“Heshtje e bardhë”, “Të dy” (Nga filmi “Bri dhie”), “Fëmijëria ime”, “Tashmë mbaroi koha e mirë” dhe shumë të tjera janë këngët teksti i të cilëve është shkruar nga Bogomoll Gudev. Një pjesë e vogël prej këtyre këngëve do të mund të dëgjohen më 20 maj në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Muzikantët e Big Band-it të Radios do të interpretojnë bashkë me këngëtarë të njohur bullgarë – Kirill Mariçkov, Mimi Ivanova dhe Razvigor Popov, Nevena Coneva, Presllava Krësteva, Kalin Velojov.
“Ai ishte violinist – tregon Kalina. Deri në fundin e gjimnazit ishte në klasën e violinistes së madhe Nedjallka Simeonova. Ishte muzikant unik dhe njeri shumë interesant. Mbaroi gjimnazin me medalje të artë dhe mori të drejtën të zgjedhë universitetin dhe degën e preferuar. Vendimi i tij qenë që të mësojë kimi, mirëpo violina gjithmonë zinte një vend të posaçëm në jetën e tij. Interpretonte muzikën xhaz në klube, bashkë me muzikantin Razvigor Popov. Miqësia e tyre ishte gjysmë shekullore. Kur unë fillova t’i bjerë kontrabasit në shtëpinë tonë ai ishte pranë dhomës sime. Një ditë duke bërë prova kisha probleme me një këngë të vështirë. Punoja mbi të orë të tëra. Në një moment babai im hyri në dhomën time dhe interpretoi këtë, mbi të cilën punoja gjithë ditën. Menjëherë kuptova se ku ishte gabimi im.”
Të shkruash poezi është një talent. Një talent akoma më i rrallë është që të krijosh vjersha për një formë të gatshme muzikore. Pikërisht këtu është dallimi midis Bogomill Gudevit dhe poetëve të tjerë.
“Ka faksimile, në të cilat shihet se si babai im bë strukturën ritmike të muzikës duke përpjekur të gjejë formën e saktë poetike – vazhdoi Irina-Kalin. – Dhe diçka më shumë – duke kërkuar sinonime, ai zgjedh fjalën “më muzikore” – këtë që ka tingëllim më të fortë dhe zotëron një energji më të lartë. Sipas meje kjo është një nga të fshehtat e teksteve të tij. Talenti i tij u bë i dukshëm në një orkestër, në të cilën ai ishte violinist. Atje ai vazhdimisht krijonte tekste bullgare për këngët e huaja, të cilat ishin përfshirë në repertorin e tyre. Rastësisht për talentin e tij kuptoi Atanas Bojaxhiev – kompozitori i madh bullgar. Në një moment kur Atanas Bojaxhievi kishte muzikë për një film por i mungonte teksti, në lokalin ku interpretonte orkestra e babit tim ai u takua me të. Në një pecetë kompozitori shkroi muzikën e gatshme dhe në ditën tjetër teksti ishte gati. Kështu filloi një bashkëpunim i madh dhe i frytshëm. Atëherë Bogomill Gudevi ishte bashkëpunëtor shkencor. Hoqi dorë nga karriera shkencore dhe pa menduar ai filloi rrugën e re duke ndjekur vetëm zemrën e vet. Liria e fletës së bardhë – kjo ishte më e rëndësishmja për të. Dhe ndjenja e për fluturim. Pikërisht kjo pavarësi që ishte tipar karakteristik i shpirtit të tij nuk i lejoi që të vazhdojë të merret me shkencë.
Disa nga tekstet e kanë ndikimin e fortë të folklorit. Për shembull – kënga“I ri dhe i çmendur”. Me siguri dashuria ndaj krijimtarisë popullore vjen nga babai i tij dhe gjyshi im i dashur – Gudi Gudev. Ai ishte një nga këngëtarët e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Dashuria e gjyshit tim ndaj folklorit ishte e thellë. Kur isha e vogël unë gjithashtu isha magjepsur nga këngët e tij. Babai ka rritur me të njëjtën dashuri. Ishte fizarmonicist dhe në vazhdim të shumë viteve bënte programe folklorike në Radion Kombëtare Bullgare. Materiali për to mblidhte vetë në tërë Bullgarinë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një..