Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krikor Arakeljan – mjeshtër i parzmoreve për kalorësit bashkëkohorë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ai vjen nga bota e fantazisë dhe si heroi i saj e emërton veten Astro. Vet e punon parzmoren e vet dhe e ndien se mundet të përgatisë çdo gjë prej hallkave.

Krikor Arakeljan-Astro krijon një botë më të sigurt – ai punon parzmore dhe beson se dhe sot takohen kalorës. Të thur parzmore prej hallkave, nuk është vetëm një nga hobit e njeriut të ri, i cili e zgjedh Plovdivin për qytet të vet për shkak të dashurisë.

“Çdo gjë filloj kur merresha me LARP (Live Role Playing – lojëra role në të cilat rikrijohet më tepër bota fantastike) – tregon Astro. – Atëherë bëja një parzmore prej lëkure, por në një moment doja që të kem një prej metali. Doli se, është gjë më e lehtë por dhe nga ana estetike duket më mirë, të punohet prej hallkave. Kështu e bëra dhe parzmoren time të parë. Më harxhoi më shumë kohë, thurja më pëlqeu, prandaj vazhdova të merrem – tanimë jo me parzmore, por me çdo lloj prodhimesh prej hallkave.”

Kur “fiksohet” pas LARP-it, Krikor Arekeljan zbulon sesa kreativ mund të jetë në punimin e gjërave të ndryshme. Në fakt akoma si fare i vogël ai punon shumë gjëra me ngjitëse, karton dhe gërshëra. Por tregon se pikërisht lojërat zhvillojnë imagjinatën e tij dhe mjeshtërinë të shikojë material në pothuajse çdo gjë nga bota që na rrethon.

“Lojërat role në të gjallë u përngjajnë një teatri të improvizuar më shpesh mes natyrës. Por ai nuk është për publikun, por për ata të cilët e luajnë. Më shpesh lojërat e takuara janë me një fentëzi tematikë-çdo një pjesëmarrës krijon heroin e vet, duke e trilluar të gjithë historinë e tij dhe karakterin dhe grumbullon inventarin e duhur. Përfytyroni një qytet, i cili funksionon normalisht me të gjithë banuesit e tij. Në botën e fantazisë ka shitës, tregtarë, zanatçi, roje, ushtarakë dhe lojërat vazhdojnë zakonisht gjatë gjithë ditës.”

Shumë shpejt pasi heroi i klanit Astrikoll vesh parzmoren e vërtetë, ai është i braktisur nga krijuesi i tij. Dhe Astro nga jeta e gjallë mishërohet pas pasionit të vet të ri të krijojë sende të çuditshme prej hallkave.

“Sa gjëra kam parë dhe kam punuar prej hallkave, për akoma shumë të tjera më kanë folur – për shembull në një farë hoteli në Amerikë ka pasur perde të posaçme, të punuara prej hallkave. Për ndryshe kam parë një butile dhe gotë prej hallkave – pohon Astro. – Kam parë po kështu piktura, me qenë se gërsheti standard evropian i përngjan shumë qëndisjes dhe në qoftë se përdoren hallka shumëngjyrëshe, mund të formohet një pikturë. Kam parë bile piktura prej hallkave. Shumë gjëra mund të bëhen – varëse, torba, bizhuteri si byzylyk, qafore e të tjera. Dhe në qoftë se gjenden hallka mjaft të lehta, mund të punohet dhe çantë. Hallka është një material shumë i mirë për punimin e gjërave të shumta.”

Që të punojë një parzmore, i duhen 8 mijë hallka dhe “shokë me pincë”. Punimi do rreth një muaj. Sado e çuditshme që të jetë, por dhe në kohën e sotme gjenden entuziastë të cilët me shumë kënaqësi veshin armaturë e cila peshon 8 kilogramë. Por prej çfarë e ruajnë veten – kësaj pyetjeje dhe vet Astroja nuk ka një përgjigje.

Pavarësisht se është një psikolog i diplomuar, ai preferon të punojë në një firmë kozmetike me një orar standard pune nga ora 9 deri në orën 5. Kur del nga zyra, Astro është i lirë t’u përkushtohet hobive të veta. Kurse mjeshtëritë e veta të një psikologu i aplikon në vërejtjen e njerëzve – për shembull si në një mënyrë të ndryshme ndikon mbi sistemin nervor thurja me hallka. Ndaj ushtrimeve të veta të larmishme ai ka shtuar dhe punimin e nargjileve, të cilat i përdor si shkak për një takim miqësor, kurse ato mund të zbukurohen dhe me hallka. Por gjëja më e çuditshme të cilën e ka bërë, është të kap gjumin në grackë.

Kapanët për ëndrra më shpesh kanë një unazë të madhe, në të cilën gërshetohet diçka si merimangë dhe në mes vendoset një gur ose një rruazë bojë qielli. Kurse pas kësaj zbukurohet me unaza më të vogla përsëri me kapanë, me pendë dhe sende të tjera, sqaron ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD