Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Me dashuri” – ekspozitë në vetën e parë e Koljo Karamfillovit

БНР Новини

“Kur zgjohesh në mëngjes, e ke si punë të parë t’i lash sytë, të njëjtën forcë të nevojitet edhe të vizatosh. Kontakti me vetveten – kjo është pastërtia” – ka thënë piktori Koljo Karamfillov para autorit të filmit të xhiruar për të disa ditë para vdekjes së piktorit. Nga viti 2014 mesazhet artistike dhe imagjinata e Koljo Karamfillovit vazhdojnë të na emocionojnë. Ai e ka lënë mbishkrimin e vet mbi po thuaj gjithçka – letër për ambalazhim, picetë të bardhë prej letre, dërrasë të një banke të vjetër shkollore, që ka thithur ideologjinë e kohës.

Shpirti i zgjuar i Koljo Karamfillovit emocionohej më shumë nga fytyrat e njerëzve. Fytyra të hapura dhe të errëta – ato janë të pranishme në ekspozitën e rregulluar nga miqtë e tij të afërt. E kanë quajtur “Me dashuri”.

“Këto janë artefaktet e dashurisë së tij, miqësisë, gjërave që ai ka krijuar dhe u ka dhuruar. Këtu mund të shohim fytyrën e ndryshme të Koljo Karmfillovit. Në Bullgari ekzistojnë mijëra vizatime të tij dhe mijëra njerëz kanë vizatime të tij për kujtim. Le të mos ofendohen ata që vizatimet e tyre nuk kanë gjetur vend në këtë ekspozitë, sepse ajo nuk do të jetë e fundit. Si koleksionist di, se Koljo ishte një krijues i jashtëzakonshëm, në nivel evropian” – thotë Petër Nedellçevi, i cili është ndër pronarët e veprave, të prezantuara në ekspozitë.

Снимка“Ekspozita e mban titullin “Me dashuri”, sepse Koljo Karamfillovi u ka bërë dhurime njerëzve në shenje të dhembshurisë. Ndihet prania e tij në sallë, ajo është si një valëvitje e erës nga zogu, i cili është këtu dhe kërkon kontakt me ju – thotë piktori Stefan Bozhkov. – Dashuri dhe buzëqeshje nga Koljo Karamfillovi – është kjo ekspozita. Këtu ai është i prezantuar në botën e tij më të thellë intime. Në ekspozitë shihen dhe ndihen buzëqeshja miqësore, festa, lotët. Ai ishte si një vullkan, i cili nuk shuhej, tek ai lëvizja ishte e pandërprerë. Ka shumë gjëra që mbetën të panjohura për  publikun – njëra prej tyre është se ai ishte njeri që shpërndante dashuri. Ai ishte një artist i pazakontë, punonte në fusha të ndryshme. Këndonte shumë bukur dhe i binte me mjeshtëri kitarës. E donte shumë poezinë dhe recitonte, ishte skenograf i mirë, artist me shpirt dhe talent të madh. Unë personalisht kam shumë gjëra të dhuruara prej tij. Ato nuk do të mbeten në haresë, por do të përfshihen në ekspozita të ardhshme. Kur vij në Bullgari, më bën përshtypje, se veprat e piktorëve të brezit tim sikur nuk vlerësohen në mënyre të mjaftueshme. Është interesante se shumica prej veprave tona janë në galeri ose koleksione private jashtë shtetit, por nuk kanë vend në sallat e ekspozitave në vendin tonë, ku janë krijuar. Gjatë viteve të fundit mungon një periudhë e tërë e piktorëve bullgarë. Ndoshta pas vitesh do të mendojnë, se në atë kohë në Bullgari nuk ka pasur piktorë të talentuar, por kjo nuk i përgjigjet se vërtetës.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi nga ekspozita: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Piktura “Të strehuar së bashku”

Pjesëmarrje bullgare në një ekspozitë ndërkombëtare për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut në Itali

Nga data 8 qershor deri më 9 tetor, qyteti italian Rovereto pret ekspozitën ndërkombëtare “Të drejtat dhe dinjiteti i njeriut”. Edicioni i 18-të i sivjetshëm i ekspozitës tregon vepra tematike të artistëve nga 32 vende, përfshirë Bullgarinë. Artistja..

botuar më 24-06-08 7.30.PD

Unioni i Përkthyesve në Bullgari mbushi gjysmë shekulli!

Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe..

botuar më 24-06-07 4.52.MD

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD