Jeni mërzitur me jetën e shpejtësisë së madhe, me agresionin dhe zhurmën e qyteteve? A ekziston një vend larg të gjithë kësaj, ku mund të zhvendosemi? Në të vërtetë është mirë që të jetojmë larg qytetërimit, mirëpo si do të sigurojmë bukën e gojës? Rrethi i magjepsur, në të cilin ne të gjithë jetojmë duke përpjekur të sigurojmë një standard normal të jetesës, na bën që të harrojmë për gëzimet e vërteta të jetës.
Larg komfortit të shoqërisë së konsumatorit ka dalje nga ky rreth, mirëpo pak janë ata, të cilët guxojnë të lënë pas dore jetën komode e qytetit për të filluar një jetë të re dhe të panjohur, pa kufizimet e shoqërisë. Një nga njerëzit e lumtur që e ka bërë këtë është Nikolla Kutashki, shtëpia e të cilit ndodhet në vendbanimin ekologjik “Radost” (Gëzim). Në të ka 6 shtëpi, 4 prej të cilave janë rinovuar në stilin e vjetër të shtëpive bullgare dhe ato i kanë të gjitha kushtet e domosdoshme për një jetë normale. Aktualisht atje jetojnë 10 veta:
Ideja është që të krijojmë një vend, ku njerëzit lirisht do të mund të zhvillojnë talentet e tyre, të prodhojnë ushqimin e tyre, të kenë ujë, diell dhe tokë të pastër – tregon Nikolla. Njerëzit, të cilët vijnë këtu tashmë kanë anësuar dëshirat e jetës në qytet, sepse në fshat mungojnë shumë prej lehtësimeve të jetës, me të cilën jemi mësuar. Ata kërkojnë mënyra të reja të jetesës, të lidhura me më shumë qetësi, me tingujt e natyrës, me bisedime të sinqerta dhe të ngrohta me njerëz të afërt. Jemi të mendimit se është koha për krijimin e një jete të re. Një jetë, në të cilën njerëzit do të jetojnë pa dhunë, në karmoni me natyrën, kafshët dhe vetveten.
Pas 13 vjet në biznes Nikolla Kutashki mori vendimin të ndryshojë jetën e tij. Sipas tij stresi dhe dhuna janë shkaqet kryesore për gjendjen e keqe shëndetësore të njerëzve. Pavarësisht se tingëllon në mënyrë utopike, ai dëshiron të krijojë një realitet paralel, ku mungon dhuna, njerëzit jetojnë në unanim dhe janë të lumtur. Krijimi i një rrethi për shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve, të pavarur nga paratë është një ide që lindi vitin e kaluar gjatë udhëtimeve të tij në Evropë. Pohon se ajo është e mundshme, sepse vendbanimet e tilla ekologjike bëhen gjithnjë e më shumë dhe në çdo një prej tyre ka njerëz, të cilët janë gati të ndihmojnë njëri tjetrin.
Jeta në vendbanim “Radost” nuk është për çdo një njeri dhe kjo është normale – mendon Nikolla. Ka njerëz, të cilët nuk mund të heqin dorë nga kushtet komode të jetës bashkëkohore dhe nuk mund të dalin nga zona e komfortit. Ata, të cilët e kanë bërë këtë zgjidhje në shumicën e rasteve janë vegjetarianë, alkooli dhe duhani janë ndaluar. Përdorimi i detergjenteve shtëpiake është kufizuar. Ato janë zëvendësuar nga përzierje prej materialeve natyrore. Për shembull pluhuri larës është zëvendësuar nga bërthamat e pemës së sapunit (Sapindus mukorossi). Vendbanimi disponon me mundësi për hipizëm, barkë, vegjë për endje, në të cilën mysafirët mund të endin vetë, atelie për përpunimin e baltës dhe drurit.
Për secilin prej zanateve ka një person i përgatitur mirë, i cili i ndihmon turistët. Vendi është i përshtatshëm për zhvillimin e seminareve të ndryshme, sepse plevicat e vjetra janë rinovuar dhe po përdoren si salla moderne. Është siguruar akses në internet, pavarësisht se qëllimi është që ai të përdoret sa më pak. Aktualisht në vendbanim jetojnë pesë fëmijë, për të cilat së shpejti do të ndërtohet një shkollë.
Po të kemi tërhequr vëmendjen tuaj, mund ta vizitoni këtë vend të bukur. Ai ndodhet në fshatin Gorsko Kosovo 50 km nga qyteti Veliko Tërnovo në bashkinë Suhindoll (Bullgari Qendrore). Atje mund të kaloni disa ditë bashkë me komunitetin e lumtur që jeton në “Radost” dhe me siguri do të kuptoni diçka të re për vetveten. Ndoshta pas kësaj nuk do të doni të kteheni.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: gorskokosovo.com
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..