Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Hosanna në qiell” – Festivali Fëmijëror i Këngëve Kishtare

БНР Новини
Foto: Fondacioni “Darbi”

“Lini fëmijët dhe mos i pengoni të vijnë tek Unë...” – ato fjalë të Jisu Krishtit (Matej 19:14) janë motoja e Festivalit dyditor Fëmijëror i Këngëve Kishtare. Organizator është Fondacioni “Darbi” në bashkëpunim me udhëheqjen e kishës “Shën Martire Paraskeva” – një nga kishat më të mëdha dhe më të bukura në kryeqytet. “Jo vetëm fëmijët por tërë shoqëria duhet të kthehet te vlerat e krishtere, ndërsa muzika është rruga më e shkurtër te zemrat dhe shpirtrat e njerëzve” – është e bindur zonja Bistra Ilieva, drejtoreshë e Fondacionit dhe iniciatore e festivalit.

Fillimi i festivalit u vu në vitin 2009. Që me edicionet e para forumi fitoi përkrahjen e një sërë institucionesh shtetërore dhe shoqërore dhe të kishës. Më se 500 fëmijë u prezantuan në edicionin e sivjetshëm të festivalit që u mbajt më 7 dhe 8 maj. Ndër pjesëmarrësit do të përmendim kori i Seminarit të Sofjes “Shën Joan Rillski”, Formacioni i të rinjve “Glasovete na Orfej”, kori i Gjimnazit Kombëtar të Gjuhëve dhe të Kulturës së Lashtë “Konstantin Kirill Filozof”, kori “Bodra Smjana”, kori “Agnelski Glasçeta” pranë shkollës fillore “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në qytetin Kërxhali, grupi vokal i fëmijëve “Hristijançe” gjithashtu nga qyteti Kërxhali dhe shumë të tjerë.

Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare me dirigjente Venecija Karamanova kishte koncert më 7 maj në kuadrin e festivalit. Ai u mbajt në Aulën e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Para kësaj të pranishmit asistuan në një nga nismat e reja të festivalit i kushtuar këndimit koral. Më shumë hollësi sjell zonja Karamanova:

“Kori i fëmijëve pranë radios herën e tretë mori pjesë në Festivalin “Hosanna në qiell”. Deri tashti ishim ndër pjesëmarrësit e rregullt të cilët prezantoheshin në kishën “Shën Paraskeva” aty ku hapet festivali. Është e mrekullueshme që në vet kishë fëmijët të interpretojnë këngë liturgjike. Është me rëndësi që muzika e shenjtë të interpretohet në vende të shenjta. Në këtë kuptim veprimtaria e fondacionit “Darbi” e cila organizon festivalin është shumë e rëndësishme për mbarë shoqërinë. Veprimtaria nuk ka karakter konkurrimi dhe në të mund të merr pjesë secili – si fëmijë nga kopshtet ashtu edhe këngëtarë nga grupe të afirmuar. Sivjet fondacioni realizoi disa nisma të reja. Ndër ta ishte njohja e pjesëmarrësve me disa prej kishave kryesore të kryeqytetit. Për herë të parë në Universitetin e Sofjes u mbajt një leksion u kushtuar kërkesave ndaj interpretuesve të muzikës ortodokse. Kisha ka një kanun dhe është me rëndësi të dihet cilat janë kërkesat ndaj interpretimit të këngëve ortodokse.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD