Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji i Sofjes – kërcënim për rritje drastike të kostos dhe rrezik për katastrofë ekologjike

Foto: arkiv

Kërkesa për rritjen me 20 për qind të kostos së ujit në kryeqytet përbën një gjenocid. Këtë e tha inxhinieri Ganço Hitrov kryetar i Komitetit Kombëtar për Përmirësimin e Furnizimit me Uji në Bullgari. Sipas tij për këtë nuk ka arsyetim ekonomik, ndërsa në plan social do të detyrojë 350 mijë banorë të qytetit të kufizojnë deri në minimum shfrytëzimin e këtij resursi natyror.

Prej disa vitesh Shoqëria Aksionare “Sofijska Voda” (Uji i Sofjes) bënë prova të rritë koston. Mirëpo, kërkesa më të fundit është më drastike. Tani kryeqytetasit paguajnë 1.76 leva për një kubik uji. Kështu me rritjen e çmimit, ai do të tejkalojë dy leva:

“Sistemi i furnizimit të ujit në Sofje ka shumë rezerva, të cilat më parë duhet të shfrytëzohen dhe mezi pas kësaj duhet të ndërmerren masa për korrigjimin e çmimit të ujit – thekson specialisti. – Në vitet 2014 – 2015 Sofjaishte nën presionin e Shoqërisë Aksionare “Sofijska Voda” e cila insistonte për ndryshimin e çmimit – gjatë vitit të parë me 15 për qind, ndërsa gjatë vitit tjetër nga 7 deri në 9 për qind. Atëherë në sajë të ndërhyrjes sonë dhe me vendimet e Këshillit Bashkiak dhe të Komisionit të Rregullimit Energjetik dhe Ujor nuk u lejua, që çmimi i ujit të korrigjohet. Kështu që, është e qartë se kjo rritje po përgatitet që prej kohe.”

Në se koncesioneri do të arrijë të plotësojë këtë propozim, ai do të realizojë fitime të konsiderueshme, sipas llogarive të komitetit. Lidhur me këtë inxhinieri Ganço Hitrov shpjegon:

“Rritja e çmimit të metrit kub të ujit vetëm me 1 stotinka, sjell një fitim vjetor nga 860 mijë deri në 1 milion leva. Me rritje nga 33 stotinka të çmimit të ujit, atëherë të ardhurat suplementare të Shoqërisë Aksionare “Sofijska Voda” do të arrijnë përafërsisht 32-33 milionë leva. Arsyetimi për këtë rritje është, se Shoqëria nuk ka mjete për investime. Tani po vjen koha e meremetimit të objektit të madh – pendës së liqenit artificial “Beli Iskër”, gjë që do të kushtojë dhjetëra milionë leva.”

“Sofijska Voda” dha ultimatum, se nuk do të ndreqë pendën e liqenit artificial, në se nuk do të realizojë rritjen e kërkuar të kostos së ujit. Meremetimi i pendës është i detyrueshëm, sepse ka rrezik, që ajo të shembet dhe uji të zhytë qytetin Samokov. Që para tre vitesh ekspertë paralajmëruan për gjendjen kritike të pendës. Megjithëkëtë koncesioneri nuk bëri asgjë për meremetimin me argumentin, se mungojnë para. 25 për qind nga uji në kryeqytet merret nga liqeni artificial “Beli Iskër”.

Sipas legjislacionit bullgar çmimi i ujit është i lejueshëm, në se nuk do të tejkalojë 3.5 për qind nga të ardhurat mujore të një familjeje. Në se do të miratohen çmimet e reja, afro një e treta e kryeqytetasve do të hyjnë në grupin e njerëzve me mundësi të kufizuara të pagimit. Kështu konsecioneri do të shkelë edhe parimet kryesore të legjislacionit evropian, mendon inxhinieri Ganço Hitrov dhe shpjegon:

“Parimi i parë – konsumatori paguan atë, që konsumon. Parimi i dytë – nuk mund të kërkohet nga konsumatori të kreditojë koncesionarin, domethënë të financojë paraprakisht realizimin e një shërbimi në ndihmë të tij. Pikërisht ato dy parime shpesh herë shkelen nga “Sofijska Voda”.

Në të njëjtën kohë më se gjysma e ujit humbet përderisa do të arrijë nga burimi deri te konsumatori, thekson specialisti dhe vazhdon:

“U konstatuan humbje nga 65 për qind. Ato humbje gjetën vend në kontratën e koncesionit dhe sipas saj deri në vitin 2008 humbjet duhet të kufizoheshin deri në 32 për qind. Tani ato janë më se 55 për qind. Në se atëherë kontrata do të realizohej, dhe humbjet do të uleshin në 32 për qind, uji në kryeqytet do të kushtonte 65 stotinka për metër kub.”

Koncesioni i Shoqatës Aksionare “Sofijska Voda” u nënshkrua në fund të vitit 1999 për një periudhë 25 vjeçare dhe ka mundësi që afati i tij të zgjatet. Në vitin 2010 pronari mazhoritar u ndërrua – Kompania Britanike “Junajted Jutillitis” i shiti kuotën e saj Kompanisë Franceze “Veolija Uotër”, e cila aktualisht disponon 77.1 për qind nga Shoqata. Bashkia e Kryeqytetit është pronare e përqindjes tjetër. Gjatë viteve në prokurori dhe në komisionin parlamentar të korrupsionit kishte shumë sinjale kundër konsecionerit. Mirëpo, “gjithçka zhduket në një nivel të caktuar”, sipas inxhinierit Hitrov. Periodikisht dëgjohen apele edhe për anulimin e koncesionit, por kjo nuk realizohet për shkaqe të ndryshme. Njeri prej tyre është, se sanksionimi për bashkinë mund të arrijë 1 miliard leva.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD