Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Klubi “Milenium” i ambicion emigrantët të ndihmojnë atdheun

БНР Новини
Rumen Çollakov
Foto: BGNES

Të dhënat e fundit të statistikës tregojnë, se afro 3 milionë bullgarë jetojnë jashtë Bullgarisë. Emigracioni shndërrohet në një problem të madh. Shumica prej bullgarëve të larguar e shohin realizimin e tyre jashtë shtetit. Disa prej tyre mbeten me shpresa të parealizuara, por ka dhe shembuj të mirë. Me gjithë se jetojnë larg vendit, ata janë aktivë dhe kanë dëshirë ta ndihmojnë vendin tonë të sigurojë kushte më të mira dhe të denja për jetesë për qytetarët e tij. Sot ju takojmë me Rumen Çollakovin, avokat, i cili ka mbaruar të drejtën dhe historinë në Kembrixh. Ai është kryetar i klubit të porsathemeluar “Milenium”, i cili bashkon bullgarët e suksesshëm nga mbarë Evropa.

“Prej 9 vjetësh jetoj në Britaninë e Madhe dhe me gjithë atë pjesën më të madhe të kohës e kaloi me bullgarë, në bisedime me familjen time, në leximin e mediave bullgare – tregon Rumen Çollakovi. – Dua shumë, qe kur një bullgar niset për jashtë shtetit, ai ta bëjë këtë me dëshirën e vet për të jetuar në këtë vend dhe jo me arsyen se atje mund të gjejë realizimin e vet. Unë pata fatin të kem shokë, që janë shumë aktivë në Britaninë e Madhe. Vendosem që së bashku të punojmë për Bullgarinë dhe në ndonjë mënyrë ta ndihmojmë vendin, pa qene detyrimisht në të. Numri i bullgarëve jashtë shtetit është shumë i madh dhe ndoshta jo të gjithë do të kthehen përsëri në Bullgari, por mendoj, se ata mund të ndajnë kohë dhe ta ndihmojnë me diçka atdheun tonë.”

Sipas Rumenti, shkaku kryesor që bullgarët të emigrojnë nuk është dëshira për paga të larta, se sa dëshpërimi, se kriminaliteti në vendin tonë është kudo dhe mbetet i pandëshkuar. Aksionet demonstrative, të ndjekura nga procese të zhurmshme gjyqësore nuk e pastrojnë imazhin e sistemit gjyqësor, nuk kthejnë besimin e qytetarëve në të. Besimi në institucionet ndërtohet me vite, ndërsa 25 prej tyre tashmë janë histori. 25 vjet emigrantët e sotëm prisnin të shohin ndryshimin, por panë vetëm anarki dhe apati. Kuptuan, se nuk mund ta mundin sistemin, prandaj vendosën të vazhdojnë jetën e tyre jashtë. Larg shtëpisë dhe familjes, larg shokëve dhe vendeve të njohura.

Me gjithë se janë jashtë shtetit, njerëzit e rinj nga “Mileniumi” e ruajnë Bullgarinë në zemrat e tyre dhe çdo ditë dëshirojnë të jenë të dobishëm për biznesin dhe qeverisjen në vend. Synimi i tyre është që klubi të bashkojë të gjithë bullgarët jashtë shtetit, që të mund të punojnë bashkërisht për mbrojtjen e kauzave të rëndësishme për vendin tonë.

“Tani për tani kemi parashikuar disa iniciativa. Më 22 qershor në Ambasadën bullgare në Londër do të zhvillojmë debate, me temën “Anëtarësimi i Britanisë së Madhe në BE dhe si do të ndikojë ai mbi BE dhe bullgarët, që jetojnë në Britaninë e Madhe”. Shpresoj, se kjo do të jetë me rëndësi para referendumit – tregon Rumen Çollakovi. – Ne nuk kemi çfarë të bëjmë në drejtim të rezultatit, por së paku mund të sigurojmë informacion. Iniciativa e dytë mbi të cilën punojmë, është web sajti ynë, i cili të fillojë punë në fillim të korrikut. Ai do të jetë një bazë të dhënash për të gjitha anëtarët dhe do të jetë si resurs, të cilin do t’u ofrojmë biznesit bullgar dhe administratës shtetërore, gjithashtu dhe mediave për kontakte me bullgarët jashtë shtetit. Një nisme jonë tjetër e cila do të zhvillohet në vjeshtë është të vendosim kontakte me disa universitete bullgare. Do t’i njohim me përvojën tonë. Shpresojmë se në procesin e punë me to do të vendosim kontakte me sponsorë me ndihmën e të cilave të krijojmë bursa “Milenium”. Ka shumë shembuj të tillë në shtetet perëndimore, ku ndonjë firmë ose qeveria u japin bursa disa prej të rinjve që të studiojnë në universitete prestigjioze jashtë shtetit për specialitetin që është me rëndësi për ta. Pas mbarimit të rinjtë duhet të kthehen në kompaninë përkatëse ose në shtetin përkatës dhe të punojnë për to për një periudhë nga 3 deri në 5 vjet. Mendoj, se ky është një shembull i mrekullueshëm, i cili duhet të zbatohet edhe në Bullgari.”

Problemi me njohjen e diplomave të studentëve bullgarë që kanë mbaruar arsimin e tyre të lartë jashtë shtetit, gjithashtu është temë mbi të cilën klubi “Milenium” punon aktivisht. Të rinjtë në të shpresojnë, se pas takimeve të zhvilluara në Ministrinë e Arsimit, do të punohet për lehtësimin e procedurave për legalizimin e këtyre dokumenteve. Klubi shprehu qëndrimin e vet edhe mbi temën për kufizimin e mundësive të votimit të bullgarëve jashtë shtetit. Sipas tyre, kufizimi i së drejtës së votës krijon premisa për ngritjen e barrierave midis bullgarëve në vendin tonë dhe bullgarëve jashtë shtetit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD