Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bluz në 9” prezanton vepra bullgare xhaz

Foto: BNR
Programi më i ri i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare quhet “Bluz në 9”. Ky është titulli i një prej pjesëve të njohura të Millço Levievit, dekani i xhazit në Bullgari. Është krijuar në ritmin nëntë kohësh, karakteristik për muzikën tonë tradicionale. Xhaz pianist dhe kompozitor, Millço Levievi shkruan “Bluz në 9” në vitin 1963. Në atë kohë ai është dirigjent i Big Bendit të BNR dhe bën jashtëzakonisht shumë për repertorin e kolektivit, duke përfshirë elemente të folklorit bullgar në stilistikën e xhazit. Më vonë largohet nga Bullgaria, emigroi në SHBA dhe u bë pjesë e orkestrës së xhazistit legjendar – Don Ellis – xhaz trumpetist, baterist, kompozitor i njohur me eksperimentet e tij në fushën e metroritmikës. Sot, më shumë se gjysmë shekull më vonë, “Bluz në 9” vazhdon t’i frymëzojë muzikantët. Koncerti i Big Bendit është më 24 mars në Studion e parë të Radios Kombëtare dhe prezanton vetëm vepra bullgare. Ja se çfarë tregon dirigjenti Antoni Donçev: “Programi përfshin pjesa të jashtëzakonshme, të krijuara për orkestër, kompozitorët janë bashkëmendimtarë dhe miq tanë. Prania e një repertori të tillë të çmueshëm është arsyeja e mjaftueshme që të bëhet koncert vetëm me muzikë të autorëve bullgarë. Dua të saktësojë se ekzekutojmë nga dy vepra të secilit autor. Janë përfshirë Millço Levievi me pjesët e tij “Bluz në 9” dhe Bluz në 10”, Ljubomir Denevi me pjesët – “Jashtëtokësori“ dhe “Vallëzo, o cigane”. Në koncert do të bëhet premierë e pjesës “Eklipsi” të Angell Zaberskit—bir. Nuk mund të përmend të gjitha vepra, shpresojë se publiku do të vlerësojë muzikën.”

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare prej vitesh e ka fituar famën e një prej kolektivave të ngjashme më të mira në Evropë. Pjesëmarrjet në forume ndërkombëtare dhe incizimet në studio u sjellin artistëve njohjen e publikut dhe të specialistëve. Le të rikujtojmë, se  në radhët e Big Bendit janë disa prej xhasitëve më të njohur të brezit të ri. Përveç se janë instrumentistë të mrekullueshëm, shumica prej tyre janë autorë dhe pjesëmarrës në projekte të ndryshme. I tillë është lideri i tyre Antoni Donçev – xhaz pianist dhe kompozitor i njohur.

“Orkestra është në formë të shkëlqyeshme, jam shumë i kënaqur nga puna, kolegët e mi – gjithashtu – thotë ai. – Ata interpretojnë muzikë, që u pëlqen dhe është interesante për ta. Kjo është garanci për arritjen e cilësisë së lartë. Sfida më e madhe për mua si udhëheqës i kolektivit, është të përzgjedh vepra, të cilat t’i frymëzojnë instrumentistët dhe të tërheqin vëmendjen e publikut. Kjo është receta. Do të vazhdojmë të përfshijmë në programet tona koncertale pjesa bullgare. Ne jemi orkestër e Radios Kombëtare dhe detyra jonë është të popullarizojmë arritjet e xhaz kompozitorëve bullgarë. Ka aq shumë krijues, veprat e të cilëve mund të  zënë vend të denjë në repertorin e orkestrave më të mira në botë. Mund t’i ftojmë adhuruesit tanë edhe në një koncert tjetër me program interesant bullgar. E kam quajtur “Gjurma bullgare në muzikën e Don Ellisit”, solist është trumpetisti virtuoz nga Austria – Tomas Gansh.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD