Publikime në mediat, të cilët treguan si një burrë i ri me emrin Dinko kap jo një herë emigrantë në kufirin tonë me Turqinë dhe e rrah, provokuan diskutime të ashpra në Bullgari gjatë javës së kaluar. Ideja e Dinkosë për reparte të vullnetarëve, të cilët të persekutojnë shkelësit e kufirit kundrejt një shpërblimi për çdo të kapurin, në Fejsbuk gjeti shumë simpatizantë. Ata shfaqën gatishmëri që bashkë me të, të krijojnë reparte të tilla edhe caktuan datën – 11 marsin.
Në të njëjtën kohë organizata të ndryshme shoqërore dhe qytetarë zënë pozitën e kundërt. Asociacioni i Gazetarëve Evropianë – Bullgaria dënoi kategorikisht reportazhin, i cili përkrahte shfrytëzimin e dhunës fizike nga Dinko. Fondacioni “Avokatë Bullgarë për të Drejtat e Njeriut” bëri apel, që ministri i brendshëm dhe kryeprokurori t’i japin fund dhunës kundër refugjatëve në kufirin dhe të shpallin idenë për kapjen e emigrantëve nga reparte të vullnetarëve si e paligjshme. Sipas Fondacionit në se nuk do të parandalohet një nismë e tillë nga organet e rendit, ajo mund të ketë rezultate të paparashikueshme dhe tragjike. Juristë komentuan, se Dinko duhet të akuzohet në arrestime të paligjshme, sepse megjithëqë kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme, emigrantët e kapur prej tij kërkuan strehim dhe nuk kanë bërë ndonjë krim.
Prokuroria refuzoi që vet të referohet për veprimet e Dinkosë, sepse mungonin dëshmi për veprimet e tij. U bënë prova për politizim. Nga e majta caktuan veprimet e Dinkos si të papranueshme, por i arsyetuan me ndjenjën e mungesës së mbrojtjes nga ana e pushtetit, gjë që i provokon shtetasit për veprime ekstreme. Nacionalistët bënë provë të rikthejnë idenë për patrullat vullnetarë me argumentin, se shteti ka abdikuar nga detyrimet e tij dhe se në ditët tona të vështira duhet t'i shpresohet ndihmës së shtetasve. Është fakt, se Bullgaria nuk ka nevojë për vullnetarë të cilët të kapin emigrantët. Është fakt gjithashtu, se shteti nuk abdikoi nga përgjegjësitë për mbrojtjen e kufirit, gjë që u vërtetua me ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Forcave të Armatosura. Sipas këtij ndryshime lejohet, që me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në rojën kufitare të përfshihet edhe ushtria. Po këtë hap e ndërmori gjatë javës edhe Serbia fqinje.
Kazusi “Dinko” në fakt mund të pranohet si një vazhdim origjinal i botimit të historive interesante për kapjen e emigrantëve nga gjahtarë. Vëmendja speciale treguar ndaj këtij buri shpjegohet më tepër me shqetësimet e shoqërisë bullgare të provokuara nga fluksi paprecedent i emigrantëve që prej vitesh. Të mos harrojmë, se sipas anketimeve sociologjike, ndër bullgarët dominojnë ata, të cilët janë të rezervuar ndaj pranimit dhe integrimit të të huajve në vend.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi..