Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Mirella Petrova për koncertet e saj dhe për albumin e ri me vepra të Vagnerit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Pjesa dërmuese e jetës së muzikantes Mirella Petrova është e lidhur me Gjermaninëku banon që nga mosha 15-vjeçare. Pavarësisht nga kjo pianistja përpiqet që të mos ndërprenë  lidhjet me Bullgarinë dhe qytetin e lindjes Ruse, ku filloi të mësojë muzikë. Publiku bullgar e di emrin e saj nga koncertet në kuadrin e forumeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga fëmijëria ajo u bë mbajtëse e një sërë konkursesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Me nota të shkëlqyeshme mbaroi Shkollën e Lartë Muzikore “Karll Marija fon Veber” në Drezden ku sot jep mësime të pianos. Krahas kësaj si soliste e orkestrave prestigjioze dhe me recitale ajo ka dhënë koncerte në Gjermani, Spanjë Turqi, Japoni e gjetkë.

Mezi katërvjeçare Mirella Petrova filloi t’i bie pianos, ndërsa kur ishte pesëvjeçare u pranua në Shkollën Muzikore të Fëmijëve pranë Shkollës Muzikore “Profesor Vesellin Stojanov” në qytetin Ruse. Koncertin e parë e dha shtatëvjeçare. Atëherë ajo ekzekutoi Koncertin për Piano në do mazhor nga Hajdn në shoqërim të Filarmonisë së qytetit Ruse. Pak më vonë dha edhe koncertin e parë solo. Vet muzikantja rrëfen, se “në Bullgari mora një bazë të mirë  për zhvillimin e ardhshëm si muzikante.” Pas ndryshimeve politike në vitin 1989 filluan vite tepër të vështira dhe i ati Illko Petrov, i cili ishte muzikant profesional, nisi punë në Gjermani, ku u transferua tërë familja. Për ato vite Mirella Petrova kujton:

“Isha nxënëse në klasën e nëntë. Më parë fillova të mësoj në gjimnazin Muzikor në Vajmar. Krahas kësaj paraqita dokumentet në disa akademi muzikore në Gjermani. Qytetin e parë, në të cilin më pranuan pa të isha mbaruar arsimin e mesëm ishte Drezden. Kështu mezi 16-vjeçare u bë studente. Periodikisht jepja provimet në qytetin Ruse dhe kështu mbarova arsimin e mesëm muzikor. Në Drezden isha në klasën e profesorit Detllef Kajzer – i cili ishte mbaruar në Rusi. Sistemi i tij i mësimdhënies ishte një gërshetim midis shkollës ruse dhe asaj gjermane. Pasi u diplomova vazhdova një specializim dyvjeçar, i cili siguron shkallën më të lartë akademike.”

Përderisa specializonte Mirella Petrova filloi të japë mësime të pianos. Pas kësaj bëri një specializim tjetër të muzikës së dhomës – çift për sonate – piano dhe violonçel. “Pata fatin që këtë specializim të ishte te muzikanti dhe pedagog Peter Bruns. Me të dhamë dhe shumë koncerte.” Për punën e tanishme muzikantja rrëfen:

“Përveç se jap mësime, merrem edhe me muzikën e dhomës. Relativisht vonë e zbulova këtë muzikë, isha 23 ose 24 vjeçare. Krahas kësaj jap edhe koncerte me orkestra simfonike. Vitet e fundit patëm pesë koncerte me violinistin e parë të orkestrës së Berlinit Sajako Kusaka dhe me ish pedagogun tim Peter Bruns. Ekzekutuam Koncertin për Violinë, Violonçel dhe Piano nga Betoveni. Me po këtë program kishim koncerte vjet edhe në Ankara. Incizuam dhe një kompaktdisk me vepra të Vagnerit të adaptuar nga Engellbert Humberdink për ansambël të vogël dhe piano. Ato vepra nuk janë të incizuara deri tashti. Disku është me titullin “Mbrëmje të Vagnerit në Graupa”.”

Ndër partnerët skenikë të muzikantes bullgare Mirella Petrova është edhe bashkëshorti i saj Ali Sak – violonçelist. Ai lindi në Izmir të Turqisë ku shpesh bashkë me bashkëshorten japin koncerte.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD