Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë nga qyteti Bansko vazhdojnë traditën e këndimit me dy zëra

Foto: arkiv personal

I shtrirë në rrezet e malit Pirin, qyteti Bansko gërsheton në mënyrë të mrekullueshme të kaluarën me të tanishmen. Qendra e bukur me shtëpitë nga koha e Rilindjes, është plotë godina historike dhe muze. Edhe tavernat janë të rregulluara në stilin tipik bullgar. Aty shpesh herë mund të dëgjohet folklori rajonal në interpretim të muzikantëve të mrekullueshëm popullorë. Pikërisht ata interpretues dhe ekzekutues prezantojnë vendin në shumë festivale si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë shtetit.  Të mëdha janë sukseset e grupit të parë të burrave, i cili përhapi këndimin në dy zëra, karakteristik për këtë krahinë të Bullgarisë. Solist i këtij grupi ishte Ivan Macurev. Dekadat e fundit u formuan disa grupe të ngjashme. Ndër ta është edhe “Banski Starçeta” ose “Pleqtë nga Bansko”. Ai u themelua nga Atanas Jançoviçin para nja tri dekade. Atij i përket ideja për Grupin Folklorik të të Rinjve nga qyteti Bansko, në krye të të cilit është që nga fillimi.

Gjatë viteve të fundit Grupi Folklorik i të Rinjve nga qyteti Bansko mori pjesë në një sërë festivalesh dhe tubimesh. Në vitin 2015 fitoi medaljen e artë në Tubimin Jubilar në qytetin Koprivshtica. Të shumta janë edhe ftesat për koncerte bashkë me Ansamblin “Pirin”, Ansamblin “Bëllgare” e të tjerë. Në një nga koncertet drejtuesi me shaka i quajti “Mladite Banski Starçeta” ose “Pleqtë e Rinj nga Bansko”. Grupi e pëlqeu këtë ngacmim dhe kështu emërohet edhe më sot, sepse shumë shpesh në një skenë këndojnë të moshuarit dhe të rinjtë, shpjegon Atanas Jançoviçin dhe vazhdon:

“Grupi ekziston që prej gjashtë vitesh. Fillimisht e formuam në Qendrën për Punë me Fëmijë në qytet. Atëherë pjesëmarrësit ishin nja 40. Mirëpo, një ditë qendra pushoi së ekzistuari dhe kështu grupi u shpërbë. Edhe unë për një kohë punova jashtë shtetit. Pasi u ktheva prapë u mblodhëm dhe formuam grupin e të rinjve. Si të gjithë të rinjtë edhe pjesëmarrësit në formacionin tonë kanë interesa të llojllojshme, por më shumë se sa të gjithë pëlqejnë folklorin autentik. Gëzohem, se fëmijët e grupit janë inteligjentë dhe synojnë te arritje më të mëdha. Janë shumë të talentuar të rinjtë tanë – disa mësojnë në gjimnazin matematikor, kemi studentë në Universitetin e Sofjes, në Akademinë Sportive, në Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave e kështu me radhë...”

Në Grupin Folklorik të të Rinjve nga qyteti Bankso ka edhe disa vajza. “Kjo gjithashtu është pjesë e traditës së pasur vendore. Përpiqem, që të transmetoj këngët ashtu siç e bënte këtë mësuesi im Ivan Macurev” – shpjegon Atanas Jançoviçin dhe vazhdon: “Ai më zbuloi në një nga Tubimet “Pirini Këndon”. Isha në klasën e tretë ose të katërt. Motrat Zdravka dhe Pirinka Hristovi – një duet i njohur edhe më sot, gjithashtu merrte pjesë në ato tubime. Disa vite më vonë Ivan Macurevi na bëri propozim të formojnë një grup të të rinjve pranë Vatrës së Kulturës. Pas kësaj hyra në formacionin e burrave. Të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës atij, se ai i përfshiu këngët e krahinës së qytetit Bansko në koncertet e skenës së madhe. Është një proces i vështirë që të prezantohet një këngë autentike në skenë. Ai më këndonte melodinë kryesore dhe pas kësaj unë interpretova këngën ashtu siç e ndjeva. Pikërisht këtë duhet t’u transmetojë fëmijëve të grupit. Për nga profesioni jam gdhendës i drurit. Kur punoj me drurin gjithnjë në mendje dëgjoj këngët e krahinës amtare.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD