Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja e xhazit Maja Nova prezanton albumin e saj DAYS

Foto: mayanova.com

Premiera bullgare është më 27 prill në Pallatin Kombëtar të Kulturës – Studio 5. Maja Nova tashmë prezantoi albumin e saj të ri në Singapor para një viti. Të mërkurën e kaluar – në Nju Jork, ku ajo po jeton. DAYS përmban 6 këngë të Majës dhe 4 interpretime të veprave shembullore të xhazit në aranzhim të saj dhe të John Di Martino-s. Ai është muzikant i njohur dhe pianisti i formacionit, me të cilin më shpesh punon këngëtarja.

Producentët janë Maja Nova, bashkë me John Di Martino. Petër Slavov-biri i bie kontrabasit – ai tashmë disa vjet është në skenat e xhait të SHBA-së. Në perkusione është braziliani Alexander Kautz. Ky është një projekt personal – prezanton momente të jetës sime” – tha Maja, e cila përveç muzikës, shkruan edhe tekstet e këngëve.

Maja ka linditr në qytetin bullgar Silistra – Bullgari Verilindore, në bregun e lumit Danub. Me muzikë merret që nga fëmijëria.

“Silistra është një qytet i vogël. Atje kisha një fëmijëri të bukur dhe një familje që më ndihmonte gjithmonë – tregoi ajo. – Prindërit e mi nuk janë muzikantë, mirëpo më ndihmuan shumë në zhvillimin tim. Isha në një shkollë muzikore. Vegla ime kryesore ishte kitara klasike. Mund të them se pata një repertor të pasur, instrumenti im i dytë ishte pianoja, këndova në një bandë të muzikës country. Isha 17 vjeçare kur për herë të parë dëgjova një album të Luis Armstrong-ut. Atëherë kuptova se kjo është muzika ime, se këtë dëshiroj ta këndoj. Pas gjimnazit vazhdova studimin tim në Sofje, në Akademinë Muzikore Kombëtare – degën “Pop dhe Xhaz”. Miqtë dhe kolegët e mi ishin muzikantë të mirë dhe ata ndikuan shumë zhvillimin tim të mëtejshëm. Sot mund t’i shikoni ata në skenat bullgare dhe botërore. Disa prej tyre janë pjesë të “Big Band”-it të Radios Kombëtare Bullgare, të tjerë janë në bande të njohura të muzikës xhaz dhe pop. Atëherë (në vitin 1991) në Sofje u hap klubi i parë i muzikës xhaz – ishte shumë i vogël, por atje tingëllonte vetëm kjo muzikë. Pastaj në kryeqytet kishte akoma disa skena të tilla. Atje qenë pjesëmarrjet e mia të para, bashkë me miqtë dhe kolegët e mi nga universitet.”

Pas mbarimit të Akademisë këngëtarja zgjodhi Singaporin – një shtet, në të cilin tradita e muzikës së saj më të preferuar nuk është e fortë.

“Në fakt xhazi nuk është një muzikë komerciale, bile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Singapori është shteti, në të cilin u zhvillua karriera ime e pedagoges dhe interpretueses. Jetova atje dhjetë vjet, pastaj u zhvendosa në Nju Jork. Shkaku kryesor qe dëshira ime që të bëjë një magjistraturë në Queens College. Tashmë e realizova këtë ëndërr. Mund të them se gjatë viteve të fundit jetoj midis dy shteteve, sepse të paktën një herë në vit udhëtoj për në Singapor. Pas ardhjes sime në Nju Jork u zhvillova shumë si artiste. Kjo shihet në albumin tim të ri, e ndiej këtë edhe unë vetë, pavarësisht se për një interpretues është shumë e vështirë që të jetë objektiv për shfaqjet e tij personale. Muzikantët, me të cilët është incizuar albumi janë më të mirët në skenën e Nju Jorkut. Nuk mund të them se punoj me emra me famë botërore, mirëpo vazhdimisht jam në projekte me njerëzit që e bëjnë muzikën e gjallë të Nju Jorkut. Në Bullgari prezantoj këngët e albumit të ri bashkë me Ljubo Canev – piano, Boris Taslev – kontrabas dhe Atanas Popov – perkusione. Ata janë miq të mi të vjetër. Që nga vitit 2011 nuk kam kënduar këtu dhe për këtë arsye ky është një koncert shumë special për mua.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"100 arsye"

Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..

botuar më 24-06-27 6.20.PD

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD

“Pikëpyetje të mahnitshme”… Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" po shkojnë në turne

Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..

botuar më 24-06-25 8.20.PD