Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Vende dhe fytyra nga mali Rodopa dhe bregdeti i Detit Egje” – një ekspozitë fotografike e Krum Savovit

БНР Новини
3
Ivo Haxhimishev, Zoja Naçeva dhe Angel Jankov, drejtor i Muzeut Etnografik në Plovdiv
Foto: Kosta Naçev

Në galerinë “Sredec” të Ministrisë së Kulturës u hap një ekspozitë, kushtuar një prej fotografëve më interesantë të Bullgarisë. “Krum Savov ka lindur në fshatin Ustovo të Malit Rodopi në vitin 1889 – tregon Zoja Naçeva, shefja e Arkivit Shtetëror të qytetit Smoljan dhe studiuese e biografisë së fotografit. Në fëmijëri ai humbi babin e tij dhe për këtë arsye një ndikim të madh në formimin e tij ushtruan xhaxhallarët-priftërinj Atanas Kelpetrov (sekretari i çetës së kapitenit Petko Vojvoda) dhe Konstantin Dënovski (babai i themeluesit të Vëllazërisë së Bardhë Petër Dënov). Një rol prijës në jetën e tij ka pasur kushëriri Stoju Shishkov, në sajë të të cilit Krum Savov studioi fotografi në shkollën hartografike.”

Portreti i Krum SavovitStoju Shishkov ishte linguist, folklorist dhe person publik dhe ai hapi një dyqan fotografik për kushëririn e vet në qytetin Çepelare (në Malin Rodopa). Përveç kësaj ai merrte me vete Krum Savovin në ekspeditat e organizuara përgjatë kufirit midis Bullgarisë së çliruar sapo dhe territoreve të malit Rodopa që mbetën brenda Perandorisë Osmane. Fotografitë e para të Krum Savovit u botuan në revistën “Rodopski napredëk” (Përparimi i Rodopës) dhe pasqyruan Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913), përpjekjen e Sinodit të Shenjtë që t’i kthejë muhamedanët bullgarë në fenë e krishtere dhe tubimet në vendin Rozhen të fiseve të ndara nga kufiri.

“Autor i ekspozitës është fotografi dhe piktori Ivo Haxhimishev. Në bazë të saj janë pllakat prej qelqi të ruajtura në Arkivin Shtetëror të qytetit Smoljan, në Muzeun Historik të Asenovgradit dhe në Muzeun Etnografik të qytetit Plovdiv (Bullgari Jugore), shpjegoi zonja Naçeva. Këto janë tri institucionet, të cilat ruajnë trashëgiminë e Krum Savovit. Fotografitë e vlefshme ishin fshehur për një periudhë të gjatë në dollapë metalikë. Në sajë të Ivo Haxhimishevit ato ishin digjitalizuar. Kështu krijuam një album me rreth 130 fotografive dhe e bëmë këtë ekspozitë me 53 fotografi. Ivo Haxhimishevi ringjalli këto fotografi të zbehura për shkak të kalimit të kohës dhe tani mund t’i tregojmë ato, studiuesit e kësaj periudhe gjithashtu mund t’i përdorin në punën e tyre.”

Detyra e Krum Savovit nuk ishte e lehtë. Ai mbartte teknikën e rëndë mbi shpinë, për pllakat prej qelqi përdorte mushka. Në arkivat ruhen më se 1 mijë kuadro të tij, të cilat dëshmojnë jo vetëm për mjeshtërinë, por edhe për dashurinë e fotografit. Njerëzit atëherë patën frikë dhe nuk deshën që të fotografohen, por Krum Savovi fitonte zemrat e tyre. Kështu ne disponojmë me fotografi të mrekullueshme, në të cilët njerëzit janë kapur jo vetëm me humorin, por edhe me karakterin e tyre. Dasma, zanatçi, vende, skena të jetës së përditshme... Dhe akoma më shumë: imazhet e para fotografike u gjallëruan në atelietë e Çekisë, ku fotografitë u dërguan për të ngjyrosur. Në fillimin e shekullit të XX-të Krum Savovi mori pjesë në dy ekspozita botërore – në qytetin belgjik Liezh dhe në Londër, ku fitoi medalje të argjendta për krijimtarinë e tij.

Kjo ekspozitë plotësoi ëndrrën e bijës së fotografit të madh Nedjallka, e cila për të shpëtuar punën e babait të vet i dorëzoi fotografitëshkrimtarit Nikollaj Hajtov (1919-2002). Nga ana e vet Hajtovi ia dorëzoi ato Muzeut të qytetit Asenovgrad. Ideja për këtë ekspozitë erdhi nga Zoja Naçeva dhe bashkëshorti i saj, të cilët punojnë në malin Rodopa, kështu siç kanë punuar rilindësit e dikurshëm bullgarë. Ata po komunikojnë me institucionet kulturore të qytetit Ksanti të Greqisë. Kështu pasuria e së kaluarës do të fillojë udhëtimin e vet në botë.

Ivo Haxhimishev pëlqen idenë për kthimin e kujtimeve atje, ku ato kanë lindur. Ai është mjeshtër i portretit, por merret edhe me ruajtjen e koleksioneve fotografike. Ekspozitat e tij janë kryesisht dokumentare. “Misioni i kësaj ekspozite para së gjithësh është që të kujtojmë për një njeri me kontribut të madh për krijimin e kujtesës vizuale të Bullgarisë”, janë fjalët e Ivo Haxhimishevit. “Kur i shikova për herë të parë menjëherë kuptova se bëhet fjalë për diçka me vlerë shumë të lartë.”

Për financimin e ekspozitës Haxhimishevi përdori ndihmën e të njohurve të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Neli dhe Robert Gibson. Neli ka prejardhje bullgare dhe bashkë me bashkëshortin e saj krijoi një fondacion amerikan për Bullgarinë qëllimi i të cilit është ruajtja e historisë së fotografisë bullgare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë ofruar nga Arkivi Shtetëror në qytetit Smoljan



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD