Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karllo Petrini: “Ushqimi i mirë është një kujtesë, një traditë familjare dhe gjuhë të miqësisë dhe të diplomacisë”

Foto: BGNES

“Veprimtaria e njerëzve nga rrjeti “Slow Food” është një revolucion modern ledhatues – i shijshëm, por gjithsesi revolucion” – thotë themeluesi i idesë Karllo Petrini. Përpara ditëve ai prezantoi përpara lexuesve bullgarë librin e tij me titull “Mirë, pastër, me të drejtë” – cilësitë bazë të ushqimit për njerëzit, për të cilët apelon lëvizja botërore “Slow Food”. Ai është i mirë sepse është i shijshëm. I pastër sepse prodhohet, pa pasur një ndikim të dëmshëm mbi mjedisin rrethues. Dhe i drejtë, sepse respektohet puna e njerëzve, të cilët prodhojnë, përpunojnë dhe shpërndajnë ushqimin tonë. Sipas Petrinit, duke përkrahur idenë e “Slow Food”, njeriu i kundërvihet anës konsumatore, fitimit me çdo kusht, bindjes se, na është e lejuar të bëjmë çfarë të duam kundra natyrës.

“Këto janë pikëpamje, kundër të cilave duhet të luftojmë në një mënyrë më revolucionare. Na është i nevojshëm një revolucion i butë”, thotë Petrini.

Në vazhdim të shekujve dhe në sajë të punës të qindra njerëzve kuzhina është kthyer në një pasuri dhe një trashëgimi kulturore për çdo një popull, ashtu si monumentet arkitekturore, gjuha dhe muzika. “Në një nivel botëror kjo larmi është e parashtruar përpara rrezikut të zhduket” – gjykon autori. Ai thekson se mes detyrave bazë të “Slow Food” është të mbrojë këtë larmi, sepse kjo i jep vlerë ushqimit.

Ka rreth 50 ushqime nga Bullgaria, të përfshirë në listën e atyre të cilat po zhduken. Pyetjes se çfarë mund të bëhet, që të mund të ndihmohen prodhuesit e vegjël, përgjigja qe e shkurtër dhe e qartë: duke u blerë produkti i tyre. Me zgjedhjen e vet secili bëhet pjesë nga vargu bashkë prodhues të ushqimit, të cilin e përdor. Në Bullgari lëvizja “Slow Food” ekziston që prej rreth 10 vjetëve dhe po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh në shoqërinë tonë. “Jam kureshtar të shikoj sesi bashkëjeton trashëgimia historike e kuzhinës bullgare me kulturën moderne dhe si kjo jep një ndikim pozitiv mbi të gjithë kulturën e vendit tuaj – thotë Karllo Petrini. – Është e qartë se që të gjithë jemi tanimë në Bashkimin Evropian dhe që të gjithë e dimë se, gjendja e ekonomisë tonë agrare në të është e rëndë. Gjatë viteve të fundit mallrat industriale dhe vargjet e mëdhenj të distributorëve e ngushtuan pasurinë e madhe prej produkteve të mishit dhe të ushqimeve tradicionale dhe në të gjitha 28 vendet nga Bashkimi Evropian “Slow Food” punon për forcimin e ekonomive vendase, produkti agrar, peshkimi dhe blegtoria.

Evropianët nuk duan të humbasin pasurinë e vet të shijeve. Po vë re një kthim të njerëzve të rinj drejt tokës dhe një interes nga ana e tyre drejt bujqësisë biologjike. “Slow Food” punon, që të mund këta fermerë të kenë të ardhme. Ndryshimin do ta arrijmë përmes arsimit dhe edukimit të fëmijëve. Në Itali gjatë disa vjetëve të fundit në qytetin tim të lindjes Bra, në Piemontin Verior – Itali, u krijuan mbi 500 kopshte për fruta dhe perime pranë shkollave. Kjo është një mënyrë me anë të së cilës njeriu i ri të mund të afrohet dhe të njihet me natyrën, të mund të kuptojë sesi prodhohet ushqimi. Rrjeti dhe filozofia e “Slow Food” u shpërnda në mbi 170 vende nëpër të gjithë botën. Vetëm në Shtetet e Bashkuara anëtarët tanë janë afro 100 mijë. Tanimë është e detyrueshme të kthehet tek njerëzit ndjenja për përkatësinë e tyre ndaj tokës. Bota industriale na largoi prej saj, kurse tani jemi dëshmitarë të ndryshimeve të shpejta në klimë, të cilat janë në gjendje të ndryshojnë në mënyrë drastike fatin e prodhimit bujqësor. Çdo një gradë më e lartë të temperaturës e s’poston përpunimin e tokës me 100 kilometra në veri dhe në 200 metra një lartësi më të madhe mbi nivelin e detit. Posaçërisht në hemisferën Jugore ky s’postim tanimë është realitet.”

Gjatë vitit 2005 lëvizja “Slow Food” organizon takimin e parë të bashkësive ushqyese nga e gjithë bota “Terra Madre” (Toka Nënë). Në të mblidhen mijëra fshatarë dhe prodhues të vegjël, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të mund të mbrojnë produktin e vet nga kthimi marramendës i ushqimit në një mall të zakonshëm për një përdorim në masë. Mes tyre kishte dhe prodhues nga Bullgaria. Në sajë të iniciativës për herë të parë filloi të flitet për djathin jeshil me myk nga qyteti Çerni Vit dhe për delikatesën vendase “nafpavok” e cila bëhet në bazë të një recete të vjetër vetëm në disa familje. Vesisllava Dimitrova zhvillon lëvizjen e “ushqimit të ngadaltë” në Bullgari:

“Prodhimi i djathit bullgar jeshil nga Çerni Vit qe i rivendosur në sajë të ndihmës sistematike të lëvizjes “Slow Food”. Por motoja tonë, të kolegëve nga Bullgaria, duhet të jetë “Ushqim i ngadaltë, por me veprime të shpejtë”, sepse ndryshimet tek ne janë dinamike, kurse prodhuesit e vegjël zhvillojnë një luftë të përditshme për shpëtim. Mbështetemi tek bashkësitë e vogla, tek mediet dhe tek shkencëtarët, që të mund të rivendosim dhe të ruajmë derisa është e mundur kontributin bullgar në larminë botërore të shijeve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD