Kompozitori i njohur Aleksandër Brëzicov vdiq në moshën 73 vjeç. Është autor i qindra këngëve, pjesëve orkestrale, i muzikës për më se 80 filma vizatimorë, artistikë dhe televizivë, për shfaqje teatrale. Ka lindur në familjen e gazetarit dhe shkrimtar të njohur Hristo Brëzicov dhe të njërës prej këngëtareve legjendare të operës Katja Spiridonova. Ka mbaruar Akademinë e Arteve Figurative në Sofje në vitin 1971, por qysh në vitet 60 bën provat e tij të para në kompozim. Në ato vite pasionohet pas xhazit. Më vonë bëhet njëri prej aranzhuesve më të talentuar dhe më të kërkuar.
Si kompozitor ka fituar çmime prestigjioze – “Lira e Bratislavës” për këngën “Deri kur” në interpretim të Neli Rangellovës, “Orfeu i Artë” për këngën “Në kohë të pasaktë” nga repertori i Ivelina Ballçevës dhe shumë të tjera. Nga viti 1991 është Udhëheqës muzikor i Ansamblit të këngëve pranë Ushtrisë.
Në vitin 2001 është Drejtor i Radios Kombëtare Bullgare. Vite me radhë është aranzhuesi i Big Bendit të BNR. Për të ai bëri qindra aranzhime dhe krijoi pjesë të mrekullueshme orkestrale.
U prehtë në paqe.
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..