Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për gëzimin e jetës jashtë sistemit

БНР Новини

Jeni mërzitur me jetën e shpejtësisë së madhe, me agresionin dhe zhurmën e qyteteve? A ekziston një vend larg të gjithë kësaj, ku mund të zhvendosemi? Në të vërtetë është mirë që të jetojmë larg qytetërimit, mirëpo si do të sigurojmë bukën e gojës? Rrethi i magjepsur, në të cilin ne të gjithë jetojmë duke përpjekur të sigurojmë një standard normal të jetesës, na bën që të harrojmë për gëzimet e vërteta të jetës.

Снимка

Larg komfortit të shoqërisë së konsumatorit ka dalje nga ky rreth, mirëpo pak janë ata, të cilët guxojnë të lënë pas dore jetën komode e qytetit për të filluar një jetë të re dhe të panjohur, pa kufizimet e shoqërisë. Një nga njerëzit e lumtur që e ka bërë këtë është Nikolla Kutashki, shtëpia e të cilit ndodhet në vendbanimin ekologjik “Radost” (Gëzim). Në të ka 6 shtëpi, 4 prej të cilave janë rinovuar në stilin e vjetër të shtëpive bullgare dhe ato i kanë të gjitha kushtet e domosdoshme për një jetë normale. Aktualisht atje jetojnë 10 veta:

Снимка

СнимкаIdeja është që të krijojmë një vend, ku njerëzit lirisht do të mund të zhvillojnë talentet e tyre, të prodhojnë ushqimin e tyre, të kenë ujë, diell dhe tokë të pastër –
tregon Nikolla. Njerëzit, të cilët vijnë këtu tashmë kanë anësuar dëshirat e jetës në qytet, sepse në fshat mungojnë shumë prej lehtësimeve të jetës, me të cilën jemi mësuar. Ata kërkojnë mënyra të reja të jetesës, të lidhura me më shumë qetësi, me tingujt e natyrës, me bisedime të sinqerta dhe të ngrohta me njerëz të afërt. Jemi të mendimit se është koha për krijimin e një jete të re. Një jetë, në të cilën njerëzit do të jetojnë pa dhunë, në karmoni me natyrën, kafshët dhe vetveten.

Снимка

Pas 13 vjet në biznes Nikolla Kutashki mori vendimin të ndryshojë jetën e tij. Sipas tij stresi dhe dhuna janë shkaqet kryesore për gjendjen e keqe shëndetësore të njerëzve. Pavarësisht se tingëllon në mënyrë utopike, ai dëshiron të krijojë një realitet paralel, ku  mungon dhuna, njerëzit jetojnë në unanim dhe janë të lumtur. Krijimi i një rrethi për shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve, të pavarur nga paratë është një ide që lindi vitin e kaluar gjatë udhëtimeve të tij në Evropë. Pohon se ajo është e mundshme, sepse vendbanimet e tilla ekologjike bëhen gjithnjë e më shumë dhe në çdo një prej tyre ka njerëz, të cilët janë gati të ndihmojnë njëri tjetrin.

Снимка

Jeta në vendbanim “Radost” nuk është për çdo një njeri dhe kjo është normale
– mendon Nikolla.  Ka njerëz, të cilët nuk mund të heqin dorë nga kushtet komode të jetës bashkëkohore dhe nuk mund të dalin nga zona e komfortit. Ata, të cilët e kanë bërë këtë zgjidhje në shumicën e rasteve janë vegjetarianë, alkooli dhe duhani janë ndaluar. Përdorimi i detergjenteve shtëpiake është kufizuar. Ato janë zëvendësuar nga përzierje prej materialeve natyrore. Për shembull pluhuri larës është zëvendësuar nga bërthamat e pemës së sapunit (Sapindus mukorossi). Vendbanimi disponon me mundësi për hipizëm, barkë, vegjë për endje, në të cilën mysafirët mund të endin vetë, atelie për përpunimin e baltës dhe drurit.

Снимка

Për secilin prej zanateve ka një person i përgatitur mirë, i cili i ndihmon turistët. Vendi është i përshtatshëm për zhvillimin e seminareve të ndryshme, sepse plevicat e vjetra janë rinovuar dhe po përdoren si salla moderne. Është siguruar akses në internet, pavarësisht se qëllimi është që ai të përdoret sa më pak. Aktualisht në vendbanim jetojnë pesë fëmijë, për të cilat së shpejti do të ndërtohet një shkollë.

Снимка

Po të kemi tërhequr vëmendjen tuaj, mund ta vizitoni këtë vend të bukur. Ai ndodhet në fshatin Gorsko Kosovo 50 km nga qyteti Veliko Tërnovo në bashkinë Suhindoll (Bullgari Qendrore). Atje mund të kaloni disa ditë bashkë me komunitetin e lumtur që jeton në “Radost” dhe me siguri do të kuptoni diçka të re për vetveten. Ndoshta pas kësaj nuk do të doni të kteheni.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: gorskokosovo.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD