Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një serial do të tregojë për historinë e krishterimit në trojet bullgare

БНР Новини

Këndimi “Dostojno est” (Të madhërojmë) para ikonës së Hyjlindëses është interpretuar për herë të parë në shekullin e X. Javën e kaluar ai tingëlloi përsëri në Muzeun Kombëtar Historik në lidhje me prezantimin e një projekti të ri filmor për lindjen, forcën dhe besimin e një populli nën titullin “Dostojno est”. Krijimi i tij mbështetet nga Sinodi i  Shenjtë dhe nga Shenjtëria e Tij Patriku Neofit, ndërsa si partnerë marrin pjesë ministri, bashki dhe organizata turistike, si dhe mediat kombëtare – Radioja Kombëtare, Televizioni Kombëtar dhe Agjencia Telegrafike Bullgare.

Seriali përfshin tre filma nga 40 minuta,  të cilët ndjekin historinë mijëvjeçare të krishterimit në trojet tona. Ambiciet e tij janë të ringjallë historinë tonë shpirtërore, ta ruajë për brezat e ardhshëm dhe të tregojë për mundësitë për turizmin fetar në vendet, ku gjenden shembujt shpirtërorë dhe materialë të kulturës ortodokse bullgare.

Prej kësaj trilogjie do të mësojmë  për fenë e krishtere në trojet bullgare  shumë kohë para themelimit të kishës në vitin 870. Filmi i parë “Për lindjen” rrëfen, se këtu janë krijuar kishat e para apostolike që në shekullin e parë. Ja se çfarë tregon pedagogu në Fakultetin teologjik doc. Pavell Pavllov, i cili është autor dhe konsulent  në krijimin e serialit.

“Dëshirojmë të tregojmë për krishterimin e hershëm. Në historiografinë tonë të vjetër dhe  sidomos në periudhën komuniste ai ishte shumë i margjinalizuar. Periudha përpara kohës së Mbretit të shenjtë Boris I prezantohej si pagane.  Ne dëshirojmë të tregojmë për themelimin e hershëm të kishave vendase në trojet tona që në kohën e apostujve – nëpër rajonin e Detit të Zi, Detit Egje, në periferi, në Serdika, në Filipopol... Projekti kishe skenar tjetër, por kur u përfshiva unë në të, njëri prej kushteve ishte – të prezantojmë historinë e hershme, të tregojmë për shekullin e parë. Të tregojmë për apostujt, të tregojmë për këtë, se territori ynë në të vërtetë është  territori i apostujve. Këtu kanë predikuar Shën Apostulli Andrej në rajonin e Detit të Zi, Shën Apostulli Pavel në rajonin e Detit Egje. Dua të vë theksin mbi faktin, se në tre krahina – Mizia, Trakia dhe Maqedonia, ka pasur predikime të apostujve në mesin e shekullit të parë. Pas kësaj nxënësit dhe pasuesit e  tyre zgjerojnë rrjetin lokal të kishave në qytetet e mëdha – Serdika, Filipopol, Marcianopol. Më vonë, në shekullin e dytë kemi të dhëna të qarta për kishat vendase me peshkop në Debelt dhe në qytete të tjera bullgare, të cilat janë nga Antikiteti i vonshëm dhe Mesjeta e hershme. Ka gjurma të tilla, ne dimë qytetet, dimë lokalitetet, që janë vizituar nga apostujt. Është me rëndësi të bëhet një kartë, e cila të tregojë rrugën ku kanë kaluar ata. Kemi edhe vështirësi, sepse deri në këto vende nuk ka rrugë dhe kalimi është i vështirë. Synimi ynë është të kërkohet efekti iluminist. Të jetë si fillimi i një zbulimi – sidomos për njerëzit e rinj.”

Filmat do të përkthehen në disa gjuhë, ndërsa ngjarjet, personazhet dhe objektet e historisë sonë shpirtërore do të rikrijohen me mjetet e teknologjive më moderne, do të ketë dhe efekte speciale dhe muzikë të autorit të kompozitorit të ri Georgi Strezov. Për herë të parë pasuria e historisë sonë kishtare do të prezantohet në këtë mënyrë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD