Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bilbilet e Nadka Karaxhovës – 25 vjet në majat muzikore

Foto: arkiv personal

Kuarteti vokal i femrave “Sllavej” (Bilbil) është krijuar në vitin 1991 nga këngëtarja e mrekullueshme popullore Nadka Karaxhova. Bashkë me të në fillim në kuartet janë e bija e saj Svetlla, Stojana Llallova dhe liljana Galevska. Ato të gjithat janë soliste të ansamblit folklorik me famë botërore “Filip Kutev”.

“Kur isha e vogël nëna ime gjithmonë mungonte – kujton Svetlla Karaxhova. Ajo udhëtonte me ansamblin “Filip Kutev” në tërë botën, mungonte nga 2-3 muaj. Kur kthehej ajo ishte për mua si një atlas i hapur gjeografik – me tregimet e saj për shtetet e vizituara, për sallat në të cilat kishte këndaur. Ndoshta krijimi i kuartetit “Sllavej” ishte një lloj kompensimi për ndarjen tonë shumëvjeçare. Në sajë të producentit tonë francez Emanuel Marteli udhëtonim shumë, kishim angazhime në tërë botën. Ishim vazhdimisht së bashku – edhe në jetë, edhe në skenë.”

Ja se çfarë tha këngëtarja tjetër e kuartetit Liljana Galevska: “Kuarteti “Sllavej” është jeta ime. Nadka Karaxhova e madhe e themeloi atë dhe deri më sot, tashmë 25 vjet, jemi së bashku. Për fat të keq ajo ndërroi jetë shumë herët. Me të ishim mikesha dhe dua të them se ajo më mungon shumë. Akoma në fillim krijuam një disiplinë të mirë profesionale dhe ndoshta në sajë të kësaj jemi së bashku aq shumë vjet. Gëzohem shumë se ka njerëz të rinj, të cilët na dëgjojnë dhe të cilat ecin në rrugën tonë. Një ditë besoj se do të na trashëgojnë.”

Repertori i kuartetit folklorik është prej veprave të disa kompozitorëve  bullgarë si Filip Kutev, Kosta Kolev, Krasimir Kjurkçijski etj. Tingëllimi i kuartetit “Sllavej” gjithmonë ka qenë shumë karakteristik – me interpretime të përsosura polifonike. Çdo një këngë është interpretuar me mjeshtëri dhe përpikëri, me shumë dashuri. Formacioni gjithmonë punon me muzikantët më të mirë në fushën e muzikës folkorike. Disa prej këngëve të tyre më të adhuruara janë incizuar me Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.

Përveç Svetlla Karaxhovas dhe Liljana Galevskas sot në kuartetin “Sllavej” marrin pjesë akoma dy këngëtare të reja – Kristina Karamfillova dhe Vanja Vakari. Së bashku ato vazhdojnë të shpërndajnë bukurinë e folklorit bullgar në skenat tona dhe të huaja muzikore. Kanë ide të reja për tingëllimin e folklorit dhe sot vazhdojnë të punojnë me profesionistët më të mëdhenj në këtë zhanër. Një nga projektet e tyre të fundit janë lidhur me një nga orkestrat më të mëdha për muzikë dasme “Kanarite”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD