Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Himne kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij

БНР Новини
Foto: BGNES

Në Ditën e arsimit dhe kulturës bullgare dhe të shkrimit sllav “Ec, o popull i rilindur” tingëllon në interpretime dhe aranzhime më të ndryshme. Kjo është një prej këngëve më të bukura në letërsinë muzikore bullgare.

Himni është në lavdi të vëllezërve shenjtorë Kiril dhe Metodij dhe është krijuar nga dy mësues bullgarë. Autor i tekstit është shkrimtari i dalluar bullgar dhe aktivist shoqëror Stojan Mihajllovski. Data nën vjershën e shkruar prej tij është 15 prill i vitit 1882. Në atë kohë ai ka qenë mësues i frëngjishtes në qytetin Ruse. Dhjetë vjet më vonë Panajot Pipkov – kompozitor dhe arsimtar i muzikës në qytetin Lloveç, u ngarkua me detyrën të shkruajë një këngë të re për festën e dy vëllezërve të shenjtë. Kështu në vitin 1901 lindi himni i të gjitha shkollave bullgare.


Në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX po thuaj të gjithë kompozitorët tanë shkruajnë këngë korale dhe shkollore për Ditën e dy Shenjtorëve Kiril dhe Metodij, ndërsa tekstet ishin të poetëve të njohur. Por për fat të keq, emrat e tyre nuk mbetën në histori. Sipas publikimit kënga “Kjo festë” nga viti 1906 është nga Atanas Badevi, ndërsa teksti nga Joakim Gruevi.


Siç dihet, kompozitori i madh rus Pjotër Iliç Çajkovski gjithashtu ka krijuar himn për vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodij – në vitin 1885, kur në Rusi ishte shënuar solemnisht 1000 vjetori i vdekjes së Metodijit. Vepra e Çajkovskit ishte ekzekutuar nga nxënësit e shkollave teologjike në Rusi më 6 prill. Gjatë vitit 1863 njerëzimi  kulturor shënoi një datë tjetër të rëndësishme – 1000 vjetorin  e  së ashtuquajturit – Mision i Kiril dhe Metodij në Moravi. Përveç në Pragë dhe Vjenë, festa me këtë rast u zhvilluan në Romë dhe Brjun (qytetin e sotëm Bërno). Në Romë  u ekzekutua himni solemn i Ferenc Listit “Lavdërojmë sllavët”, të kompozuar posaçërisht për këtë rast.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare nuk mund të përkthehet, por është magnetike për botën

Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..

botuar më 24-06-18 8.35.PD

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD

“Liruar” – humor veror me Innerglow

Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..

botuar më 24-06-14 8.15.PD