Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Kazanllëk dhe Lugina e Trëndafilave po përgatiten për të mirëpritur turistë nga tërë bota

БНР Новини
Foto: BNR-Varna

“S’ka një festë më të madhe sesa festa e trëndafilit” – me këtë moto çdo vit zhvillohet një nga festivalet më të bukura, më të shumëngjyrëshe dhe më të gëzueshme në Bullgari – ajo e Trëndafilit. Historia e saj në qytetin Kazanllëk (Bullgari Qendrore) tashmë është më se 100 vjeçare. Në javën e parë të qershorit me një rit të posaçëm fillon mbledhja e trëndafilave në Luginën e Trëndafilave, siç është i njohur rajoni i qyteteve Kazanllëk dhe Karllovo.

Ky është një nga vendet më romantike të Bullgarisë. Po të shkoni atje në mes të majit do të shikoni fushat e mëdha me trëndafila, do të ndieni aromën e lules më të bukur, do t’ju magjepsin këngët e mbledhësve. Lugina e trëndafilave, qyteti Kazanllëk dhe trëndafili janë simbolet delikate të Bullgarisë, të cilat i frymëzojnë pa masë artistët dhe zejtarët tanë, të cilat dallohen në krijimtari dhe në traditat tona popullore. Trëndafilin mund ta dalloni në qëndisjet tradicionale, në legjendat e vjetra, bile në muzikë dhe në kërcime.

СнимкаNga lulet e mbledhura në Luginën e Trëndafilave prodhohet vaji bullgar i trëndafilit i shquar në tërë botën. Për shkak të aromës së tij të këndshme ai përdoret në parfumeri, nganjëherë edhe në prodhimtarinë farmaceutike. S’ka një lule më të shtrenjtë sesa trëndafili, pohojnë njerëzit në Kazanllëk dhe tregojnë se plantacionet e trënd afilit këtu japin bukën e gojës të vendasve prej shumë kohësh. Me kalimin e viteve fillimi i mbledhjes së trëndafilave u shndërrua në një festë unike plot me rite të veçanta, muzikë dhe kërcime. Lulet mblidhen me dorë, shumë herët në mëngjes dhe kështu ato mbeten të freskëta – për ta ruajtur  sa më gjatë aromën dhe pastaj ajo të nxirret me anë të distilimit.

Mbledhja e trëndafilave në Kazanllëk tërheq turistë nga tërë bota. Interes më të madh provokon zierja e rakisë prej trëndafilave. Prezantohen rite autentike dhe tradicionale, gatuhen gjellët tipike për këtë rajon, si për shembull pite me reçel trëndafili, llokum, byreqe. Kulmi i festave është karnavali, i cili organizohet të dielën e parë të qershorit. Në të marrin pjesë jo vetëm njerëz me maska, por edhe ansamble folklorike, motoçiklistë etj. nga rajone të ndryshme të shtetit.

СнимкаÇdo vit Kazanllëku është plot me mysafirë, të cilët vijnë posaçërisht për festivalin e pranverës. “Akoma gjatë shkurtit shesim biletat për paradën festive, që zhvillohet të dielën e parë të qershorit – tha Srebra Kaseva nga bashkia e qytetit Kazanllëk. – Parada e karnavalit është një traditë shumëvjeçare, mirëpo ne gjithmonë përpiqemi të shtojmë tek ajo diçka të re. Në të marrin pjesë përfaqësues të kopshteve të fëmijëve, shkollave, vatrave të kulturës dhe të gjitha organizatave kulturore të qytetit. Ata vetë përpunojnë kostumet e tyre. Marrin pjesë gjithashtu mysafirë nga qytetet e binjakëzuara të Kazanllëkut. Në kuadrin e tri ditëve në një skenë në ambient të hapur zhvillohet Festivali Folklorik Ndërkombëtar me mysafirë ballkanikë. Pjesëmarrësit në të gjithashtu bëhen pjesë e paradës festive. Zakonisht ajo mbledh më se 30 mijë veta. Vitin e kaluar shikuesit ishin 70 mijë. Ata kalojnë 5-6 kilometra – nga njëri në tjetrin skaj të qytetit. Mendoj se kjo është parada më e madhe që organizohet në Bullgari. Më parë mysafirët tonë ishin kryesisht nga Japonia, Kina dhe nga shtetet-fqinje, mirëpo vitin e kaluar erdhën shumë turistë nga Italia, Gjermania, Rusia. Për ne ky është një stimul për t’i organizuar festat sa më mirë. Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme – prezantojmë Luginën e Trëndafilave në këtë ngjarje të madhe për turizmin bullgar.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: BNR, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

#Buzlluxha: simboli komunist bullgar është bërë i famshëm në Instagram

Monumenti i braktisur në majën Buzlluxha është bërë i famshëm në Instagram, duke zënë vendin e 10-të në renditjen e ndërtesave të braktisura më të vizituara në botë. Të dhënat e kompanisë së sigurimeve Alan Boswell Group, e specializuar në..

botuar më 24-07-13 9.30.PD

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD