Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Xhazanica” – albumi i Borisllav Petrovit

Foto: arkiv personal

Borisllav Petrov është një emër i njohur mirë nga fansat bullgar me pjesëmarrjet e tij në formacione të ndryshme pop dhe xhaz, por tani për herë të parë ofron një projekt krejt prej autori. Grupi me të cilin është incizuar mban emrin mjaft të veçantë “Xhazanica” dhe kështu titullohet dhe albumi.

“Unë jam një xhaz baterisë bullgar, nga të parët, të cilët i kanë përfunduar studimet e veta në xhaz në Holandë – e prezanton veten Bobi Petrov. – Mësova tek pedagogë nga Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe qenë nga Nju Jorku. Mora një arsim shumë të mirë. Përpara kësaj, akoma kur qesh 19 vjeç qesh pjesë nga grupi “Sleng”, incizuam së bashku albumin e parë të grupit të njohur. Ai përfshinte dhe këngën “Bota ime”, një këngë në bazë të tekstit tim, e cila u bë tepër e njohur. Shkaku që të merrem me xhaz është puna ime në grupin “Brejnstrom”. Aty u takova me Dimitër Ljolev – një saksofonist i shkëlqyer dhe një shoku im i mirë, më vonë mësuam bashkërisht në Holandë. Ai më “ndezi” dhe pas folklorit bullgar. Përpara kësaj “veshët e mi nuk qenë të hapura” për këtë lloje muzike. Në “Brejnstrom” ekzekutonim fjuxhën, por Dimitri gjithmonë mundej të përfshijë dhe melodiken e ornamentet popullore. Filloi të më tregojë sesi ekzekutohet muzika popullore në saksofon. Kuptova se kjo është një gjuhë shumë e ndërlikuar instrumentale dhe se duhet të studiojë traditën. Interesi im u shtua mjaft, kontaktova me muzikantë popullorë. Dhe tani në këtë album vihet re rezultati i këtij ndikimi. Shumë nga kolegët e mi përdorin elemente nga folklori. Vendosa se dhe unë duhet të jap fjalën time mbi këtë çështje.”

Muzikën në “Xhazanica” Bobi e prezanton në rrethin e vet të zakonshëm skenik:

“Për këtë album ftova miqtë e mi si dhe bashkëmendimtarë të mi të mëdhenj , me të cilët kemi një “udhëtim” të ngjashëm në muzikë. Mitko Ljolev dhe Vlladimir Kërparov janë me saksofonat. Një njeri tjetër shumë i rëndësishëm për mua është kitaristi Ljudmill Krumov, me të cilin mësuam bashkë në Holandë. Pianist është Ljubo Canev, i cili jetoi në Amerikë deri në vitin 2013, përpara kësaj përfundoi aty arsimin e vet. Basit i bie Boris Taslev. Interesantja është se në fakt unë e shkrova muzikën për ta. Emrin e grupit “Xhazanica” e zgjodhi një shoqe nga Zelanda e Re. Rreth meje ajo u njoh me kulturën bullgare, kurse fjalët të cilat i binin përshtypje më të madhe përfundonin me “nica” – ljutenica, rëçenica, krienica. Kur i tregova se nuk mund të gjej një emër të përshtatshëm për projektin, ajo formojë këtë fjalë të shkëlqyer nga “xhaz” dhe prapashtesën e saj të dashur bullgare.”

Pas çdo një titulli në “Xhazanica” qëndron një histori interesante ose ndonjë person i veçantë:

“Ka një pijes në album – Our Table (Says Cheers To Your Table). Titulli është i shkruar në anglisht, por kjo në fakt është shprehja e njohur bullgare “Tavolina jonë e përshëndes tavolinën tuaj” (kjo vjen nga tavolinat e mëdha festive, kur njerëzit janë të shumtë dhe i thonë njëri tjetrit “gëzuar” nga distanca, kjo është një shprehi shumë e gëzueshme”. Melodia është në ritmin e rëçenicës (një lloje valle) por një valle pak e dehur. Kënga “Gagarin” nuk mban emrin e kozmonautit, siç mendojnë pjesa më e madhe e njerëzve, por ky është emri i një muzikanti popullor-saksofonist. Bile nuk e di emrin e tij të vërtetë, por është një virtuoz i vërtetë. Ai gjithmonë fillon me një melodi shkallëzuese nga regjistri më i ulët deri tek regjistri më i lartë, sikur niset për të fluturuar. Prandaj e quajnë Gagarin. Kjo këngë është për heroin tim në “bateritë” në Bullgari – Stojan Jankullov-Stunxhi. Kurse “Dallimet kulturore” i është kushtuar Teodosij Spasovit. Ai më ka frymëzuar shumë gjatë viteve, kërkimet e tij, estetika e tij. Gjatë një bisede të zhvilluar më tha diçka, e cila do të më mbetet për tërë jetën: “Folklori bullgar ka një veti shumë interesante – ai nuk mund të zaptohet. Çfarëdo që të bësh me folklorin, ka një pjesë prej tij, e cila duhet të mbetet autentike. Çfarëdo që të bësh me folklorin, ka pjesë prej tij të cilat duhet të mbeten autentike. Muzika jonë popullore është shumë e ndryshme. Kam takuar muzikant të shumtë, për të cilët ajo është e panjohur. Ata e dëgjojnë muzikën popullore vokale. I tërheqin dhe përpunimet, por muzika instrumentale është e vështirë për t’u perceptuar. Mendoj se, shpirti ballkanas gjithmonë është më mirë që të ndiejë muzikën, të lindur nëpër këto troje.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD