Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punishtet #LiFi i mësojnë fëmijët dhe të rinjtë sesi të punojnë në mënyrë të parrezikshme me internet

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Punishtet #LiFi i mësojnë fëmijët dhe të rinjtë sesi të punojnë në mënyrë të parrezikshme me internet. Qyteti Pernik i cili gjendet në 25 kilometra në jugperëndim nga Sofja, u bë mikpritës i projektit ndërkombëtar kulturor-arsimor, qëllimi i të cilit është të informojë fëmijët dhe adoleshentët për mundësitë e kiber-hapësirës dhe të anëve të tij pozitive dhe negative. Në kuadrin e iniciativës, e cila filloi më 9 maj qe hapur dhe një zonë e lirë Wi-Fi përpara Pallatit të Kulturës në qytet. Ideja për projektin është e shoqatës “Art Area” dhe është pjesë nga punishtet #LiFi të cilat zhvillohen që nga fillimi i muajit prill punishte në shkollat vendase dhe gjimnazet. Për to na tregon Joana Jordanova nga shoqata:

“Ngjarjet #LiFi dhe punishtet #LiFi janë një pjesë nga një projekt tjetër më i madh – “Discovery EVS in Pernik” në bazë të Shërbimit Vullnetare Evropian (EVS). Në punishtet #LiFi marrin pjesë vullnetarë nga Polonia, Austria, Spanja dhe Franca. Detyrat e tyre janë orientuara drejt veprimtarive artistike, zhvillimit e workshop-e të ndryshme për fëmijë dhe adoleshentë, realizimit të projekteve personale. #LiFi është një pjesë nga projekti personal të njërit prej vullnetarëve nga Polonia, kurse në fazën finale do të realizohet dhe përformancë me të njëjtin emër – #LiFi (teatër fizik). Premiera e tij do të jetë në shtëpinë e Rinisë në qytetin Pernik në fillim të muajit qershor.”

#LiFi në fakt është emërtimi i teknologjisë më të re wireless për një transportim të të dhënave nga 1 GB në sekondë (që është rreth 100 herë më shpejt nga shpejtësia mesatare e Wi-Fi teknologjisë), e cila përdor dritë LED. Përveç kësaj #LiFi është një gërshetim midis fjalëve “jetë” nga anglishtja “life” dhe “Wi-Fi”. Këto dy kuptime japin një mundësi të madhe për kreativitet dhe një vetë-shprehje. Duke marrë nën vëmendje faktin se, interneti ekziston kudo rreth nesh dhe ne jemi vazhdimisht onllajn, ky projekt ka disa anë: arsim, mjeshtëri artistike dhe një veprimtari sociale. Programi i punishteve është e larmishme dhe ngulmon si mbi ushtrimet praktike, ashtu dhe të krijimtarisë:

“Punishtet #LiFi do të zhvillohen çdo ditë të hënë nga ora 15:30 përpara Pallatit të Kulturës në qytetin Pernik. Çdo një punishte fillon me një prezantim artistik të vullnetarëve tanë. Ata luajnë një pijes të shkurtër, pas së cilës pjesëmarrësit – fëmijët, adoleshentët, përfshihen në vet punishten, e cila ka për qëllim në një mënyrë tepër jostandarde t’u sqarojë prioritetet dhe dëmet gjatë surfingut në internet dhe si ta përdorin në një drejtim të mirë. Për adoleshentët kjo është gjë shumë e mirë, sepse do të mund të formojnë një CV shumë të mirë për realizim të ardhshëm, kështu që të jetë aktuale dhe kreative. Për më të vegjlit, të cilët punojnë në internet, duke pasur parasysh “selfien” e cila aktualisht është në modë, do të mësohen sesi të përdorin në mënyrë të arsyeshme fotot në internet, si të konsultohen me prindërit e vet e kështu me radhë.”

Projekti #LiFi është një hap përpara në këtë njerëzit e rinj dhe fëmijët të kuptojnë jetën në kiper hapësirën. Përmes shfaqjeve artistike dhe punishteve do të arrihet deri tek konkluzioni se, kiper-hapësira nuk është diçka e veçantë nga jeta e vërtetë, por në fakt është një hap i ri në evolucionin dhe në përgjegjësinë personale të secilit ta përdorë në mënyrën e drejtë. Joana Jordanova shprehu shpresat e veta sa i përket projektit kështu:

“Për ne është me rëndësi të hapim vetëdijen e të rinjve, sepse nuk është e mjaftueshme thjesht të ulemi përpara kompjuterit dhe të luajmë lojëra, të dëgjojmë muzikë dhe të shikojmë filma, por të ketë ndonjë farë dobie prej kësaj. Në qoftë se kemi interes nga ana e fëmijëve dhe të adoleshentëve, të cilët të na kërkojnë dhe të na drejtojnë pyetje, do të mund të diskutojmë këto tema të rëndësishme për parrezikshmërinë në internet.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD