I shtrirë në një pëllëmbë largësi nga kryeqyteti i Bullgarisë qyteti Pirot në Serbinë fqinje, vitet e fundit, gjithnjë e më shumë, kthehet në një vend tërheqës dhe me popullaritet ndër bullgarët. Qyteti ofron mënyra të ndryshme për kalimin e kohës. Një atmosferë speciale krijon mikpritjen e famshme të banorëve të tij. Megjithëqë jetojnë tepër thjeshtë shpirti i tyre është i hapur për miqtë. Momentet më interesante janë rreth pazarit dhe ushqimit. Tregu i së shtunës në Pirot ofron djathë dhe kaçkavall të përgatitur sipas recetave të vjetra prej qumështi. Aty pranë ka dhe një dyqan i mishit, nga ku njerëzit blejnë për shtëpi mish të njomë dhe të butë. Përball tregut në restorantin para hotelit qendror mund të hahet pleskavica më e shijshme.
Shëtitje romantike përgjatë rrjedhjes së lumit Nishava gjallërojnë ndjenje pak të harruara. Mirëpo, ne do të bëjmë shëtitje në Pirot nëpër gjurmët e shpirtit bullgar.
“Deri në Çlirimin nga Robëria Osmane historia e qytetit Pirot është lidhur fund e krye me Bullgarinë. Deri në fillimin e shekullit XIX nuk kishte depërtim serb. Konsiderohet, se në shekullin IX pas vitit 809, kur Khani Krum pushtoi territoret përreth Sofjes së sotme, pushtoi edhe rajonin e qytetit Pirot. Gjatë Mesjetës Piroti konsiderohej se ishte pjesë e trojeve perëndimore bullgare. Në disa momente kur territori i shtetet zmadhohej, ai hynte edhe në trojet qendrore bullgare. Prandaj të gjitha monumentet kulturore që datojnë nga Mesjeta janë të lidhur tepër ngushtë me Bullgarinë – tregon ciceroni Volën Antov. – Për historinë mesjetare të Pirotit nuk përmendet shumë. Por gjatë Rilindjes kishte një moment interesant, kur Ushtria Serbe depërtoi në të në vitin 1878 në kohën e Luftës Çlirimtare. Atëherë pushtetarët e Serbisë rekomanduan, që bullgarët të regjistrohen si serbë. Natyrisht ata refuzuan. Mitropoliti Evstatij Pelagonijski, prijësi shpirtëror i bullgarëve nga rajoni i qytetit Pirotdeklaroi haptazi, se dioqeza e tij përbëhet vetëm nga bullgarë. Si rezultat filluan reprezalje kundër kësaj popullsie. Mitropoliti Evstatij u hodh në burg dhe u torturua. Pak më vonë u çlirua nën presionin rus. Pasi në vitin 1878 ushtria serbe u vendos në këtë rajon, ajo nuk doli prej këtu. Që atëherë Piroti ndodhet në territorin serb.”
Cilat janë objektet në Pirot, të cilat përbëjnë interes për një bullgar?
“Në qytetin Pirot në radhë të parë është kështjella mesjetare, e cila daton nga shekulli XIV dhe mban emrin Momçillov grad – shpjegon ciceroni Volen Antov. – Ajo është simbole e qytetit Pirot dhe është lidhur fortë me shpirtin bullgar. Trimi Momçill është një heroi bullgar, prania e të cilit ishte legjendare. Ai vepronte në rajonin e Egjeut dhe në malin Rodopa. Mirëpo legjenda e transferoi edhe në krahinën e qytetit Pirot. Sipas saj Momçill administronte këtë krahinë dhe prandaj kështjella mban emrin Momçillov grad, ose Qyteti i Momçillit. Kjo është një kështjellë tepër mirë të ruajtur nga Mesjeta, por për fat të keq nuk mirëmbahet.”
Gjatë shekujve qyteti Pirot mbante lidhje aktive me qytetin e malit Stara Pllanina Çiprovci. Të dy qytetit ishin qendra të njohura bullgare të punimit të qilimave dhe shtriheshin në një rrugë të gjallëruar e cila shfrytëzohej nga tregtarët e Dubrovnikut. Këtu, në Pirot, tregtarë nga të gjitha skajet e Perandorisë Osmane bliheshin qilimat e Çiprovcit që të shiteshin në Bosnjë, Malin e Zi, Shkupin, Selanikun, Stambollin e gjetkë. Sot qilima tradicionale të punuara me dorë mund të shihen në Muzeun që prezanton historinë nëpër rrjedhën e lumit Nishava.
Parase të largojë nga qyteti çdo bullgar duhet të vizitojë dy kisha krejtësisht bullgare. Njëra “Lindja e Krishtit”, e njohur si kisha e vjetër ose kisha pranë tregut, ndërtuar në vitin 1834. Tjetra është “Fjetja e Hyjlindëses” dhe daton nga viti 1870. Në to mund të shihen ikona të pikturuara nga mjeshtër të Shkollës Bullgare të Ikonografisë në qytetin Samokov.
Në kishën “Fjetja e Hyjlindëses” punonte Nikollaj Jovanov Obrazopisec – njeri nga përfaqësuesit më të dalluar të kësaj shkolle. Kisha “Lindja e Krishtit” u pikturua nga Jovan Nikollov Ikonopisec, bir i të cilit ishte Nikolla, të cilin e përmendëm më lartë. Në këtë kishë mund të shihet një ikonë unike e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë Shën Joan Rillski Çudibërësi. Përderisa jemi në kishë brenda me vrull hyri një burrë i moshuar, uli para portave mbretërore të altarit dhe ngriti zë në një lutje të zjarrtë. Shpjegoi, se gruaja e tij nuk ka ngrënë që prej ditësh. Por është i bindur, se varfëria nuk është aq e keqe, sepse më e tmerrshme është varfëria shpirtërore, e cila na ka pushtuar. Prandaj drejton lutje që njerëzit të kërkojnë Zotin. Një banor vendas pasi mësoi se jemi bullgar na ftoi, kur kemi kohë të vizitojmë edhe kishën “Shën Nikolla” në fshatin fqinj Staniçene, ku ruhen copëza të qefinit të mbretit bullgar Ivan Aleksandër dhe shtoi: “Historia në ato vise nuk është as bullgare, as serbe. Kjo është historia jonë e përbashkët ballkanike.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Miglena Ivanova
Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..
Gati 40 vjet më parë, Komunitetet e Kishës Ortodokse Bullgare në Evropën Perëndimore dhe Qendrore u ndanë në disa qytete - Budapest, Mynih, Vjenë, Stokholm, Malmö, Oslo dhe Paris. Pas hyrjes së vendit tonë në Bashkimin Evropian, me zgjerimin e..
Vasill Levski ishte një revolucionar dhe hero kombëtar bullgar që luftoi për çlirimin e Bullgarisë nga Perandoria Osmane. Ai është ideolog, themelues dhe organizator i Organizatës së Brendshme Revolucionare, për të cilën bullgarët mirënjohës e quajnë..