“Forca e fjalës: rrjete, radikalizimi, satirizimi” – nën këtë moto në Kuvendin Popullor u mbajt një konferencë ndërkombëtare. Shkak u bë Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë. U diskutuan dy tema kryesore: radikalizimi i të rinjve në rrjetet sociale dhe humori si kritikë politike. Ndër pjesëmarrësit ishte edhe karikaturisti i njohur bullgar Çavdar Nikollov. Vallë, a dini kur karikatura lindi si një gjini artistike? Kjo ndodhi në shekullin XVI në Itali – shpjegoi ai. Në fillim ajo shfrytëzohej për argëtim të piktorëve në atelietë e tyre. Më vonë, në shekujt XVIII-XIX shfaqet edhe karikatura politike. Atëherë ajo u kthe në një armë të fjalës së lirë, por edhe në armë të propagandës. Mirëpo, vizatimi i karikaturave nuk është një veprimtari e parrezikshme.
Ka shumë shembuj edhe në historinë bullgare. Në vitin 1925 në vend zhvillohej një luftë të pashpallur civile, në të cilën shpesh herë të dy palët dhënin viktima si rezultat i atentateve. Afro një jave para atentatit të Organizatës Ushtarake të Partisë Komuniste në kishën “Shën Nedelja” në shtyp doli një karikaturë e Aleksandër Dobrinovit. Ajo rikrijonte Vdekjen, e cila thotë: “Sivjet Krishti nuk do të ngjallë”. Mirëpo, çfarë ndodh pas disa ditësh – një atentat. Numri i të vdekurve ishte 213, ndërsa të plagosurit – 500 veta. Aleksandër Dobrinovi u arrestua momentalisht, si i dyshuar në lidhje me atentatorët. “Ai kaloi ndoshta gjashtë muaj në burg, përderisa politikani dhe gazetar i njohur Dimo Kazasov nuk e mbrojti dhe kështu ai u çlirua – thekson Çavdar Nikollov. – Faktet historike tregojnë, se marrëdhëniet e karikaturistit Aleksandër Dobrinov me pushtetet e ndryshme nuk ishin të mira. Pas vendosjes së regjimit komunist në vend më 9 shtator të vitit 1944 ai u dënua për dy vjet burg nga i ashtuquajturi Gjyq i Popullit. Arsye për këtë u bënë ilustrimet e tij për jetën në Bashkimin Sovjetik, të botuara nga Ministria e Propagandës.”
Një karikaturist tjetër bullgar – Aleksandër Bozhinov, pikturoi Mollotovin me simbole naziste nga koha e Paktit Ribentrop-Mollotov, kur marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë ishin të shkëlqyeshme. Është kureshtare historia e karikaturistit Aleksandër Bozhinov para Gjyqit të Popullit. Që të jetë dëshmitarë kundër tij u ftua piktori i talentuar Ilija Beshkov, i cili njihej me orientimin e tij të së majtë. Në kuadrin e seancës gjyqësore gjyqtari e pyeti Beshkovin: “Ju jeni karikaturisti më i mirë bullgar?” Mirëpo, Ilija Beshkovi iu përgjigj: “Jo, karikaturisti më i mirë bullgar është në bankën e të pandehurve.”
“Mirëpo, kjo përgjigje i solli piktorit një vit dënim me kusht vendosur nga Gjyqi i Popullit. Në historinë e karikaturës bullgare më i rëndë është fati i piktorit Rajko Aleksiev. Një nga karikaturat e tij, të botuara në gazetën “Shturec” përbën si Stalini i bie balalajkës. Teksti nën karikaturën është “Vollga, Vollga, nënë e dashur”, ku do të jetë fundi”. Është e dukshme, se Rajko Aleksievi nuk ishte i respektuar nga komunistët. Ai ishte i vrarë dhe pak pas kësaj u dënua nga Gjyqi i Popullit.”
Nga koha më e re gjithashtu kemi shembuj të shfaqjes së ndërgjegjes prej qytetari:
“Është interesant rasti kur në vitin 1968, satiriku Radoj Ralin dhe karikaturisti Boris Dimovski krijuan librin “Speca djegës”. Dihet se tirazhi i tij pas afro dy javëve u mor dhe u dogj në Kombinatin Poligrafik. Kjo për shkak të karikaturës, me të cilën Boris Dimovski ilustroi një nga epigramet e Radoj Ralinit – “Bark i plotë – për dije të shurdhër”. Krahas kësaj një poet i kohës në bishtin e derrit zbuloi nënshkrimin e udhëheqësit të atëhershëm të shtetit Todor Zhivkov. Për këtë arsye tirazhi u mor dhe u dogj. Pas kësaj Radoj Ralini dhe Boris Dimovski humbën vendet e punës dhe ranë në pamëshirë.”
Një karikaturist tjetër bullgar – Todor Conev pothuajse çdo ditë pikturonte Todor Zhivkovin. Pas ndryshimeve në vitin 1989 ai rregulloi një ekspozitë të madhe. “Ndoshta nuk kishte ndonjë ekspozitë tjetër, ndaj së cilës të kishte një interes aq të gjerë dhe aq të madh në historinë e karikaturës bullgare” – bënë konkluzionin Çavdar Nikollov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..