Kuarteti vokal i femrave “Sllavej” (Bilbil) është krijuar në vitin 1991 nga këngëtarja e mrekullueshme popullore Nadka Karaxhova. Bashkë me të në fillim në kuartet janë e bija e saj Svetlla, Stojana Llallova dhe liljana Galevska. Ato të gjithat janë soliste të ansamblit folklorik me famë botërore “Filip Kutev”.
Ja se çfarë tha këngëtarja tjetër e kuartetit Liljana Galevska: “Kuarteti “Sllavej” është jeta ime. Nadka Karaxhova e madhe e themeloi atë dhe deri më sot, tashmë 25 vjet, jemi së bashku. Për fat të keq ajo ndërroi jetë shumë herët. Me të ishim mikesha dhe dua të them se ajo më mungon shumë. Akoma në fillim krijuam një disiplinë të mirë profesionale dhe ndoshta në sajë të kësaj jemi së bashku aq shumë vjet. Gëzohem shumë se ka njerëz të rinj, të cilët na dëgjojnë dhe të cilat ecin në rrugën tonë. Një ditë besoj se do të na trashëgojnë.”
Repertori i kuartetit folklorik është prej veprave të disa kompozitorëve bullgarë si Filip Kutev, Kosta Kolev, Krasimir Kjurkçijski etj. Tingëllimi i kuartetit “Sllavej” gjithmonë ka qenë shumë karakteristik – me interpretime të përsosura polifonike. Çdo një këngë është interpretuar me mjeshtëri dhe përpikëri, me shumë dashuri. Formacioni gjithmonë punon me muzikantët më të mirë në fushën e muzikës folkorike. Disa prej këngëve të tyre më të adhuruara janë incizuar me Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare.
Përveç Svetlla Karaxhovas dhe Liljana Galevskas sot në kuartetin “Sllavej” marrin pjesë akoma dy këngëtare të reja – Kristina Karamfillova dhe Vanja Vakari. Së bashku ato vazhdojnë të shpërndajnë bukurinë e folklorit bullgar në skenat tona dhe të huaja muzikore. Kanë ide të reja për tingëllimin e folklorit dhe sot vazhdojnë të punojnë me profesionistët më të mëdhenj në këtë zhanër. Një nga projektet e tyre të fundit janë lidhur me një nga orkestrat më të mëdha për muzikë dasme “Kanarite”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..