“Të interpretosh për kor” është një nga frazat e dashura të prof. Vasill Arnaudovit, që e mbajnë mend nxënësit e tij. Njeri prej dirigjentëve më të mëdhenj në historinë tonë, themelues dhe udhëheqës i kolektivave korale me suksese të jashtëzakonshme, ai edukoi disa breza pasues të tij. Sot ata janë dirigjentë të afirmuar në vendin tonë dhe jashtë shtetit –prof. Mirosllav Popsavov, prof.Teodora Pavlloviç, Jovço Petrov, Dragomir Josifov, Darena Popova, Mihaill Dellçev dhe shumë të tjerë. Të gjithë ata ruajnë me dashuri dhe respekt kujtimin për pedagogun e vet, i cili u nda nga jeta para 25 vjetësh. Vanja Moneva dhe kori i saj “Zërat kozmikë” ia kushtojnë kujtimit të tij koncertin, i cili është pjesë e programit të festivalit “Salloni i arteve” në Pallatin Kombëtar të Kulturës.
“Prof. Arnaudovi i frymëzonte kompozitorët bullgarë të krijojnë vepra për kolektivat e tij. Jam e lumtur, se edhe për korin e themeluar dhe të udhëhequr prej meje, janë shkruar shume vepra. Dy prej tyre do të interpretohen në koncert – “Këngë mjellme” nga Julija Cenova dhe “Dreko, o bir” nga Dimitër Hristovi, të cilën do të interpretojmë për herëte parë para publikut. Ideja ime kryesore është të prezantojë me këtë koncert “Zërat kozmikë” si një ansambël koral. Shumica prej këngëve janë në repertorin e koreve të afirmuar dhejanë ndër arritjet më të larta të autorëve bullgarë si Krasimir Kjurkçijski, Nikollaj Kaufman, Petër Ljondev, Ivan Spasov, Stefan Mutafçiev etj. Në mënyrë simbolike dua t’i tregojë pedagogut tim arritjet tona në artin e interpretimit. Ky koncert është një falënderim për gjithçka për të cilën ai më ka mësuar. Nuk e kemi zgjedhur rastësish titullin e koncertit “Të interpretosh për kor”. Ai e bënte në mënyre të mrekullueshme dhe shpesh herë përdorte këtë shprehje “Unë interpretoj për kor”.
Nuk është e rastit, se gjurma të cilën e la prof. Vasill Arnaudovi është e rëndësishme dhe kuptimplotë edhe sot. Me Korin e dhomës të Sofjes, gjithashtu edhe me korin “Rodina” në qytetin Ruse, ai fitoi afro 40 çmime të para në konkurse ndërkombëtare, ka mbajtur koncerte në po thuaj të vendet e botës. Një rekord për artin koral bullgar janë pesë çmimet e para dhe titullin “Kor i botës” ( dhënë në konkursin në Langolen të Britanisë së Madhe) të fituar me korin “Rodina” në vitin 1988. Prof. Arnaudov ishte Kryetari i parë i Bashkimit të koreve bullgare pas rivendosjes së punës së tij në vitin 1990. Ai ishte zgjedhur dhe “Muzikant i vitit” nga auditori i Radios Kombëtare Bullgare në vitin 1991– njohja e fundit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..
Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..
Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..