Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncert kushtuar dirigjentit të madh koral Vasill Arnaudov

Foto: arkiv

“Të interpretosh për kor” është një nga frazat e dashura të prof. Vasill Arnaudovit, që e mbajnë mend nxënësit e tij. Njeri prej dirigjentëve më të mëdhenj në historinë tonë, themelues dhe udhëheqës i kolektivave korale me suksese të jashtëzakonshme, ai edukoi disa breza pasues të tij. Sot ata janë dirigjentë të afirmuar në vendin tonë dhe jashtë shtetit –prof. Mirosllav Popsavov, prof.Teodora Pavlloviç, Jovço Petrov, Dragomir Josifov, Darena Popova, Mihaill Dellçev dhe shumë të tjerë. Të gjithë ata ruajnë me dashuri dhe respekt kujtimin për pedagogun e vet, i cili u nda nga jeta para 25 vjetësh. Vanja Moneva dhe kori i saj “Zërat kozmikë” ia kushtojnë kujtimit të tij koncertin, i cili është pjesë e programit të festivalit “Salloni i arteve” në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

“Për mua ky koncert është një përgjegjësi e madhe. Pedagogu im Vasill Arnaudov u bë shkak që unë të drejtojë vëmendjen time ndaj korit popullor të grave. Kam arsim muzikor klasik dhe duke mësuar dirigjim koral tek ai, kurrë nuk kam përfytyruar, se do të merrem pikërisht me një kolektiv të tillë. Ai ishte një njeri largpamës. Me siguri e ka ndjerë dashurinë time ndaj muzikës popullore bullgare, ai më orientoi tek Kori popullor i grave pranë Radios Kombëtare Bullgare dhe gjatë një stine isha ndihmës dirigjente e tij. Për koncertin kushtuar kujtimit të tij kam përfshirë dy këndime kishtare. Me gjithë se pedagogu im e donte shumë këtë muzikë për fat të keq ai nuk kishte mundësi ta interpretojë ashtu siç donte.”

“Prof. Arnaudovi i frymëzonte kompozitorët bullgarë të krijojnë vepra për kolektivat e tij. Jam e lumtur, se edhe për korin e themeluar dhe të udhëhequr prej meje, janë shkruar shume vepra. Dy prej tyre do të interpretohen në koncert – “Këngë mjellme” nga Julija Cenova dhe “Dreko, o bir” nga Dimitër Hristovi, të cilën do të interpretojmë për herëte parë para publikut. Ideja ime kryesore është të prezantojë me këtë koncert “Zërat kozmikë” si një ansambël koral. Shumica prej këngëve janë në repertorin e koreve të afirmuar dhejanë ndër arritjet më të larta të autorëve bullgarë si Krasimir Kjurkçijski, Nikollaj Kaufman, Petër Ljondev, Ivan Spasov, Stefan Mutafçiev etj. Në mënyrë simbolike dua t’i tregojë pedagogut tim arritjet tona në artin e interpretimit. Ky koncert është një falënderim për gjithçka për të cilën ai më ka mësuar. Nuk e kemi zgjedhur rastësish titullin e koncertit “Të interpretosh për kor”. Ai e bënte në mënyre të mrekullueshme dhe shpesh herë përdorte këtë shprehje “Unë interpretoj për kor”.

Nuk është e rastit, se gjurma të cilën e la prof. Vasill Arnaudovi është e rëndësishme dhe kuptimplotë edhe sot. Me Korin e dhomës të Sofjes, gjithashtu edhe me korin “Rodina” në qytetin Ruse, ai fitoi afro 40 çmime të para në konkurse ndërkombëtare, ka mbajtur koncerte në po thuaj të vendet e botës. Një rekord për artin koral bullgar janë pesë çmimet e para dhe titullin “Kor i botës” ( dhënë në konkursin në Langolen të Britanisë së Madhe) të fituar me korin “Rodina” në vitin 1988. Prof. Arnaudov ishte Kryetari i parë i Bashkimit të koreve bullgare pas rivendosjes së punës së tij në vitin 1990. Ai ishte zgjedhur dhe “Muzikant i vitit” nga auditori i Radios Kombëtare Bullgare në vitin 1991– njohja e fundit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Karamitev: Fyelli bullgar është më i pasuri me ornamente – përmes tij flet shpirti i madh i popullit tonë

"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..

botuar më 24-07-14 11.05.PD
Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD