Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Artistët nga Lidhja “KLAS” – liria të shprehësh veten

БНР Новини
Dragomir Draganov, Viktorija Angellova dhe Ivajllo Draganov
Foto: Lluiza Llazarova

Lidhja “KLAS” është një organizatë e pavarur artistike, formuar në vitin 2013. Ajo bashkon 20 absolventë të Akademisë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave “Krëstjo Sarafov”. Ata janë nga klasa e teatrit dramatik e docentit Ivajllo Hristov. Të rinjtë e zgjodhën emrin “KlAS”, sepse ajo përshkruan vazhdimin e logjikshëm të marrëdhënieve të tyre të formuara gjatë katër viteve brenda të cilëve luajtën në skenën universitare. Atyre u pëlqen të punojnë bashkë, megjithëqë pranojnë se ngandonjëherë kanë vështirësi. Pikëpamjet e tyre për teatrin përputhen dhe prandaj ata vendosën që të mos ndahen edhe pas mbarimit të akademisë. Pas një repeticioni të gjatë në punishten teatrore “SFUMATO” bisedojmë me disa prej të rinjve nga Lidhja “KLAS”. Për punën e tyre të përbashkët Viktorija Angellova rrëfen:

“Vet profesori Ivajllo Hristov na këshilloi të mbetemi të punojmë bashkë, sepse jemi një grup të përkryer teatror. Ai ishte i mendimit, se atë që kemi arritur si një bashkëpunim në skenë është tepër e çmueshme dhe rrallë herë haset. Ne e kuptojmë njeri tjetrin vetëm me një shikim, gjë që është me rëndësi për punën skenike. Për këtë arsye ai na këshilloi të ruhemi si një kolektiv, sepse në teatrin profesional përpiqen të arrijnë këtë efekt. Në fillim vet ishim producentë të shfaqjeve. Atëherë e vëmë në skenë “Mizantrop” të Molierit – një komenti tepër interesante dhe domethënëse. Kërkuam paralelet me kohën tonë. Pas kësaj realizuam “Ëndrra e një nate vere” të Shekspirit. Temat janë të përjetshme, nuk ndryshohen gjatë epokave. ”

Skenë nga “Mizantropi” i MolieritQëllimi i Lidhjes është të frymëzojë të rinjtë në Bullgari dhe të rikthejë njerëzit në teatër nëpërmjet shfaqjeve, të cilat e provokojnë të menduarit e njerëzve. “Vuajtja mëson” – janë të bindur të rinjtë, sepse përgatitjet e shumicës së shfaqjeve i bëjnë vet – dekoret, drita, kostumet, makijazhi, procese në të cilët i ndihmojnë njeri-tjetrit. Ngandonjëherë edhe repeticionet i bëjnë në shtëpitë.

Mirëpo, çfarë është kjo, e cila i shtyjë përpara? Kësaj pyetje iu përgjigjet Viktorija Angellova ashtu:

“Kur shfaqja përfundon, dhe kur dëgjohen duartrokitjet e publikut – ky është momenti më i mrekullueshëm. Atëherë e kemi të qartë se nga e zeroja gjithçka i kemi bërë vet.”

Lidhur me këtë artisti tjetër i Lidhjes Dragomir Draganov thekson, se kanë “kolegë, të cilët udhëtojnë kilometra të tëra që t’u ndihmojnë kolegëve në realizimin e ndonjë spektakli. Atëherë e kemi të qartë, se atë që bëjë ka kuptimin e vet.”

СнимкаGëzimet janë shumë, por nuk mungojnë edhe problemet. Financimin e veprimtarisë së Lidhjes Dragomir Draganovi e komenton ashtu:

“Dy janë mënyrat e financimit – nga Ministria e Kulturës dhe nga Bashkia e Kryeqytetit. Buxhetet janë të vogla, megjithëqë artistët, që dëshirojnë të bëjnë një teatër të pavarur janë shumë. Janë të domosdoshëm donatorë, sepse ato dy dikastere sigurojnë vetëm 20 – 30 për qind prej mjeteve për projektin. Donatorët janë kryesisht firma private, por në Bullgari praktika e subvencionimit të kulturës nuk është shumë e përhapur.”

Para kohe Lidhja “KLAS” u përfshi në një iniciativë bamirëse. Mjetet e grumbulluara nga shfaqja “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit u duruan për mjekimin e një vajze të vogël të sëmurë nga paraliza cerebrale. Në sajë të lidhjes dhe të njerëzve të tjerë zemërgjerë misioni ishte i suksesshëm.

Lidhja ka në plan të realizojë edhe shfaqje të tjera teatrore. Artistët e rinj janë me shpresë, se viti 2016 do të jetë i suksesshëm dhe gjatë tij do të përballojnë më lehtë problemet financiare. Entuziastët ëndërrojnë të disponojnë një skenë të tyre për vënien e shfaqjeve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD