Gjatë javës komisionet parlamentare të mbrojtjes dhe të buxhetit miratuan dy projektet më të mëdha për modernizimin e ushtrisë bullgare – për blerjen e një avioni të tipit të ri dhe për dy anije modulare për patrullim. Partia qeverisëse GERB insistoi për përvetësimin e akoma dy makinave luftarake për forcat tokësore, mirëpo për shkak të çështjes së mjeteve Ministria Financiare lejoi vetëm dy projektet e para. Pavarësisht nga kjo krijohet përshtypja se modernizimi i ushtrisë bullgare, i cili shtyhej për arsye të mungesës së financave, më në fund do të fillojë. Mirëpo fillimi përsëri mund të vonohet për shkak të disa hezitimeve. Fronti Patriotik, i cili e përkrah qeverinë shpalli shqetësimet e veta të lidhura me blerjen e makinave luftarake për më se 400 mln. euro me argumentin se “akoma tani mund të shkruhet emri i firmës, e cila do të përvetësojë pjesën kryesore të parave”. Qeveria ka ndër mend që anijet të ndërtohen nga një firmë bullgare dhe për këtë arsye para pak kohe ky projekt mori prioritet para idesë për modernizimin e fregatave belgjike, me të cilat po disponojnë forcat tona detare. Kritika kundër idesë për ndërtimin e anijeve shprehën edhe socialistët, të cilët nuk mendojnë se ndërtimin i tyre duhet të jetë prioritet. Siç mund të pritet nga një opozitë, Partia Socialiste Bullgare nuk pranon idenë për blerjen e avionit të ri sepse akoma nuk dihen shifrat konkrete të lidhura me kontratën në fjalë. Sipas të dhënave jozyrtare Ministria e Financave ka ndër mend që përvetësimi i avionit të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje ndërshtetërore, jo me anë të tenderit – d.m.th. marrëveshja do të jetë politike. Tani për tani hezitimet janë lidhur me këtë a do të blihen avionë të rinj me markën zvicerane “Gripen”, apo “Eurofighter” dhe F-16 – të dorës së dytë. Pavarësisht nga dëshira e specialistëve nga Forcat Ajrore për përvetësimin e avionëve të rinj ndoshta vendimi përfundimtar do të jetë lidhur me mjetet e kufizuara, d.m.th. do të blihet teknikë e dorës së dytë. Paralelisht me projektin për blerjen e gjuajtësve do të vazhdojmë të përdorim avionët rusë MiG 29, por pa modernizim të konsiderueshëm. Pritet se pas blerjes së teknikës së re ata nuk do të përdoren më. Pritet se çmimi i përbashkët i dy projekteve (sipas prognozës së afatmesme të qeverisë deri më vitin 2019) do të jetë 1,9 mlrd euro, apo 2,32 mlrd. leva. Më të shumta do të jenë shpenzimet për periudhën 2020-2021, kur ato do të përbëjnë 0.4 – 0.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pesha financiare është e madhe, mirëpo pritet se do të pranohet edhe nga opozita. Tani për tani socialistët tregojnë përmbajtje, por jo kundërvënie kategorike. Lëvizja për të Drejtët dhe Liritë shpalli se do të votojë “pro” vendimit për investim. Domethënë modernizimi i shumëpritur mund të fillojë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..