Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liria në fletën e bardhë dhe ndjenja për fluturim – Irina-Kalina Gudeva për koncertin në kujtim të babait të saj

Foto: uniart.bg

“Heshtje e bardhë”, “Të dy” (Nga filmi “Bri dhie”), “Fëmijëria ime”, “Tashmë mbaroi koha e mirë” dhe shumë të tjera janë këngët teksti i të cilëve është shkruar nga Bogomoll Gudev. Një pjesë e vogël prej këtyre këngëve do të mund të dëgjohen më 20 maj në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Muzikantët e Big Band-it të Radios do të interpretojnë bashkë me këngëtarë të njohur bullgarë –  Kirill Mariçkov, Mimi Ivanova dhe Razvigor Popov, Nevena Coneva, Presllava Krësteva, Kalin Velojov.

Bogomill Gudev ka lindur në vitin 1935. 58 vitet e jetës së tij i janë kushtuar artit – 1200 tekste të këngëve, dy libra, qindra programe për Radion Kombëtare Bullgare. E bija e tij Irina-Kalina Gudeva sot është një nga organizatorët e koncertit, kushtuar këtij personi të madh të muzikës bullgare. Ajo është gjithashtu ndër interpretueset në program – do të interpretojë “Më mirë vonë sesa kurrë” (nga filmi “Në çdo një kilometër”). Irina-Kalina i bie kontrabasit, mbaroi Shkollën Muzikore Kombëtare dhe Akademinë Muzikore Kombëtare në Sofje. Vazhdoi arsimin e saj në shumë klasa mjeshtërore me pedagogë të mëdhenj, mbaroi gjithashtu një program për solistë-virtuozë në Konservatorin e Gjenevës. Preferon projekte eksperimentale, të cilat bashkojnë lloje të ndryshme të arteve. Përveç se është muzikante ajo është gjithashtu aktore dhe shkrimtare. Që nga viti 2003 ajo krijon spektakle të veta, për të cilat shkruan muzikë. Aktualisht punon mbi spektralin e saj të nëntë. Jeton në Zvicër, mirëpo nuk mendon për vetveten si për emigrante. Kontrabasi ka qenë një nga veglat e babait të saj në një periudhë të jetës së tij.

“Ai ishte violinist – tregon Kalina. Deri në fundin e gjimnazit ishte në klasën e violinistes së madhe Nedjallka Simeonova. Ishte muzikant unik dhe njeri shumë interesant. Mbaroi gjimnazin me medalje të artë dhe mori të drejtën të zgjedhë universitetin dhe degën e preferuar. Vendimi i tij qenë që të mësojë kimi, mirëpo violina gjithmonë zinte një vend të posaçëm në jetën e tij. Interpretonte muzikën xhaz në klube, bashkë me muzikantin Razvigor Popov. Miqësia e tyre ishte gjysmë shekullore. Kur unë fillova t’i bjerë kontrabasit në shtëpinë tonë ai ishte pranë dhomës sime. Një ditë duke bërë prova kisha probleme me një këngë të vështirë. Punoja mbi të orë të tëra. Në një moment babai im hyri në dhomën time dhe interpretoi këtë, mbi të cilën punoja gjithë ditën. Menjëherë kuptova se ku ishte gabimi im.”

Të shkruash poezi është një talent. Një talent akoma më i rrallë është që të krijosh vjersha për një formë të gatshme muzikore. Pikërisht këtu është dallimi midis Bogomill Gudevit dhe poetëve të tjerë.

“Ka faksimile, në të cilat shihet se si babai im bë strukturën ritmike të muzikës duke përpjekur të gjejë formën e saktë poetike – vazhdoi Irina-Kalin. – Dhe diçka më shumë – duke kërkuar sinonime, ai zgjedh fjalën “më muzikore” – këtë që ka tingëllim më të fortë dhe zotëron një energji më të lartë. Sipas meje kjo është një nga të fshehtat e teksteve të tij. Talenti i tij u bë i dukshëm në një orkestër, në të cilën ai ishte violinist. Atje ai vazhdimisht krijonte tekste bullgare për këngët e huaja, të cilat ishin përfshirë në repertorin e tyre. Rastësisht për talentin e tij kuptoi Atanas Bojaxhiev – kompozitori i madh bullgar. Në një moment kur Atanas Bojaxhievi kishte muzikë për një film por i mungonte teksti, në lokalin ku interpretonte orkestra e babit tim ai u takua me të. Në një pecetë kompozitori shkroi muzikën e gatshme dhe në ditën tjetër teksti ishte gati. Kështu filloi një bashkëpunim i madh dhe i frytshëm. Atëherë Bogomill Gudevi ishte bashkëpunëtor shkencor. Hoqi dorë nga karriera shkencore dhe pa menduar ai filloi rrugën e re duke ndjekur vetëm zemrën e vet. Liria e fletës së bardhë – kjo ishte më e rëndësishmja për të. Dhe ndjenja e për fluturim. Pikërisht kjo pavarësi që ishte tipar karakteristik i shpirtit të tij nuk i lejoi që të vazhdojë të merret me shkencë.

Disa nga tekstet e kanë ndikimin e fortë të folklorit. Për shembull – kënga“I ri dhe i çmendur”. Me siguri dashuria ndaj krijimtarisë popullore vjen nga babai i tij dhe gjyshi im i dashur – Gudi Gudev. Ai ishte një nga këngëtarët e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Dashuria e gjyshit tim ndaj folklorit ishte e thellë. Kur isha e vogël unë gjithashtu isha magjepsur nga këngët e tij. Babai ka rritur me të njëjtën dashuri. Ishte fizarmonicist dhe në vazhdim të shumë viteve bënte programe folklorike në Radion Kombëtare Bullgare. Materiali për to mblidhte vetë në tërë Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD