Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E qeshura e fëmijëve – albumi i ri i Grupit vokal “Smehurançeta”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“E qeshura është këtu”, “Një këngë e buzëqeshur”, “Magji”këto janë vetëm një pjesë prek titujve të këngëve, të përfshira në albumin e ri të Grupit vokal të fëmijëve “Smehurançeta”. Jo vetëm titujt, por dhe meloditë, entuziazmi i fëmijëve – e gjithë kjo me siguri “do t’ju bëjë të buzëqeshni”. Buzëqeshjet e të mëdhenjve dhe të vegjëlve janë dekorata më e madhe për “Smehoranët” dhe Galja Koxhamanovën – themeluese, drejtuese dhe producent të formacionit. Titulli i albumit të ri po kështu është “i buzëqeshur” – e kanë titulluar “Stina të Smehuranëve”. Ai është i 13-të në biografinë e grupit, në qoftë se nuk llogarisim “Provat muzikore” – një libër bashkë me DVD.

Çfarë çudirash bëhen sot nëpër botë! Nga një buzëqeshje ndriçon të gjithë tokën...

“Këngët në album janë të renditura në katër stinët vjetore – pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër – tregon Galja Koxhamanova. – Këto janë këngë... nënvizoj këngë, gjendja shpirtërore e të cilave i përshtatet stinës përkatëse. Më pëlqen shumë kënga “Vajza me këmbë të zbathura”, pavarësisht se është për fëmijë mjaft më të mëdhenj. Ajo qe një nga këngët e para, të cilat i incizuam. Prezantimi i albumit do të jetë më 8 qershor nga ora 19.30, kurse vendi është emblematik – Aula e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Jam e sigurt se, miqtë tanë do ta mbajnë mend këtë përjetim. Do të interpretojmë një pjesë nga këngët në album, autorët do të thonë nga disa fjalë për ta. Ja përkushtojmë premierën fëmijëve me të meta, të cilët janë në një gjendje të pabarabartë sociale. Bashkë organizator i ngjarjes është shoqata “Zgjate dorën”.

“Një kompani e larmishme prej krijuesve” – kështu Galja Koxhamanova i përcakton të 15 autorët e muzikës, tekstit dhe aranzhimit, të cilët kanë krijuar këngët në “Stinët e smehuranëve”. Mes tyre janë kompozitorët Emill Strunxhev, Jordan Vlladev, Maria Ninova, Bobi Mirçev (autor dhe i teksteve ndaj këngëve të tij) e të tjerë. Aranzhimet janë të firmosur me emrat e Aleks Nushev, Valeri Kostov, Aleksandër Saveliev... Interpretuesit më të vegjël janë 3 vjeç-kurse më të mëdhenjtë 12, por rreth “Smehurançeve” vazhdimisht “gravitojnë” dhe pjesëmarrës të rritur në grup, të cilët kanë themeluar formacione të veta.

“Në kohë disa herë lindin grupe të tilla – sqaron zonja Koxhamanova. – Grupi i parë quhej “Emocion”. Vajzat të cilat këndonin në të prej kohe janë kthyer në zonja të shkëlqyera. Rastis shpesh – fëmijët rriten, por nuk ju ndahet me ne. Aktualisht kemi 7 grupe. Që të ketë shumë hare ne u vëmë emra. Më të vegjlit i quajmë “Pampersët”, kemi “Fëmijët e rinj sheqer”, “Fëmijë e rritur sheqer”, më të mëdhenjtë janë “Veteranët” – ata janë 12 vjeç.

Për shkak të moshës së këngëtarëve, udhëtimet jashtë shtetit, bile jashtë Sofjes organizohen vështirë. Pavarësisht nga kjo “Smehorançet” kanë shfaqjet e veta. Përpara ditëve të numëruara qenë për disa ditë në Serbi-për Ditën e arsimit dhe të kulturës bullgare.

“Në këtë festë të ndritshme, bashkë me gjimnazin “Shën Kirill dhe Metodij” në Tsaribrod/Dimitrovgrad të Serbisë zhvilluam një koncert të përbashkët. Qe shumë e dobishme për fëmijët tanë. U njohëm me bashkësinë bullgare aty, kurse publiku qe jashtëzakonisht përgjegjës. Gjatë viteve të fundit disa nga solistët në grup paraqiten në konkurse të ndryshme në shumë qytete bullgare. Mund të tingëllojë jo shumë modeste, por në grupet e vogla të moshave që të gjitha vendet e para janë tonat. Pas dekoratave, fëmijët marrin dhe ftesa për të marrë pjesë jashtë shtetit. Unë qesh një nga kundërshtarët më të mëdhenj të konkurseve, por vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë, siç thuhet. Për fëmijët kjo është përvojë, mësohen të luftojnë. Prapë së prapi, një kuptim shumë më të madh kanë festivalet. Aty çdo një drejtues inteligjent mund të bëjë llogari se ku është vendi i tij mes kolegëve. Kurse skena e festivalit u sjell më shumë gëzim fëmijëve, atmosfera është shumë më favorizuese për zhvillimin e tyre.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD