Sot janë të Lidhurat e Djathit, kurse që nesër fillojnë Kreshmët e Mëdha. Sipas traditës ato zgjasin 7 javë dhe përfundojnë në Ditën e Pashkës. Tradita e cila ve fillimin e periudhës më të gjatë të një maturie në kalendarin ortodoks, populli ynë e quan Sirni zagovezni. Në krahinat e ndryshme të vendit ekzistojnë akoma shumë emërtime të ndryshme – Falja, Sirnica, Sirni poklladi, Orata... e të tjera. Të gjitha ato janë të lidhura me ritet karakteristike të cilat janë të lidhura me të gjithë ditën deri vonë në darkë.
Është e detyrueshme që njeriu të kërkojë ndjesë nga ata të cilët qëndrojnë më lartë se ai në bashkësi. Dhe ta marrë, natyrisht. Mezi atëherë – pasi ka marrë ndjesën – mund të ulet në tavolinë dhe të hajë. Sot kjo traditë zhvillohet akoma, kurse gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit tërheq një rreth gjithnjë e më të gjerë pasuesish. Bile dhe bullgarët, të cilët jetojnë jashtë atdheut të vet, gjejnë mënyrë të kërkojnë ndjesë nga më të moshuarit. Kurse pas kësaj – të rendisin tryezën festive me ushqime të detyrueshme, pavarësisht se në cilën pikë të planetit gjenden.
Të lidhurat e djathit gjithmonë bien ditën e diel. Të rinjtë në mëngjes herët vazhdojnë me vizitat e veta për të kërkuar dhe për t marrë falje. Kurse gratë në shtëpi përgatisin darkën. Sipas Dimitër Marinovit, dukur kanë vënë në tavolinë peshk, gjalpë, vezë dhe byrek. Çdo gjë e kanë përgatitur me gjalpë, vezë dhe qumësht – produktet, të cilat janë të ndaluara në periudhën e kreshmës (mishi përjashtohet nga ditë e të Lidhurave të Mishit – një javë përpara të Lidhurave të Djathit).
Dikur shtëpiaket u kanë shpërndarë ushqim më të varfërve, të cilët nuk kanë pasur se me çfarë të festojnë. Më e gëzueshmja është e ashtuquajtura hamkane, që bëhet pas ngrënies së darkës, me një vezë të zier ose hallvë të bardhë.
Pavarësisht se hyn mjaft më vonë në jetën tonë, hallva e bardhë është e detyrueshme për tryezën festive në ditën e të Lidhurave të Djathit në shumë rajone të vendit. Veza ose një cipë nga hallva lidhen me pe të kuq ose me verore dhe zgjaten me një fije të gjatë nga tavani. Pas të njëjtit pe por pak më lart lidhin dhe një thëngjill. Në disa vende pas vezës lidhin dhe copë djathi. E tundin perin e gjatë dhe çdo një mundohet që ta kapë vetëm me gojë (pa ndihmën e duarve) thëngjillin, vezën ose djathin. Pas kësaj thëngjilli mblidhet që të mund të përdoret gjatë prishjes së syrit të keq ose gjatë një shërimi.
Një traditë tjetër po kështu shumë karakteristike është Oratnik. Ajo po kështu ka emërtime të ndryshme në varësi nga mënyra, në të cilën bëhet në krahinat e ndryshme. Në rrethin e Samokovës për shembull, e quajnë oratnik drurin e ndyrë më dysh, kurse midis dy pjesëve të tij është futur kashtë, E ndezin kashtën, e vërtisin drurin dhe bërtasin “Orata, kopata më jep o xhaxho vajzën...” Kudo ndezin zjarre prej kashtës jashtë fshatit, në ndonjë kodër. Djemtë i kalojnë me kërcime kurse vajzat hedhin valle. Në disa krahina të Bullgarisë Veriore e quajnë ndezjen e kashtës “olelija” (potere). Kurse në rrethin e Sofjes e ndezin kashtën e lidhur pas shkopinjve të gjatë, të cilët i vërtisin.
Gjatë kësaj mbrëmjeje të rinjtë, të cilët janë lidhur midis tyre me premtime, por nuk janë martuar gjatë dimrit, mund të ndahen – deri në vjeshtë ose deri në tubimin e parë. Në këtë mënyrë ata e kthejnë lirinë e vet për një zgjedhje të re të një partneri për martesë. Me zjarrin dhe me forcën e tij është e lidhur tradita “çillkane na streli” (hedhje të shigjetave). Çdo një i ri ka përgatitur dhjetëra shigjeta të quajtura “pernici” – për shkak të fijeve të cilat janë në njërin fund. Ato janë me një majë të mbrehur , kurse fundi lyhet me katran. Shpërthimi i tyre nuk është një punë e thjeshtë, prandaj më të mëdhenjtë i mësojnë më të rinjtë akoma që në ditën e Shën Asenit (më herët ka qenë e ndaluar të bëhet). Pasi të ndezin oratnikun, djali e kalon dhe mezi pas kësaj fillon të dërgojë drejt shtëpisë të së dashurës së vet shigjeta me një fund të ndezur. Në ditën tjetër prindërit e vajzës me kujdes i mbledhin shigjetat dhe i numërojnë, gjë që është një farë testimi për popullaritetin e vajzave të tyre.
Ditën e hënë pas festës së të Lidhurave të Djathit, të quajtur akoma dita e Kukerve në shumë vende tek ne janë nisur djem të maskuar beqar e të martuar – të veshur në rroba grash. Besohet se zhurma e madhe e zileve të tyre dhe të kumbarave dhe po kështu dhe maskat – të cilat i mbajnë mbi fytyrë i dëbojnë forcat e këqija nga toka dhe i hapin rrugë fillimit të ri.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..