Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një akademi do të përgatisë përmes shembullit personal

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Tre shokë – të rinj, shumë ambicioz dhe të frymëzuar, realizojnë ëndrrën e vet të zbulojnë horizonte të reja përpara njerëzve kërkimtar. Në fillim të muajit ata hapën një biznes qendër Ndërkombëtare arsimuese në qytetin e vet të lindjes Goce Dellçev dhe tanimë po ndjekin qëllimin e vet të madh, të përgatisin liderët e ardhshëm të vendit tonë, prej të cilëve kemi një nevojë kaq të madhe.

Vëllezërit Gjeorgji dhe Marian Temellkovi  dhe Andej Iliev arsimohen në universitetet tona dhe perëndimore dhe njëkohësisht me këtë ëndërrojnë për shkollë personale, energjia e së cilës të tërheq njerëz në kërkimin e vetvetes dhe mësues, të cilët tu ndihmojnë të zbulojnë prirjen e vet. 10 vjet më vonë banja minerale e qytetit është kthyer në një akademi për liderë dhe nxënësit e saj të parë tanimë arsimohen në programe si “Fillimi i biznesit”, “Drejtimi i kohës dhe i stresit”, “Zgjedhje të degës dhe të universitetit”, “Biznes që nga shtëpia”. Gjeorgji Temellkovi thotë se, dijet të cilat fitohen në akademinë, e cila është pranë Biznes qendrës arsimuese ndërkombëtare, nuk mund të fitohen në universitetet.

“Kur njeriu mëson në universitet, ai nuk ka asnjë lloj përvoje praktike dhe arsimi kalon në një sjellje të thatë të informacionit. Derisa në Lider akademinë do të japim mësim përmes shembullit personal. Kjo i bind njerëzit, se sukseset mund të arrihen, mjaft që të ketë vullnet dhe dëshirë. Kështu, përmes përvojës të personaliteteve të cilët kanë sukses, të cilët do ti ftojmë për lektor, do t'i ndjekim qëllimet tona.”

Një prej tyre – menaxheri i përgjithshëm i “Vajbërit” për Evropën Qendrore dhe Lindore Atanas Rajkov, mori pjesë në hapjen e qendrës arsimuese dhe mbajti leksion për konkurrencën në epokën e ekonomisë globale dhe të dijes. Në përgjithësi në akademinë e liderëve do të imponojnë idenë për mentor si kusht për sukses.

“Pranë çdo një njeriu i cili ka pasur sukses qëndron një mentor, tregon Gjeorgji Temellkovi. Mjerisht, tek ne kjo akoma ndërmerret si një abstraksion, të cilin nuk duam ta ndryshojmë. Por në qoftë se fillojmë ti ndihmojmë njerëzit e rinj përmes shembullit tonë personal, ata më lehtë do ti ndërmarrin idetë dhe do ti realizojnë qëllimet e veta. Dhe pikërisht prandaj është detyra e mentorëve – të tregojë, të japë udhëzime dhe jo të japë vetëm urdhra.”

СнимкаProgramet në qendrën arsimuese janë të adresuara drejt dy grupeve bazë – të rinj, të cilët kërkojnë universitet dhe njerëz të orientuar në biznes.

“Programet janë të drejtuara drejt zhvillimit personal dhe për më tepër të mund ti ndihmojmë njerëzit e rinj të kuptojnë se çfarë duan nga jeta dhe pasi të përfundojnë shkollën. Drejtimi tjetër është biznes zhvillimi-kur një njeri i ka përfunduar studimet e tij dhe tanimë punon, por do që të mund të arrijë më tepër. Në këtë rast qëllimi tonë është ta drejtojmë në mënyrë të tillë, që ai të mund të gjejë rrugën e vet. Këto nuk janë programe konkrete si  në universitetet, por më të ndryshme dhe të ndara. Ideja tonë është që ta nxjerrim njeriun nga mjedisi i tij, nga zona e tij e komfortit dhe përmes përjetimit dhe arsimimit të mund të zbulojë gjëra të reja dhe të mund të arrijë rezultate.”

Gjeorgji Temellkovi shton se, njerëzit e rinj të cilët kanë sukses duhet t'i njohin qëllimet e veta, të flijojnë një pjesë nga koha e tyre dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e veta. Ai po kështu mendon se arsimi ynë ka nevojë për ndryshim:

“Ideja jonë është që të mund t’i bëjmë më të afërta lidhjet midis shoqërisë, arsimit dhe biznesin. Ti afrojmë këto rrethe, të cilat aktualisht janë të ndarë njëri nga tjetri dhe nuk kanë një komunikim të mjaftueshëm midis tyre. E shikoni se universitetet kanë një sërë degësh me shumë studentë, por për ata të cilët përfundojnë nuk ka realizim dhe ky është një nga problemet bazë. Prandaj qëllimi tonë është që të shkurtojmë distancën midis shkollave të larta dhe biznesit. Të evitojmë faktin që studentët të humbasin kohë dhe para, kur i drejtojmë drejt degës, me të cilën do të kenë sukses në sferën e vet. Pikërisht ky është orientimi personal dhe ne duam ta popullarizojmë mes njerëzve të rinj, që të mund të saktësojmë nevojat e tyre të vërteta, dhe jo çfarë u rekomandojnë të njohurit dhe prindërit.”

Fillimisht arsimi në qendrën arsimuese do të zhvillohet vetëm gjatë ditëve të pushimit të javës. Pak nga pak veprimtaria do të zgjerohet, ku qëllimi më i largët është që në fund të kurseve njerëzit të mund të emërohen drejt në punë nga punëdhënësit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD