Pjesa dërmuese e jetës së muzikantes Mirella Petrova është e lidhur me Gjermaninëku banon që nga mosha 15-vjeçare. Pavarësisht nga kjo pianistja përpiqet që të mos ndërprenë lidhjet me Bullgarinë dhe qytetin e lindjes Ruse, ku filloi të mësojë muzikë. Publiku bullgar e di emrin e saj nga koncertet në kuadrin e forumeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga fëmijëria ajo u bë mbajtëse e një sërë konkursesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Me nota të shkëlqyeshme mbaroi Shkollën e Lartë Muzikore “Karll Marija fon Veber” në Drezden ku sot jep mësime të pianos. Krahas kësaj si soliste e orkestrave prestigjioze dhe me recitale ajo ka dhënë koncerte në Gjermani, Spanjë Turqi, Japoni e gjetkë.
“Isha nxënëse në klasën e nëntë. Më parë fillova të mësoj në gjimnazin Muzikor në Vajmar. Krahas kësaj paraqita dokumentet në disa akademi muzikore në Gjermani. Qytetin e parë, në të cilin më pranuan pa të isha mbaruar arsimin e mesëm ishte Drezden. Kështu mezi 16-vjeçare u bë studente. Periodikisht jepja provimet në qytetin Ruse dhe kështu mbarova arsimin e mesëm muzikor. Në Drezden isha në klasën e profesorit Detllef Kajzer – i cili ishte mbaruar në Rusi. Sistemi i tij i mësimdhënies ishte një gërshetim midis shkollës ruse dhe asaj gjermane. Pasi u diplomova vazhdova një specializim dyvjeçar, i cili siguron shkallën më të lartë akademike.”
“Përveç se jap mësime, merrem edhe me muzikën e dhomës. Relativisht vonë e zbulova këtë muzikë, isha 23 ose 24 vjeçare. Krahas kësaj jap edhe koncerte me orkestra simfonike. Vitet e fundit patëm pesë koncerte me violinistin e parë të orkestrës së Berlinit Sajako Kusaka dhe me ish pedagogun tim Peter Bruns. Ekzekutuam Koncertin për Violinë, Violonçel dhe Piano nga Betoveni. Me po këtë program kishim koncerte vjet edhe në Ankara. Incizuam dhe një kompaktdisk me vepra të Vagnerit të adaptuar nga Engellbert Humberdink për ansambël të vogël dhe piano. Ato vepra nuk janë të incizuara deri tashti. Disku është me titullin “Mbrëmje të Vagnerit në Graupa”.”
Ndër partnerët skenikë të muzikantes bullgare Mirella Petrova është edhe bashkëshorti i saj Ali Sak – violonçelist. Ai lindi në Izmir të Turqisë ku shpesh bashkë me bashkëshorten japin koncerte.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..