Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestra e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare dhe Kori “Zërat Kozmikë” në një aventurë të re artistike

Foto: Allbena Bezovska

Programi më i ri, të cilin na ofron Orkestra e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare titullohet “Tablo vokale dhe instrumentale”. Data është 16 mars, ndërsa skena është Studioja e parë e radios. Ndoshta kjo është aventura më e madhe artistike para së cilës qëndrojnë ekzekutuesit virtuoz dhe dirigjenti i tyre Dimitër Hristov gjatë këtij sezoni.

Ata do të jenë bashkë në skenë me korin e njohur “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva. Tabloja laramane shtohet edhe nga formacioni i vogël i orkestrës simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Publiku do të dëgjojë vepra të kompozitorëve të njohur nga disa gjenerata – Stefan Mutafçiev, Krasimir Kjurkçijski, Nikollaj Kaufman, Millço Vasillev, Georgi Andreev e të tjerë. Për herë të parë “Vallja e nestinarëve” nga Marin Goleminov do të ekzekutohet në një variant për orkestër popullor. Ndoshta kjo është melodia më e njohur nga baleti “Nestinarka” i këtij kompozitori të madh bullgar. Transkribimi është vepër i muzikantit Dimitër Stançev. Veprat e reja, premiera e të cilave do të jetë pikërisht në këtë koncert janë disa. “Kënga dhe valle e dasmës” për kor dhe orkestër nga Dimitër Trifonov. Kostadin Gençev dhe Dimitër Hristov kompozuan pjesa për dy grupe folklorike, për instrumente klasike dhe për këngëtaren popullore Evelina Spasova, të cilën do të dëgjojmë si soliste.

Do të përmendim, se ky koncert është pjesë e programeve tematike të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, që përfshinin koncertet “Ritmi i Ballkanit”, “Klasikët e muzikës dasmore bullgare”, “Arti i koncert mjeshtërve”, “Portrete muzikore”. Para një muaji orkestra më prestigjioze e muzikës popullore mori çmimin e Radios Kombëtare Bullgare “Sirak Skitnik”. Sezoni është tepër i suksesshëm edhe për korin popullor të grave “Zërat Kozmikë” dhe për dirigjenten Vnja Moneva. Në fund të vitit 2015 ato u kthyen me çmimin e parë dhe të vetëm nga Konkursi Ndërkombëtar Koral i Radios dhe Televizionit Evropian në kategorinë pop, xhaz dhe gospel.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD