Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja e re nga krahina e malit Stranxha Irena Stankova

Foto: arkiv personal

“Që kur isha fëmijë ëndërrova të bëhem këngëtare popullore – si këngëtarët e mëdhenj nga krahina e malit Stranxha, prej të cilëve u mësova” – rrëfen Irena Stankova. Kohët e fundit ajo incizoi disa këngë për fondin e Radios Kombëtare Bullgare, bashkë me Orkestrën e Muzikës Popullore me dirigjent Dimitër Hristov. Në fondin tonë ruhen disa prej shfaqjeve të saj më të hershme që në vitet e fëmijërisë. Interpretimet janë nga konkurse dhe festa të ndryshme folklorike.

Irena Stankova lindi në qytetin bregdetar Burgas. Mbaroi një shkollë të përgjithshme mësimore në një klasë me mësimdhënien e forcuar muzikore. Këngëtarja e re shpesh herë këndon në skena të ndryshme tek ne. Krahas kësaj ka kënduar edhe në Itali, Kroaci, Rusi, Greqi, Maqedoni, Turqi. Zakonisht interpretimet e saj i shoqëron orkestra “Zhar”. Ngandonjëherë këndon në duet me interpretuesin Llazar Nallbantov, me të cilin gjithashtu ka incizime të përbashkëta. Për repertorin e vet këngëtarja tregon:

“Këngët, të cilat i interpretoj janë nga krahina folklorike e malit Stranxha. Meloditë e para i mësova nga gjyshi dhe gjyshja, të cilët kënduan pa u ndërprerë. Isha e vogël, kur mora pjesë në konkursin i kushtuar këngëve të këngëtares Magda Pushkarova, organizuar në qytetin Mallko Tërnovo. Atëherë ajo pëlqeu interpretimin tim të këngës së saj “Pse nuk më marton o moj nënë” dhe në mënyrë simbolike më quajti “e reja Magda Pushkarova”. Përveç prej saj mësova edhe te këngëtare të tjera të mëdha të krahinës Stranxha Kalinka Zgurova dhe Janka Rupkina. Një shkollë e madhe për mua ishin konkurset. Në vitin 1995 u prezantova në tubimin e njohur në fshatin Gramatikovo dhe mora çmimin e parë. Po këtë vit mora edhe çmimin e parë në Tubimin më të madh Kombëtar Folklorik në qytetin Koprivshtica. Kam edhe shumë dallime të tjera nga pothuajse të gjitha forumet për muzikën popullore, që organizohen në Bullgari. Këtu dëshiroj të përmend vetëm çmimin special të Konkursit “Orfeevo izvorçe” në Sofje, çmimin e parë të Festivalit “Folklor pa kufi” – Allbena – Dobriç.”

Këngët, të cilat Irena Stankova incizoi kohët e fundit për Radion Kombëtare Bullgare gjithashtu janë nga krahina e malit Stranxha. Në të gjitha ato flitet për dashuri. Ato këngë ajo e regjistroi nga njerëzit e moshuar të krahinës dhe ato nuk janë të interpretuara deri tashti. Irena Stankova rrëfen, se është një traditë në këtë krahinë, që këngëtarët e rinj vet të kërkojnë këngë për repertorin e vet. Kështu ata zbulojnë këngë pak të njohura, ose pothuajse të panjohura dhe i regjistrojnë “nga burimi”. Këngëtares së talentuar i pëlqen të eksperimentojë duke gërshetuar folklorin bullgar me stile të ndryshme muzikore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD