Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monedhat e para të prera tregojnë për jetën e parave në Bullgarinë pas Çlirimit të saj nga zgjedha turke

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Qyteti Veliko Tërnovo është mikpritës i një ekspozite të çmueshme numizmatike, e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm të koleksionistëve, por edhe të admiruesve të historisë. Koleksioni i monedhave të arta dhe të argjendta, të prera dhe të lëshuara në qarkullim në periudhën nga viti 1882 e deri në vitin 1937, paraqes historinë e shtetit të ri bullgar në një periudhë tepër dinamike nga pikëpamja ekonomike.

Më se 6 mijë eksponatet e paraqitura u grumbulluan në vazhdim të 20 viteve nga bullgari atdhedashës Dejan Spiridonov, i cili prej vite banon në SHBA-në. Deri në shkurt të vitit 2017 koleksioni i tij privat do të zbukurojë sallat e hanit emblematik për qytetin Haxhi Nikoli. Kjo godinë është me histori të pasur dhe është shpallur monument i kulturës. Koleksioni i monedhave na rikthen prapa te vitet e para të emetimit të levës bullgare, në kohën kur shteti i ri bullgar, pas robërisë 5 shekullore turke, zuri më në fund vendin e denjë dhe të merituar në bashkësinë e popujve evropianë. Bashkë me flamurin, stemën dhe himnin, leva bullgare ishte simbol i sovranitetit tonë kombëtar dhe arsye për krenari. Docenti Konstantin Doçev nga filiali i Institutit Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në qytetin Veliko Tërnovo sjell më shumë hollësi:

Снимка
“Në vitin 1881 u miratua Ligji për të Drejtën e Emetimit të Monedhave. Në vitin 1882 u prenë monedhat e para prej aliazhit të bakrit dhe të nikelit. Në vitin 1883 u emetuan edhe monedhat e para prej argjendi. Vetëm një vit më vonë u vunë në qarkullim edhe emisionet e para të monedhave prej ari, të cilat edhe më sot ngjallin mahnitjen me bukurinë e tyre. Krahas kësaj ato monedha të arta përmbanin në vet veten edhe një mesazh propagandues, lidhur me pavarësinë e fituar shtetërore. Pak pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha otomane, në vitin 1882 burrështetasit morën vendim, që Principata e Bullgarisë të aderohet në Bashkimin Latin (Evropian) Monetar. Si rezultat çdo bullgar i asaj epoke kishte mundësi të udhëtojë lirish, të mësojë dhe të bëjë pazar në mbarë botën evropiane.”

Снимка
Anëtarësimi i Bullgarisë në Bashkimin Latin Monetar dhe pranimi i napolonit francez si një valutë universale i dhanë shtytje ekonomisë bullgare. Leva bullgare u ishte baras valutave të tjera evropiano-perëndimore dhe ishte e vlefshme në vende si Australia, Kanadaja, Rusia, Anglia, India, edhe Japonia e largët. Të llojllojshme janë simbolet e rikrijuara mbi monedhat bullgare. Më të përhapura ishin kryqi i krishterë dhe luani, si mishërim i fuqisë dhe i forcës. Krahas kësaj mund të shihen edhe flamuri trengjyrësh bullgar, motive bimore nga arat e pafundme të mbjella me grurë. Doemos edhe trëndafili i njohur i vajit. Kjo lule e bukur zbukuron monedhat nga koha e mbretit Boris III. Mirëpo, ku emetoheshinato njësi të mrekullueshme monetare?

Снимка
“Gravurat bëheshin jashtë shtetit – shpjegon docenti Doçev. – Emisionet e para u emetuan në Birmingam, pas kësaj në Sankt Peterburg. Kur u vendos bashkëpunimi ekonomi midis Bullgarisë dhe Austro-Hungarisë pothuajse të gjitha emisionet emetoheshin aty. Gravurat janë të mrekullueshme. Për shembull në monedhat e mëdha të argjendta nga 5 leva nominal, në anën e prapme të stemës bullgare mund të shihet flamuri bullgar me mbishkrim “Bullgaria”. Ky mbishkrim mund të lexohet vetëm me thjerrë. Kjo vjen të sugjerojë teknikën e lartë të gravurave të lashta.”

Ekspozita në sallat e hanit Haxhi Nikoli ofrojnë një shëtitjenostalgjike në epokën e Bullgarisë pas Çlirimit nga zgjedha turke, kur sedra kombëtare e bullgarit merrte një hov të madh. Për më kureshtarët ka edhe tabela me informacion me të dhëna interesante për metalin prej të cilit janë të punuara dhe për situatën ekonomike në periudhën nga viti 1882 deri në vitin 1937, të shënuar nga periudha e vrullit, por edhe të kthesave të mëdha, që provokuan katastrofa kombëtare dhe rrënje totale të valutës sonë. Mirëpo, siç thuhet – asgjë të re nën diellin!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çeta Fluturuese e Benkovskit”, artisti Petër Morozov

Të huajt në “Çetën Fluturuese” të Georgi Benkovskit

Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..

botuar më 24-04-22 5.22.MD

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD