Imagjinoni se duhet të hyni brenda një are misri. Dhe pse? Për të fotografuar një obelisk të ruajtur nga koha romake, pjesë të një mauzoleu orakulli. Nuk bëj shaka, këtë e kanë mbijetuar krijuesit e albumit “A Guide to Roman Bulgaria” (Udhërrëfyes për Bullgarinë Romake). Ata, me përjashtim të arkeologes Milena Rajçeva, janë gjithashtu autorë edhe të albumit tjetër që ju prezantuam para pak kohe – “Guide to Thracian Bulgaria” (Udhërrëfyes për Bullgarinë Trake).
Dhe për të mos prezantuar obeliskun midis fshatrave Musina dhe Lesiçeri (Bullgari Veriore) si simbol i trashëgimisë romake në Bullgari, bashkë me arkeologen tjetër të ekipit Dimana Trënkova po shikojmë nga kopertina e librit. Atje ndodhet fotografia e mozaikut nga Bazilika e Vogël e qytetit Plovdiv (Bullgari Jugore) me imazhin e një dreri:
“Dreri simbolizon disa gjëra: në vend të parë – dëshirën e të porsapagëzuarve që të pranojnë Krishtin ndërmjet ritit të pagëzimit dhe të pastrojnë shpirtrat e tyre. Një shpjegim tjetër është se njerëzit e krishterimit të hershëm kanë besuar në këtë se drerët kanë thithur me frymën e tyre gjarpërinjtë nga toka. Kuptohet se gjarpërinjtë atëherë kanë simbolizuar Djallin. D. m. th drerët për romakët e dikurshëm kanë qenë simbol i fitores mbi të keqen.”
Mendoj se shpjegimi i dytë më duket më i panjohur, por në të njëjtën kohë më i afërt së tanishmes. Pikërisht si një dre objektivi i aparatit fotografik të Antoni Georgievit na shpie ndër rrënojat e betejave të paharrueshme... përsëri kundër së keqes. Kampe luftarake dhe fortifikime mund të gjeni afër autostradës Sofje-Burgas (ku ndodhet parku arkeologjik Kabile), kështu edhe në brigjet e Detit të Zi dhe të lumit Danub. Më pak të njohura janë ato të qyteteve Kulla, Silistra, Svishtov, Ruse, Ballçik, Bjala.
Pavarësisht se bazilikat romake janë monumentet arkitekturale të mbrojtura më mirë tek ne nga fundi i Antikitetit deri në fillimin e Mesjetës, me siguri duhet të përmendim disa afreske nga varreza e qytetit Silistra, plot me motive bimore, zogj dhe njerëz. Dimana drejtoi vëmendjen tonë tek detajet, të cilat për njerëzit e thjeshtë nuk tregojnë shumë, por specialistët mësojnë nga to histori interesante. Për shembull – tek krehja e flokëve të një prej shërbëtorëve të çiftit familjar, për të cilin është ndërtuar varreza:“Ajo na tregon se burri nuk është vendas, nuk është trak, por nuk është edhe romak. Ai është nga fiset e gotëve”.
Pavarësisht se është gjetur në vitet e 40-të të shekullit të kaluar varreza është relativisht e panjohur. Kjo mund të thuhet edhe për tërë trashëgiminë e qytetit antik Dorustorum. Si një qendër Peshkopie i krishterimit të hershëm Silistra ka dhënë 12 makëtarë në shekullin e tretë gjatë kohës së përndjekjeve të perandorit Dioklecian. Mëkatarët nuk deshën të nderonin perandorin romak si perëndi, siç kërkonte tradita pagane. Si pjesë e Perandorisë Romake, qytetet në trojet e tanishme bullgare nuk dukeshin ndryshe, ishin pikërisht siç qytetet e tjera të kësaj kohe në territorin e Perandorisë. Gjuha latine ka qenë më e përhapur në rajonin e Bullgarisë së sotme veriore, derisa greqishtja – në trojet e Bullgarisë Jugore (me përjashtim të disa dokumenteve të rëndësishme të gjetura atje). Shkaku për këtë sipas Dimana Trënkovës është fakti se “udhëheqësit e provincave kanë qenë mjaftë të mençur për të kuptuar se nuk mund të imponojnë latinishten në qytetet-djepe të qytetërimit grek”.
Nuk është e rastit se qyteti, ku trashëgimia romake është ruajtur më mirë – Plovdiv ndodhet në qendrën e librit. Ai rekomandohet si destinacion i parë për të huajte, të cilët kanë pak kohë dhe dëshirojnë të vizitojnë vendet më interesante. Vendi i dytë i rekomanduar në këtë libër është Pavlikeni – një qytezë pak e njohur në Bullgari Veriore, emri i së cilës vjen nga themeluesit e saj - “pavlikjani” (heretikë dhe gnostikë armenë). Gjatë vjetëve të 70-të të shekullit të kaluar thesarkërkuesit gjetën shumë vegla qeramike në afërsi të qytetit Pavlikeni. Pas tyre arkeologët zbuluan një vilë romake, ku ishin prodhuar sende qeramike – nga tulla deri në lodra. Sendet e prodhuara atje kanë arritur bile Krimen. Në fillimin e vjetëve të 80-të atje u krijua një muze në të hapur:
“Kjo është ndërtuar prej pjesëve të ndryshme qeramike, të cilat nuk kanë vlerë për studiuesit. Kishte furra dhe demonstrime për secilën etapë të procesit të përpunimit me nxënësit e shkollës për qeramikë të qytetit Trojan. Secili vizitues VIP kishte mundësi të bënte tullën e vet me nënshkrimin personal. Tani këto tulla ndodhen në një mur – mund të shikoni tullën e Ljudmilla Zhivkovës (e bija e diktatorit të atëhershëm komunist dhe ministre e kulturës të asaj kohe), atë të thesarkërkuesve në fjalë me të shkruarën prej tyre – “ne ishim të parët”.
Edhe për ne është një krenari e veçantë – të jemi ndër të parët, të cilët prezantojnë këtë album para lexuesve të tij të ardhshëm në tërë botën.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Antoni Georgiev
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..