Në kinemanë “Ljumier” Gjeorgji Stoev (Xheki), Georgi Penkov (Xhoni) dhe Hristo Iliev (Çarli) do të marrin dekoratën e Sofjes për kontributin e vet të plotë ndaj artit të shtatë. Kureshtarja është se, asnjë nga të tre nuk ka mësuar në një universitet kinematografik, por krijojnë dhjetëra filma dokumentar dhe artistik me një gjatësi të ndryshme – nga 5 deri më 90 minuta. Bisedojmë me Nikolla Boshnakovin, regjisor i montimit tek ta. Ai është dhe autor i filmit dokumentar për trion – “Xheki, Xhoni dhe Çarli nuk janë emra të qenve.” Ja se si i prezanton për Radio Bullgarinë:
“Xhoni Penkov është anëtar i Asociacionit botëror të akustikëve me një patentë personale – këto kolona reflektuese të basit, të cilët tani janë kudo. Këtë Xhoni e krijon këtu në Bullgari. Paralelisht në Perëndim bëhen përpunime të tilla, por kjo është patenta e tij personale, ai ka akoma 6-7 patente të veta. Në kinemanë dokumentare bullgare, në filmat më të mirë, në vija të përgjithshme tingëllimi gjithmonë ka qenë i tij. Ai gjithmonë është munduar drejt maksimales dhe e ka arritur. Tani pak nga pak largohet nga veprimtaria aktive, por tek ai gjithmonë ka versione të fundit. Me softuerët e rinj punon në mënyrë të shkëlqyer. Ai tanimë është në moshën 85 vjeçe, por është në një formë shumë të mirë profesionale.”
Çarli është mjeshtër i skenarëve për filma dokumentar. Ai gjen tirazhet, tregon historitë e tyre dhe e le që aty e tutje regjisorin të marrë përsipër sfidën. Por merr dhe një pjesë shumë aktive në fotot. Në bazë të skenarit të Çarlit janë krijuar dhe krijime të animacionit, të cilët kanë fituar dekorata vendase dhe jashtë kufirit. Xheki është regjisor në trion, ai është biolog për nga arsimi, ka mësuar në Drezden dhe në Sofje. Ai ka një dhunti ka një ndjenjë të shkëlqyer drejt komikes. Si dhe të tjerët në grup.
“Xheki është i tillë-me një karakter interesant-shënon Nikolla Boshnakov. Fillon fillimisht me filma të njohur shkencor. Pas kësaj vijnë “Vuajtjet e Spasit dhe të Nelit” (në shirit personazhet kryesore janë qeni dhe macja). Ky është një projekt i përbashkët për të tre. Xheki ka një punë shumë të njohur si regjisor dhe për mua është një kënaqësi të punoj me të dhe me Xhonin dhe Çarlin, sepse ata janë mes klasikëve të fundit të gjallë të kinemasë tonë.”
Në kinemanë “Ljumier” do të tregohet filmi më i ri i trios “Mirëmëngjesi, kapiteni”. Heroi kryesor i shiritit dokumentar është Genata-frontmen i grupit “Non stop” në shkollën Detare. Formacioni drejtohej në kohë nga Boris Karadimçevi. Në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar grupi është jashtëzakonisht i njohur në regjionin e qytetit Burgas. Por të rinjtë shkojnë ushtarë dhe shpërndahen në nënreparte të ndryshme. Genata është i shpërndarë për 3 vjet e gjysmë në një nëndetëse, pas kësaj bën dhe akoma disa punë të tjera nëpër anije. Pas kësaj pothuajse 20 vjet është shef i portit në Carevo. Dhe kudo është shpirti i kompanisë: gëzim, vallëzime dhe këngë. Jo rastësisht krijuesit e filmit e përcaktojnë si “Muzikali i parë dokumentar”. Por Genata është i drejtuar përpara sfidës së fatit. Mbase karakteri i tij i lumtur do ti ndihmojë?
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..