërmarrë si të vetat nga familjet, e pyet veten se çfarë mund të bëjë ai. Në këtë mënyrë arrin deri tek ideja t’u ndihmojë me këtë të cilën e zotëron më mirë – të fotografojë.

“Një përshtypje më të qartë më bëri fakti sesi këta njerëz i kanë hapur zemrat e veta për fëmijë krejtësisht të panjohur dhe i kanë pranuar në familjet e veta – tregon fotografi. – Këto janë familje në të cilat ndjenjat janë shumë më fortë të shprehura, sepse nuk kanë një lidhje fisnore midis tyre, por e pranojnë veten si prindër dhe fëmijë. Në themel të të gjitha këtyre historive qëndron para së gjithësh mirësia personale e njerëzve, të cilët u japin shans fëmijëve, të privuar nga një start të barabartë me vërsnikët e vet. Në fakt, vet pranimi i tyre është një çudi – dhe ata tanimë kanë mundësitë dhe ëndrrat e veta, jeta e tyre ndryshon dhe fillojnë të kenë të ardhme.”

Mbi 2 mijë familje tek ne kujdesen për fëmijët e pranimit. Çdo muaj rreth 100 vogëlushë të braktisur gjejnë prindërit e vet të rinj, sipas të dhënave të Agjencisë për Ndihmë Sociale. Mes këtyre fëmijëve janë Biser dhe Tarzan, të cilët të parët e prekin zemrën e fotografit. Të dy djemtë gjatë gjithë jetës së tyre janë transferuar nga një shtëpi në tjetrën, derisa më në fund gjenden me nënën e tyre të pranimit Elena Atanasova.

“Ata i ndiej më të afërt, sepse kam parë zhvillimin e tyre – ata jetojnë një jetë të plotë vlefshme. Shkova dhe në shkollën e tyre dhe i pash në një mjedis, të ndryshëm nga ai familjar”, kujtohet Radiç Banev.

Në fillim për djemtë ka qenë e vështirë të mësohen me jetën e vet të re – ka pasur reagime të stuhishme, lot, nganjëherë dhe rrugë pa krye, por po kështu dhe shumë buzëqeshje dhe hare. Biser ka qenë më i mbyllur, nuk ka pasur vetëdije dhe sikur i ka qenë zemëruar të gjithë botës, derisa Tarzan ka qenë “kokëkrisuri” në shtëpi dhe në shkollë. Sot nëna e tyre është e përmbushur me lumturi dhe gëzim, kur i shikon të buzëqeshur, krenar dhe të qetë. Të tillë dalin dhe në foto.

“Para së gjithësh doja të tregoj qëndrimin për emocionet, të cilat ka dashur ti imponojë – thotë Radiç Banev. – Këto fotografi nuk janë të sajuara, sepse ndjenjat në to janë shumë të vërteta dhe pikërisht këtë u mundova ta transmetoj. Doja të dalim jashtë statistikës zyrtare dhe në plan të parë të jenë pikërisht ndjenjat e njerëzve – nevoja e prindërve të pranimit nga fëmijët dhe të fëmijëve nga prindërit e pranimit.”

СнимкаEdhe një ekspozitë tjetër udhëtuese e fotografit po viziton të gjithë vendin – “Mbrojtës dhe tradita”, e cila është e fotografuar në Kopshtin e Borisit në Sofje gjatë kohës së një festivali të madh folklorik. Sipas fjalëve të tij kjo na kthen drejt rrënjëve, na zhyt në ngjyra dhe atmosferë, dhe na rikujton se çfarë kanë ruajtur historia dhe jeta e Bullgarit. Si fytyrat e vajzave të qytetit Kjustendill, të cilët të veshur në veshjet popullore të gjysheve të veta, të rikujtojnë zonjat e Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri.

“Duke pasur parasysh se kemi qenë pesë shekuj nën sundimin e huaj, pikërisht përmes këtyre traditave kemi ruajtur natyrën tonë dhe më të rëndësishmen – të jemi njerëz, thotë fotografi dhe rikujton një histori. Një kohë njeriu kur është nisur të ndërtojë shtëpi të vetmen të cilën e kanë blerë, kanë qenë peronet dhe toka. Që të gjithë njerëzit nga fshati kanë ardhur që ta ndihmojnë të ndërtojë shtëpi dhe të vazhdojë të jetojë. Ja këto janë traditat e mira, të cilat për shkak të botës të përshpejtuar moderne digjitale mbeten në qoshe dhe fillojnë të harrohen. Kurse ato kanë vend në jetën tonë.”

Radiç Banev pasionohet pas fotografisë gjatë viteve 90, kur është fotografuar dhe bardhë e zi, kurse rrugët kanë vluar nga jeta – jo vetëm për shkak të ngjarjeve të stuhishme politike, por dhe me ekspozitat e shumta në të hapur, e çdo lloj shfaqjesh të tjera artistike. Dhe me qenë se një nga cilësitë më të vlefshme të fotografisë është dokumentari, ai është i bindur se dhe sot çdo gjë vërtitet rreth rrugës dhe pikërisht aty mund të gjejë kuadro, të cilat pasqyrojnë kohën tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Radiç Banev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD